Nocioni, klasifikimi dhe procedurat e mbledhjes, paketimit dhe transportit të gjurmëve të shkaktuara nga eksplodimi

Autor
Nedžad Korajlić, Almin Dautbegović, Driton Muharremi

Abstract

Gjurmët materiale të cilat gjenden në vendin e ngjarjes të eksplodimit janë një ndër zonat më kritike gjatë hetimeve. Për këtë arsye, nuk është rast i rrallë që disa fakte dhe prova materiale shumë të rëndësishme të cilat me këtë rast gjenden, ndikojnë qenësisht në rezultatin përfundimtar të rastit në gjykatë. Nga këto arsye, me zhvillimin e aspekteve shkencore të shkencave forenzike, duhet më shumë vëmendje t’i kushtohet gjetjes dhe ruajtjes së integritetit të provës të cilat më vonë do t’i studiojnë ekspertët e profileve të ndryshme në laboratorët kriminalistike. Një ndër qasjet shumë të gabuara ndaj kësaj çështje, e që ndërlidhet me të kuptuarit modern të shkencës së forenzikës, është se kjo fushë ndonjëherë lidhet vetëm me punën e laboratorëve të kriminalistikës, që në realitet paraqet gabim të madh. Është fakt që shkathtësia e laboratorëve të ofroj arsyetime në baza shkencore në masë të madhe varet nga vërejtja, mbledhja dhe dokumentimi i provave në vendin e ngjarjes kriminale, sepse edhe vet kriminalistët të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes janë në të njëjtën masë pjesë e shkencës së forenzikës, po ashtu edhe si ekspert në laborator. Nëse me gjurmët materiale nuk menaxhohet si duhet, puna e laboratorit kriminalistik mundet në masë të madhe të vihet në pyetje. Kjo është një arsye më tepër që duhet kushtuar vëmendje, si në vendin e ngjarjes ashtu edhe në tërë rrugëtimin derisa gjurma materiale nuk fiton epilogun gjyqësorë.

Fjalët kyç: Gjurmët materiale, vendi i ngjarjes, provat dhe laboratori, forenzik.

Nocioni, klasifikimi dhe procedurat e mbledhjes, paketimit dhe transportit të gjurmëve të shkaktuara nga eksplodimi.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO