Prezantimi i Republikës së Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë: aspekte procedurale

Autor
Lendita Memeti-Kamberi
Viti i botimit
2009

Abstract

Tashmë një vit nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Serbia, më 17 shkurt 2008, institucionet e Kosovës kanë para vetes sfidën e madhe të promovimit të një njohje sa më të gjerë të saj nga shoqëria ndërkombëtare. Në një të ardhme të afërme, pavarësia e Kosovës do t’i nënshtrohet edhe një vlerësimi juridik nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.2 Në kuadër të kërkesës për një mendim konsultativ, drejtuar nga Asambleja e Përgjithshme në bazë të nenit 96 të Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me iniciativën e Serbisë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është thirrur t’i përgjigjet pyetjes nëse ”shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nga institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes së Kosovës është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare apo jo?”

Fjalët kyç: pavarësia e Republikës së Kosovës, mendimi konsultativ, jurisprudenca e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, gjykatësit ad hoc pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Prezantimi i Republikës së Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë: aspekte procedurale.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO