Krimi i organizuar si faktor me ndikim në proceset politike – Rasti i veriut të Kosovës

Autor
Fatmir Qollakaj
Viti i botimit
2012

Abstract

Siguria është kategori kushtetuese në shtetin Juridik , gjë që obligon organet dhe institucionet shtetërore  të përmbushin këtë detyrim ndaj qytetarëve, për të cilët  siguria është një e drejtë themelore e pa tjetërsueshme. Se sa sot është e mundur të përmbushet ky detyrim kushtetues ndaj qytetarëve dhe në cilin nivel të cilësisë është qështje relative, kur dihet fakti se faktorët sfidues të sigurisë janë gjithnjë në rritje  dhe gjithnjë e më shumë është e pa qëndrueshme siguria .

Po kështu gjithnjë e me shumë jemi dëshmitarë  të gjendjës së imponuar nga faktorët sfidues për sigurinë, ku krimi i organizuar njëri nga këta faktorë themelorë manifestohet si faktor i rëndësishëm e me ndikim , i cili dikton ritëm dhe e determinon  fizionominë e jetës politike në përmasa shtetërore regjionale etj. Si pasqyrë reale dhe portretim kontekstual i kësaj problematike e marrim në shqyrtim gjendjen e veriut të Kosovës i cili si në aspektin juridik, politik dhe atë të sigurisë paraqet një tërësi të ndërlikuar dhe specifike, ku krimi i organizuar manifestohet si një lidhje e fuqishme në mes pushtetit lokal politik, simbioza në fjalë krim-strukturë lokale politike dikton ritëm, dinamikë, vëllim të marrërveshjeve ndërshtëtrore të R.Kosovës dhe Serbisë lidhur me qështjen e zgjidhjes përfundimtare të qështjeve të pa zgjidhura në mes tyre.

Analizuar nga këndvështrimi i sigurisë dhe aspekti kriminalistik, krimi i organizuar tenton, vepron kah konzervimi “gjendjës ekzistuse”, ku organet e shtetit të Kosovës  në rastin tonë konkret nuk kanë pasur qasje, as që kanë pasur mundësi të ushtrojnë juridiksionin në territorin e Republikës së Kosovës,  të njohur si shtet në planin ndërkombëtar nga më se  nëntëdhjetë  shtete.

Fjalë kyç: Siguria, krimi i organizuar, shteti juridik, veriu i Kosovës, strukturë lokale

Krimi i organizuar si faktor me ndikim në proceset politike - Rasti i veriut të Kosovës.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO