Reforma e administratës publike në Kosovë

Autor
Mirlinda Batalli
Viti i botimit
2012

Abstract

Reforma e administratës publike në Kosovë është një pjesë thelbësore e  procesit të shtetndërtimit. Me reformën administrative qeveria synon të modernizojë administratën publike, për të forcuar kapacitetet e saj dhe për ta bërë atë më efikase dhe më të përgjegjshme.  

Periudha e  pas konfliktit në Kosovë që nga viti 1999 kur fillon ndërtimi i administratës së re publike në Kosovë deri në fillimin e reformës në administratë paraqet  një periudhë relativisht të vështirë për Kosovën.

Reformimi i administratës publike në Kosovë manifestohet në dy mënyra: së pari, në lidhje me vetë strukturën e saj të zhvillimit dhe, së dyti, në lidhje me funksionet që kryen, efektet të cilat realizohen dhe  shërbimet  që u ofrohen  institucioneve dhe qytetarëve.

Zbatimi i qeverisjes elektronike në administratën publike në Kosovë mundëson të gjitha kategoritë efikase të shërbimeve qeveritare, në çdo kohë dhe nga çdo distancë, në mënyrë që të përmbushën kërkesat  e përditshme të qytetarëve. Qeverisja elektronike modernizon administratën  dhe mundëson krijimin e  një menaxhimi efikas dhe të përgjegjshëm në të gjitha nivelet e administratës. Përmes ofrimit të shërbimeve elektronike për qytetarët, Kosova do të jetë pjesë e e- Evropës.

Fjalë kyç: Reforma, administrata publike, qeverisja elektronike

Reforma e administratës publike në Kosovë - Mirlinda Batalli.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO