Integrimi i qytetit të Prishtinës përmes mobilitetit si indikator – rasti i lagjes Kalabria

Autor
Elvida PALLASKA
Viti i botimit
2013

Abstract

Ky punim merret me vlerësimin e integrimit të brendshëm të qytetit të Prishtinës përmes indikatorit të mobilitetit në dy lagjet e mëdha të tij – Dardania dhe Kalabria si rast studimi.

Vlerësimi si i tillë bëhet me qëllim të matjes së shkallës së qëndrueshmërisë urbane, të funksionimit të qytetit, përmes indikatorit të lëvizshmërisë. Me këtë tentohet të arrihet në përfundimin  se indikatori i lëvizshmërisë reflekton planifikimin e zhvillimit  racional hapësinor të qytetit, të qëndrueshmërisë urbane të tij.

Ai bëhet për të vlerësuar  shkallën e lëvizshmërisë prej një lagje në tjetrën, qasjen për në qendër të qytetit dhe në pjesët e tjera të qytetit, shkallën e rrezikshmërisë, të shfrytëzimit racional të hapësirës, të nivelit të planifikimit të integruar urban.

 

Fjalët kyç: Qëndrueshmëria urbane, transporti i qëndrueshëm urban, transporti i integruar, planifikimi hapësinor urban, lëvizshmëria urbane, atraktiviteti i qyteteve, qytetet me ekonomi të njohurive, qytetet kreative, ndotja mjedisore urbane, hapësirat publike, zhvillimi i orientuar kah transporti, zhvillimi i orientuar kah mobiliteti.

Integrimi i qytetit të Prishtinës përmes mobilitetit si indikator - rasti i lagjes Kalabria.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO