Pronësia, shkak i rëndësishëm për krizën e gazetave në Shqipëri

Autor
Sami Nezaj
Viti i botimit
2013

Abstract

Gazetat e përditshme shqiptare janë në krizë. Një pjesë e saj furnizohet nga ndërhyrjet e financuesve të gazetave në politikat editoriale të tyre me qëllim realizimin e influencave. Gazetat gjeneraliste shqiptare janë gazeta kryesisht të financuara nga biznesi. Në këtë kërkim do të vërtetojmë hipotezën se botuesit ia kanë dalë të deformojnë raportimin e gazetarëve dhe se ata në fakt janë autoritetet e vërteta editoriale të gazetave të përditshme në Shqipëri.

Rrjedhim i kësaj ndërhyrjeje është rënia e cilësisë së shtypit, censura dhe autocensura tek gazetarët. Kjo ka sjellë si rrjedhim edhe rënien e interesit të publikut për gazetat.

Kërkimi do të bazohet në intervista me drejtues kryesorë të gazetave por edhe financues të tyre, artikuj që trajtojnë problematikat e pronësisë së medies në Shqipëri, kërkime në terren përmes anketimit të gazetarëve, raporte të ndryshme të monitorimit të medieve.

 

Fjalë kyç: Gazeta gjeneraliste, politika editoriale, staf editorial, shtyp i financuar, tirazh.

Pronësia, shkak i rëndësishëm për krizën e gazetave në Shqipëri.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO