Analiza biomekanike e shpejtësisë në kthesën e sllallom te skitarët kulmorë

Autor
Aziz Dujaka, Zenel Metaj
Viti i botimit
2014

Abstract

Sporti i skive është sport shume atraktiv dhe garues. Garat në këtë lëmi realizohen në kushte të veçanta. Kushti kryesor për realizimin e garave me skia është ambienti (shtegu), i cili ka karakteristikat e veçanta. Studimi i teknikes së skijimi alpin është vështir të realizohet në kushte laboratorike, prandaj hulumtimet mund realizohen në kushtet që imponohen nga ambienti (shtegu) i garave.

Me qëllim të përcaktimit të efikasitetit të sllallomit është bërë zgjedhja e pasazheve të caktuara të shtegut, të cilët dallojnë me karakteristikat e veçanta në garat e sllallomit. Me qëllim të regjistrimit sa më të saktë të të dhënave që paraqesin tekniken e sllallomit, është zgjedh shpejtësia si parametër biomekanik me i rëndësishëm që karakterizon hapësirën kinematike të skijimit alpin. Me analizën e rezultateve dhe përpunimit statistikor vije  përfundimi se shpejtësia ndryshon në fazat e veçanta të kthesës së sllallomit.

 

Fjalët kyç: skitë carving , sistemi skiatori-skitë, parametrat kinematikë, shpejtësia, nxitimi.

Analiza biomekanike e shpejtësisë në kthesën e sllallom te skitarët kulmorë.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO