Editorial

Autor
Masar Stavileci

I nderuar lexues, numri i revistës Thesis që keni në dorë, me ISSN dhe Bord Ndërkombëtar, përfshin disa nga punimet e prezantuara në konferencën shkencore ndërkombëtare “Euroshkenca”, e cila u  organizua vitin e kaluar në Universitetin AAB. Mbase kjo është dhe shkaku që ky numër të jep përshtypjen e një gjeografie dhe diversiteti të gjerë problemesh.

Sidoqoftë, numri më i ri hapet, si numri paraprak, me vazhdimin e pjesës së dytë dhe të fundit të përkthimit në shqip nga origjinali frëngjisht të studimit mbi kontributin dhe rolin sociologjik të filozofit të iluminizmit, Montesquieu, nga studiuesi i njohur francez i shekullit XX, Raymond Aron nga libri me titull Etapat e mendimit sociologjik.

Nga fusha e psikologjisë, janë katër autorë të cilët trajtojnë së bashku Faktorët e rrezikut dhe viktimizimi i nxënësve të shkollave të mesme, Aliriza Arënliu, Mytaher Haskuka, Kaltrina Kelmendi, Njomza Llullaku.

Revista vazhdon me një artikull nga shkencat politike të Venera Llunjit me titull: Ndikimi i nacionalizmit në vendet në tranzicion: Qëndrimet ndaj nacionalizmit në kulturën politike.

Nga fusha e komunikimeve, autori Rrapo Zguri merret me fotografinë në mediat dhe kanalet e sotme të komunikimit, me titull Çështje etike të fotografisë së medias.

Nga fusha e arsimit, autorja Antoneta Ramaj ka trajtuar Rolin e mësuesit në përfitimin e aftësisë së të shkruarit nga nxënësit.

Autori Hajdin Abazi, në punimin e tij shtron pyetjen nëse shkenca ka një parim bazë.

Punimi i radhës është nga fusha e gjuhësisë. Autorja Orjeta Dushi trajton temën: Termınologji dhe koncepte gjeneratıvıste të frazës.

Nga fusha e ekonomisë kemi artikullin e autorëve Lorik Abdullahu, Vjosa Mullatahiri, Ganimete Podvorica, me titull: Qasja ndaj e-bankimit e ndërmarrjeve vendore.

Ky numër përmbyllet me një punim nga fusha e shkencave të sportit i autorëve Aziz Dujaka dhe Zenel Metaj me titull:  Analiza biomekanike e shpejtësisë në kthesën e sllallom te skitarët kulmorë.

Masar Stavileci,
kryeredaktor

Editorial.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO