Faktorët e rrezikut dhe viktimizimi i nëxënësve të shkollave të mesme

Autor
Aliriza Arënliu, Mytaher Haskuka, Kaltrina Kelmendi, Njomza Llullaku
Viti i botimit
2014

Abstract

Hyrje: Qëllimi i këtij artikulli është të kuptuarit e faktorëve të rrezikut që lidhen me dhunën e vetë-raportuar proaktive dhe viktimizimin në mesin e nxënësve kosovarë të shkollave të mesme.

Metodat: Të dhënat janë marrë nga 4709 nxënës të shkollave të mesme të moshës 15 – 16 vjeçare nga Kosova, që kanë marrë pjesë në Projektin Evropian për studimin në shkolla mbi alkoolin dhe drogat e tjera (ESPAD). Ky studim ka ndjekur metodologjinë e standardizuar, përcaktimin e mostrës, administrimin dhe kërkesat etike të njëjta me anketën (studimin) e PEShAD (ESPAD), gjë që siguron krahasueshmëri me vendet evropiane.

Rezultatet: Rezultatet nga ky studim mbështesin të gjeturat nga studimet e tjera[1]se meshkujt kanë pasur mesatare më të lartë si në dhunën proaktive ashtu edhe në viktimizim, në krahasim me femrat dhe dallimi është signifikant (p<0.001). Pos kësaj, analiza e regresionit logjistik binar ka treguar se faktorët që përputhen (të ngjashëm) duket të kenë lidhje me ushtrimin e dhunës proaktive dhe viktimizimit në mesin e adoleshentëve kosovarë. Ndërlidhja më e ngushtë për dhunën proaktive dhe viktimizimin ishte me konsumimin e alkoolit më shumë se 30 ditë, përcjellë nga ikja nga mësimi dhe disponimi depresiv. Ndërlidhja më e dobët është vërejtur me marrëdhënien me prindërit dhe gjininë. Megjithatë, rezultatet e vetëvlerësimit kanë treguar se nuk ka pasur dallime statistike signifikante në mes dhunës proaktive dhe viktimizimit. Të gjitha të lartpërmendurat tregojnë se dhuna proaktive dhe viktimizimi në mesin e adoleshentëve përkojnë me njëra-tjetrën,[2] duke theksuar rolin e tyre si kryes dhe viktimë.[3]

 

 

Fjalët kyçe: dhuna proaktive, viktimizimi, vetëvlerësimi, depresioni, konsumimi i alkoolit

[1] Cairns RB, Cairns BD,NeckermanHJ, Ferguson LL, dhe Gariepy JL, “Growth and aggression: 1. Childhood to early adolescence,” Developmental Psychology 25, no.2 (1989):320–330.

[2] Pellegrini AD, Bartini M, Brooks F, “School bullies, victims, and aggressive victims: Factors relating to group affiliation and victimization in early adolescence,”.J Educ Psychol 91, no.2 (1999):216-224.

[3] Singer S, “Victims of serious violence and their criminal behavior: Subcultural theory and beyond”, Victims Violence 1, no.1 (1986):61-70.

Faktorët e rrezikut dhe viktimizimi i nëxënësve të shkollave të mesme.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO