A ka një parim bazë shkenca?

Autor
Hajdin Abazi
Viti i botimit
2014

Abstract

Objekt i kësaj trajtese do të jetë përpjekja për të gjetur një parim bazë të shkencës nga filozofë të ndryshëm të shkencës. Ato përpjekje rezultuan në risi por edhe në probleme të reja të perceptimit, qasjes dhe shpjegimit ndaj shkencës, si dhe zhvillimit të saj.

 

Shkenca që përbën evidencën më të dukshme të rritjes së dijes njerëzore, doli të jetë një fenomen shumë kompleks dhe me sfida nga më të llojllojshmet që të kuptohen dhe të shpjegohen, gjë që shprehet përmes teorive të ndryshme epistemologjike, teori këto të cilat edhe shprehin qasje të ndryshme, por edhe pasqyrojnë evoluimin e saj.

 

Risitë por edhe problemet epistemologjike, në vija të trasha, mund të përmblidhen si më poshtë:

(i)      formulimi i parimit bazë të shkencës i parimi i verifikimit,

(ii)    falsifikimi si parim drejtues i shkencës,

(iii)   paradigmat dhe ndërrimi i tyre si parimi kryesor i zhvillimit të shkencës; dhe

(iv)   zhvillimet kontroverse pas Kuhnit

 

Përkundër suksesit, megjithatë, ende nuk ka një teori epistemologjike, e cila do t’u jepte përgjigje pyetjeve: ka apo jo një shpjegim racional mbi mënyrën se si vendos komuniteti i shkencëtarëve, në momentet kulminante të zhvillimit shkencor, për ndërrimin e paradigmave.

 

Fjalët kyçe: verifikimi, falsifikimi, paradigma, racionalizmi, komuniteti shkencor.

A ka një parim bazë shkenca?.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO