Ndikimi i nacionalizmit në vendet në tranzicion: Qëndrimet ndaj nacionalizmit në kulturën politike

Autor
Venera Llunji
Viti i botimit
2014

Abstract

Nacionalizmi paraqet një sfidë serioze për vendet në tranzicion. Ai është një faktor i cili në mënyrë të jashtëzakonshme ndikon dhe ndërton procesin kalimtar në politikë në të gjitha vendet e Evropës Jug-Lindore. Nacionalizmi paraqet një sfidë për vendet ish-komuniste, veçanërisht për vendet siç janë ish-republikat e Jugosllavisë, meqë, siç thotë edhe Robert Kaplan në veprën e tij “Balkan Ghosts:A journey Through History,...në Ballkan, asnjë luftë nuk është ‘lokale’.[1] Shoqëritë në Evropë po përjetojnë ndryshime të mëdha, posaçërisht në politikë dhe ekonomi, përmes fuqizimit të sistemeve të tyre demokratike, politike dhe ekonomike. Megjithatë, nacionalizmi dhe qëndrimet nacionaliste janë të pranishme në kulturën politike në vendet në tranzicion përkundër përpjekjeve për implementimin e demokracisë, ndryshimeve të shpejta dhe modernizimit të shoqërive në nivel institucional dhe në struktura shoqërore, si edhe përkundër ambientit të sapo krijuar të këtyre shoqërive. Vendet në tranzicion huazuan të ashtuquajturin veprim “copy-paste” dhe u përpoqën të implementojnë sisteme të tilla pa marrë parasysh specifikat e vendeve të tyre në tranzicion, por të cilat më pas u ballafaquan  me dallimet, papërshtatshmërinë dhe shpesh edhe me  pamundësinë e implementimit të tyre. Prandaj, qëllimi i këtij punimi është përqendrimi në kulturën politike të vendeve në tranzicion, duke mbuluar nacionalizmin dhe procesin e demokratizimit si pjesë të rëndësishme të sistemit dhe kulturës politike.      

 

Fjalët kyç: nacionalizmi, shoqëria, sistemi politik, kultura, demokracia

[1] Robert Kaplan. Balkan Ghosts: A Journey Through History. St. Martin’s Press, New York, 1993

Ndikimi i nacionalizmit në vendet në tranzicion: Qëndrimet ndaj nacionalizmit në kulturën politike.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO