Termınologjı dhe koncepte gjeneratıvıste të frazës

Autor
Orjeta Dushi
Viti i botimit
2014

Abstract

Qëllimi i kërkimit është pasqyrimi i vlerave kuptimore të termave e të koncepteve gjenerative në sintaksën e gjuhës shqipe. Me futjen në përdorim të metodave përshkruese, krahasuese e shpjeguese si dhe shfrytëzimit të një literature të pasur në shqip dhe në gjuhë të huaj kam arritur rezultatet e mëposhtme: 

1) Klasifikimi i fjalive, duke u mbështetur në kundërvënien mes fjalive kryesore dhe fjalive të varura bëhet sipas këtyre këndvështrimeve:

1.1) Në llojin e marrëdhënies që lidh fjalinë e varur me fjalinë drejtuese;

1.2) Forma e fjalisë së varur, e cila mund të jetë identike ose e ndryshme nga ajo e fjalive drejtuese;

1.3) Mënyra e foljes së fjalisë së varur.

2) Njësitë predikative me gjymtyrë funksionale kryejnë funksione paralele.

2.1) Në gjuhët e njohura evropiane tema zakonisht është kryefjalë, dhe rema kallëzues. Në pikëpamjen tradicionale kryefjala e një fjalie veprore kalimtare është autore e veprimit, kurse kundrinori është pësuesi ose synimi. Në gjuhët me ndërtim ergativ karakteristika sintaksore e rasës do të përcaktonte si kryefjalë emrin “synim” të fjalisë jokalimtare. 

2.2) Plotësori kallëzuesor është sintaksisht i domosdoshëm për plotësimin e strukturës kallëzuesore (prandaj quhet “komplement”, përkatësisht “plotës”).

2.3) Mbi bazën e numrit të nominaleve me të cilat foljet bashkohen për të formuar bërthamat e fjalive bëhet një  klasifikim i foljeve. Sipas këtij klasifikimi bëhet edhe dallimi midis kryefjalës edhe kundrinorit. Modelet aktuale i dallojnë klasat e ndryshme foljore duke supozuar ekzistencën e një kategorie të veçantë funksionale,  SV e së cilës është komplement i saj. Kjo kategori është shënuar me v. Rrjeti tematik i një zëri të caktuar leksikor është një strukturë me predikat dhe argumente, tipike e analizave të gjuhës, të formuluara nga logjika bashkëkohore. Përdorimi i rezultateve  të mësipërme sjell risi në terminologjinë gjuhësore dhe konceptuale të sintaksës gjenerative të shqipes.

 

Fjalët kyçe: Klasifikimi i fjalive, kundërvënie, njësitë predikative, gjymtyrë funksionale, funksione paralele.

Termınologjı dhe koncepte gjeneratıvıste të frazës.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO