Bizneset e vogla familjare garant i zhvillimit ekonomik e social

Autor
Baki Rexhepi
Viti i botimit
2015

Abstract

Integrimi global ekonomik si proces gjithnjë e më shumë po ka ndikim edhe në  politikat nacionale të zhvillimit, ndaj si i tillë është jashtëzakonisht vështir që të kontrollohet  me aplikimin e metodave dhe instrumenteve tradicionale të zhvillimit ekonomik. Kjo mbase vështirëson që në vitet në vijim, të planifikohen qëllime të caktuara ekonomike në nivel shteti. Të gjitha ndërmarrjet në botë, të mëdha apo të vogla, familjare dhe jo familjare, publike apo jo publike, të zhvilluara dhe të pa zhvilluara, po përballen me një sërë pyetjesh të cilat kanë të bëjnë me ardhmërinë dhe perspektivën  e tyre, respektivisht vije në pikëpyetje ekzistenca e tyre në situata të paparapara turbulente për rrethinën. Çfarë do të jenë nevojat e tregut, çfarë synon konkurrenca, a po lëkunden qëndrimet e blerësve, kah pretendon përparimi i teknikës dhe teknologjisë, çfarë me zhvillimin e prodhimeve të reja, a ka mundësi të sigurimit të resurseve të nevojshme, kah udhëzon globalizimi i biznesit,cilat nevoja duhet përdorur për arritjen e efikasitetit, efektiviteti dhe inovacionet, etj… të gjitha këto pyetje u adresohen çdo ditë  ndërmarrjeve – pa marrë parasysh nëse ato janë në pronësi të familjes apo nuk janë të tilla. Ajo çka ndërmarrjet familjare i bënë të veçanta dhe që i dallon nga ndërmarrjet e tjera që nuk janë në pronësi apo kontroll  të familjes, paraqet diversitetin e interesit familjar dhe interesit të ndërmarrjes në sistemin e unik të biznesit familjar.

Pronarët e kompanive familjare në të gjithë botën ndajnë filozofinë dhe vlerat e njëjta, ata mendojnë  në perspektivë, kapitali i tyre është durimi dhe zelli, interesohen për bashkësinë ku veprojnë dhe  punojnë ashtu që kompaninë në gjendjen më të mirë të mundshme t’ua lënë trashëgimtarëve të tyre. Modeli i  biznesit të kompanive familjare është tejet inovativ dhe largpamës, kërkon në realizim më të mirë, krijon më shumë vlera, ruan vendet e punës, përkundër rënieve dhe recesioneve ciklike.

Zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme familjare, paraqet rrugën më të shpejtë dhe më të lirë të zhvillimit të ekonomive kombëtare. NVM janë shtyllat kurrizore  të zhvillimit ekonomik të shteteve në tranzicion dhe përkrah rolit të madh që kanë në punësim ato janë mjaft domethënëse për demokratizimin e shoqërisë. 

 

Fjalë kyç:  bizneset e vogla, biznesi familjar, zhvillimi ekonomik lokal, familja, menaxhimi.

Bizneset e vogla familjare garant i zhvillimit ekonomik e social.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO