Çështja e identitetit kosovar

Autor
Donik Sallova
Viti i botimit
2015

Abstract

Me (ri)shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe themelimin e shtetit kosovar, në opinionin publik filluan të qarkullojnë ide se “meqë u krijua shteti i Kosovës, tani duhet të formohet edhe “kombi kosovar”, sepse çdo shtet duhet ta ketë identitetin e vet kombëtar  të ndryshëm nga komb-shtetet e tjera”. Ky studim do të synojë të argumentojë se ideja e shtetit të Kosovës nuk ka lindur me synimin për të krijuar edhe identitetin e ri kombëtar të popullit të Kosovës (pra kombi kosovar), sepse identiteti kombëtar shqiptar i Kosovës ka qenë i formësuar. Sikurse, njësia politike jo domosdoshmërisht e përcakton apo e imponon edhe ndryshimin e identitetit kombëtar të një populli (qoftë edhe në rrethana okupimi) . Në fakt, përpjekjet e kosovarëve për çlirim, pavarësi dhe ndërtim të shtetit kanë synuar mbrojtjen, garantimin dhe kultivimin e identitetit të tyre të formësuar kombëtar shqiptar i cili po u cenohej nga Serbia. Punimi do të argumentojë se ideja e “identitetit kosovar” si “identiteti i ri kombëtar i Kosovës” është më shumë një konstruksion artificial që shpërfillë rrethanat historike e politike të rrugës së shqiptarëve të Kosovës për pavarësi, se sa aspiratë reale natyrore identitare e shqiptarëve të Kosovës. Po ashtu, kjo ide bie në kundërshtim me parimet teorike të kombformimit modern në përgjithësi. Në fund do të konkludohet se shteti i Kosovës u projektua nga elita dhe populli i Kosovës si një shtet i dytë shqiptar, në pamundësi të përkohshme për bashkim me shtetin amë Shqipërinë, prandaj edhe “identiteti kosovar” përbën vetëm një sub-identitet shqiptar me karakteristika specifike dalluese, por që janë normale për të gjitha identitetet kombëtare moderne. Sikurse pengesë aktuale e përputhjes së natyrshme të identitetit shqiptar me shtetin kosovar mbeten “parimet ahtisaariane” të Republikës aktuale (Republika e 17 shkurtit), të cilat elita politike kosovare e pas vitit 2007 i pranoi si kompromis për “njohjen” e pavarësisë së Kosovës nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së (i cili përkundër pranimit të këtij kompromisi nuk e njohu shtetin e Kosovës).

 

Fjalë kyç: identitet, komb, shtet, kosovar, shqiptar.

Çështja e identitetit kosovar.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO