Druri në identitetin arkitektonik – Një pasqyrë mbi zhvillimin e arkitekturës me bazë druri në Kosovë

Autor
Arta Januzi-Cana
Viti i botimit
2016

Abstract

Arkitektura tradicionale me bazë druri është trashëgimi e çmuar e Kosovës, që është zhvilluar në relacion me klimën, pozitën gjeografike, rrethanat politike, diversitetin e ndikimeve kulturore, qasjen në materiale ndërtimore dhe njohuritë në teknikat e ndërtimit. Në këtë kontekst, ky punim trajton tipologjitë e objekteve në dy aspekte: sistemet e ndërtimit tradicional dhe strukturat bashkëkohore, duke i analizuar dhe klasifikuar elementet strukturore si dhe duke i interpretuar vlerat arkitektonike. Është dhënë një përshkrim kronologjik që pason me shpjegim të detajuar. Janë paraqitur detaje dhe të dhëna teknike lidhur me mënyrat e ndërtimit duke u bazuar në literaturën përkatëse dhe studimin në terren të arkitekturës tradicionale dhe bashkëkohore me bazë druri. Për më tepër, është përshkruar artizanati dekorativ në dru i mjeshtrit popullor kosovar, që zë një pjesë të rëndësishme në shtëpinë tradicionale.

Në përfundim, punimi pohon disa rezultate të kategorizuara duke pasuar me sugjerime përkatëse. Sugjerimet adresohen drejt rëndësisë së arkitekturës tradicionale dhe bashkëkohore me dru në Kosovë, rëndësisë së mbrojtjes dhe zhvillimit të mëtejshëm të aplikimit të drurit në ndërtimtari.

 

Fjalë kyç: Ndërtimi me dru; Arkitektura tradicionale/Vernakulare; Identiteti vendor

Druri në identitetin arkitektonik - Një pasqyrë mbi zhvillimin e arkitekturës me bazë druri në Kosovë.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO