Kuptueshmëria e të folurit në gjuhën shqipe në përdorimin e aplikacioneve multimediale Skype dhe Viber

Autor
Blerta Prevalla, Altin Shala
Viti i botimit
2016

Abstract

Ky punim ka për qëllim të analizojë matjet subjektive të kuptueshmërisë së të folurit në gjuhën shqipe, gjatë bisedës në mes të dy personave, duke përdorur aplikacione, të cilat në ditët e sotme janë shumë të përdorura për komunikim, siç janë Skype dhe Viber.

Kuptueshmëria e të folurit ka të bëjë me qartësinë e të folurit që dëgjohet, dmth në hyrje të sistemit kemi fjalët pa kuptim, kurse në dalje kemi atë që dëgjohet. Kuptueshmëria e të folurit paraqet përqindjen e fjalëve të pranuara saktë ndaj numrit të fjalëve të shqiptuara në hyrje. Matja bëhet në këtë mënyrë: në pjesën hyrëse të sistemit të transmetimit fliten fjalë ose fjali apo vetëm rrokje, ndërsa në anën pranuese regjistrohet ajo që dëgjohet. Përqindja e fjalëve, fjalive apo rrokjeve të pranuara saktë, në raport me numrin e atyre të shqiptuara në hyrje të sistemit, jep përqindjen e kuptueshmërisë.

Një shembull konkret, sepse nevojitet digjitalizimi i gjuhës shqipe dhe pse duhet të dizajnohen modele dhe algoritme për këtë, është rasti te Google, Search by Voice, ku edhe nëse flitet ndonjë fjalë jo qartë në gjuhën angleze, sistemi e gjen vetë fjalën më të afërt të mundshme dhe e gjeneron atë.

Metodat e matjeve bëhen me shpejtësi të ndryshme të internetit të realizuara në ambiente pa zhurmë dhe ato me zhurmë, me qëllim për të parë ndikimin në kuptueshmëri të të folurit me parametra të ndryshëm objektiv.

 

Fjalë kyç: Shkalla e gabimit të fjalëve WER (word error rate), kuptueshmëri, zhurmat, Skype, Viber, VoIP.

Kuptueshmëria e të folurit në gjuhën shqipe në përdorimin e aplikacioneve multimediale Skype dhe Viber.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO