Arsimi i Lartë dhe Bota e Punës: Lidhje të reja nëpërmjet Procesit të Bolonjës

Autor
Klemen Miklavič
Viti i botimit
2009

Abstract

Ky punim mbështetet mbi diskursin bashkëkohor lidhur me reagimin e institucioneve të arsimit të lartë për nevojat e shoqërisë. Ai reflekton mbi paradigmën e ndryshueshme strategjike në fushën e arsimit të lartë brenda kontekstit modern socio-ekonomik.

Punimi fokusohet në përcaktimin e sërishëm të marrëdhënieve midis punëdhënësve dhe arsimit të lartë të inkurajuar nga Procesi i Bolonjës. Punësimi i të diplomuarve dhe baza e lidhjes midis botës së punës dhe arsimit të lartë është shqyrtuar me vëmendje të veçantë lidhur me rolin dhe rëndësinë e punëdhënësve si aktorët kryesorë në arsimin e lartë.

Përfundimet e punimit janë krahasuar me fazën aktuale të zbatimit të Procesit të Bolonjës në Universitetin e Prishtinës.

Fjalët kyç: Procesi i Bolonjës, arsimi i lartë, ndërkombëtarizimi, evropianizimi, tregu i punës, bota e punës, universitetet, institucionet e arsimit të lartë, njohuria e shoqërisë, Universiteti i Prishtinës.

Arsimi i Lartë dhe Bota e Punës: Lidhje të reja nëpërmjet Procesit të Bolonjës.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO