Kosova dhe Sllovenia – dy Ngjarje, dy Rrugë, dhe sfida të ndryshme

Autor
Sabina Žnidaršič Žagar
Viti i botimit
2009

Abstract

Punimi bën krahasimin e zhvillimeve demografike të Republikës së Sllovenisë dhe të Republikës së Kosovës gjatë dekadave të fundit. Qëllimi kryesor është që të ceken dallimet e rëndësishme dhe shkaqet e evolucionit të ndryshëm të tranzicionit demografik në këto dy mjedise. Në të parën, tranzicioni përfundoi në fund të shekullit të kaluar, ndërsa në të dytën tranzicioni gjendet vetëm në fazën e parë. Përderisa Republika e Sllovenisë gjendet sot në një situatë posttranzicionale, të karakterizuar nga një ndryshim i konsiderueshëm i marrëdhënieve ndër-gjeneratave, Republika e Kosovës është ende një shoqëri në tranzicion me të dhëna statistikore për lëvizje të popullatës që tregojnë që Kosova duhet të ballafaqohet me sfida të pa shembull (që gjithashtu) lidhen me ndryshime të parashikuara radikale në strukturat e natalitetit të popullatës.

Fjalët kyç: Republika e Kosovës, Republika e Sllovenisë, tranzicioni demografik, nataliteti, mortaliteti, vdekja e foshnjave, gjinia mashkullore dhe femërore.

Kosova dhe Sllovenia - dy Ngjarje, dy Rrugë, dhe sfida të ndryshme.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO