Reformat tatimore në shtetet ballkanike – rasti i Kosovës

Autor
Bedri Peci
Viti i botimit
2009

Abstract

Sot kur nga fillimi i procesit të tranzicionit në shtetet ballkanike kanë kaluar rreth 19 vjet. Reformimi i sistemeve të tyre tatimore ende është në vazhdim duke u ballafaquar me sfida të shumta. Reformimi i sistemeve tatimore është njëri nga segmentet më të rëndësishme të tranzicionit të tyre shoqëror-ekonomik të udhëhequr nga aspirimi për t’u anëtarësuar në Unionin Evropian.
Rezultatet më të mëdha konsistojnë në atë se të gjitha shtetet ballkanike, kush më e herët e kush më vonë, kanë aplikuar në sistemet e tyre tatimore tatimin në të ardhurat personale, tatimin në të ardhura të korporatave dhe TVSH-në. Në këtë kuadër, me qëllim të krijimit të sistemeve tatimore konkurruese për joshje të investimeve dhe harmonizimit tatimor me UE-në janë ulur dukshëm normat tatimore dhe janë ndërmarrë hapa të suksesshëm në funksion të harmonizimit të tatimeve me shtetet anëtare të UE-së. Disa shtete kanë arritur që sistemet e tyre tatimore t’i ndërtojnë në përputhje me acquis communautaire.
Krijimi i sistemit dhe politikës tatimore në Kosovë nga ana e UNMIK-ut është rast i shembullit unik të krijuar në praktikë pa ndikimin e brendshëm dhe pa dialog politik. Nga 1999 e deri me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008, UNMIK-u ishte kreator i sistemit dhe politikës tatimore në Kosovë. Pas shpalljes së pavarësisë, Qeveria e Republikës së Kosovës ndërmori hapin e parë reformues duke ulur normat tatimore të tatimit në të ardhura personale dhe tatimit në të ardhura të korporatave. Megjithatë, sistemi dhe politika tatimore në Kosovë duhet reformuar edhe në shumë segmente të tjera.

Fjalët kyç: reformë, sistem tatimor, tranzicion, shtetet ballkanike, harmonizim, strukturë tatimore etj.

Reformat tatimore në shtetet ballkanike - rasti i Kosovës.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO