Ngacmimi mes nxënësve të klasave të pesta të shkollës fillore dhe masat parandaluese

Autor
Armen Mustafa, Gazmend Tahiraj

Abstract

Qëllimi i këtij punimi është studimi i dukurisë së përhapjes së ngacmimit mes nxënësve në klasat e pesta në një shkollë fillore dhe përdorimi i masave për parandalimin e tij. Studim u zhvillua në dy faza. Faza e parë kishte qëllim të kuptojë nivelin e përhapjes së ngacmimit në këto klasa, identifikimin e nxënësve ngacmues dhe viktimave të ngacmimit. Për mbledhjen e të dhënave në këtë fazë, u përdorën intervistat me mësuesit e klasave dhe pyetësorë me nxënës. Faza e dytë, kishte qëllim zbatimin e masave parandaluese, të bazuara në Programin Olweus për parandalimin e ngacmimit në shkolla. Zbatimi i masave parandaluese u zhvillua në nivel individual dhe nivel klase. Rezultatet e fazës së parë treguan se ngacmimi është i përhapur mes nxënësve në këto klasa. Mësuesit dhe nxënësit ishin në gjendje të identifikonin nxënësit ngacmues, përkatësisht nxënësit viktima potenciale të ngacmimit. Rezultatet e zbatimit të masave parandaluese treguan vetëdijesim më të madh të mësuesve dhe nxënësve, raportim më të shpeshtë të rasteve të ngacmimit, aktivizim të nxënësve “neutralë” dhe reagime më të shpeshta të nxënësve që konsideroheshin si viktima të ngacmimit.

Fjalët kyçe: Ngacmimi, nxënësit ngacmues, nxënësit viktima të ngacmimit, Programi Olweus.

Ngacmimi mes nxënësve të klasave të pesta të shkollës fillore dhe masat parandaluese.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO