Televizioni dhe ekranizimi i veprës letrare për televizion

Autor
Mimoza Doko, Gazmend Abrashi
Viti i botimit
2014

Abstract

Televizioni sot është bërë një nga mjetet më të fuqishme të komunikimit masiv, është bërë një nevojë e përditshme e njeriut të shekullit tonë. Ai ndikon në mënyrë direkte në edukimin, formimin etik dhe estetik të njeriut. Si zbulim teknik i shekullit të kaluar mund të renditet ndër më të rëndësishmit. Avantazhet e televizionit në krahasim me radion dhe gazetën janë se ai ndikon tek shikuesit më fuqishëm për vetë faktin se është një mjet komunikues vizivo−auditiv. Avantazhet e tij në krahasim me filmin dhe teatrin janë se ai në ndryshim nga to i shkon shikuesit në shtëpi dhe si i tillë në kushtet e sotme dhe akoma më tepër në perspektivë, ka një numër shikuesish shumë më tepër se sa kinemaja dhe teatri të marra së bashku.
Në televizion jo çdo gjë që transmetohet ka lidhje me veprën artistike. Lajmet, bisedat shkencore e politike, informacionet, nuk kanë asgjë të përbashkët me artin televiziv.

Fjalë kyç: kinema, ekranizim, vepër letrare, autor, arte televizive.

Televizioni dhe ekranizimi i veprës letrare për televizion.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO