Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

Autor
Malva Govori
Viti i botimit
2014

Abstract

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje të tregtisë së lirë të mallrave me Turqinë, në Shtator të vitit 2013. Megjithatë, negociatat për nënshkrimin e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë në shërbime janë ende në vazhdim e sipër. Kjo është hera e parë që kur Kosova u bë e pavarur në vitin 2008, se Qeveria e Kosovës ka qenë e angazhuar në negociatat tregtare. Marrëveshja e CEFTA-s është marrëveshja e vetme e deritanishme në Kosovë, e cila është negociuar nga UNMIK-u. Mungesa e përvojës në negociatat tregtare krijon sfida për qeverinë, gjatë negocimeve me Turqinë për çështje komplekse, siç është liberalizimi i tregtisë në shërbime. Sfidë tjetër prezentë është krijuar nga negociatat paralele me partnerët e CEFTA-s (për liberalizimin e shërbimeve) dhe Bashkimit Evropian (për krijimin e tregtisë së lirë në mallra). Qëllimi i këtij studimi është t’u ofrojë informacione negociatorëve mbi tregtinë e lirë të shërbimeve me Turqinë, për të formuluar qëndrimin e duhur për negociatat e ardhshme. Punimi fokusohet në aspektet ligjore të masave liberalizuese në mes të Kosovës dhe Turqisë.

Fjalë kyç: Tregtia në shërbime, Marrëveshja Tregtare me Turqinë, ndikimi në ekonomi, liberalizimi i tregtisë në shërbime, kufizimet e tregtisë në shërbime

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO