Vështrim i shkurtër i parafjalëve të vendit dhe roli i tyre i shenjës

Autor
Avni Islami
Viti i botimit
2014

Abstract

Parafjalët janë elemente tipike polisemike: ato kanë kuptime të ndryshme, por janë të ndërlidhura në mes tyre. Sipas semantikës kognitive, kuptimi figurativ i parafjalës zgjeron logjikën e saj hapësinore përmes metaforave konceptuale. Në kontekstin pedagogjik këto elemente mund të jenë të dobishme, ngaqë tërheqin vëmendjen e nxënësve dhe atë e bartin te aspekti i parafjalës që ka kuptim hapësinor e që është veçanërisht i rëndësishëm për proceset e metaforizmit. Ky artikull shqyrton mënyrat e mundshme se si analiza kognitive semantike e parafjalëve mund të përdoret për të trajtuar problemet e të kuptuarit dhe lehtëson të kuptuarit e logjikës së panjohur figurative.

Fjalët kyçe: shenja e relacionit, shenjat funksionale, relacioni i puthitur, relacioni i shkëputur, shenja primare, shenja sekondare.

Vështrim i shkurtër i parafjalëve të vendit dhe roli i tyre i shenjës.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO