Hapësira e lajmeve sensacionale dhe gjuha e urrejtjes në shtypin e shkruar shqiptar

Autor
Aurora BEGA, Sadiola MALIQATI
Viti i botimit
2015

Abstract

Pas kalimit të fazave të para të tranzicionit në Shqipëri ku vendin kryesor në shtyp e zinte lajmi politik, duket se tashmë këtë stafetë e ka marrë lajmi konfliktual.i quajtur ndryshe edhe lajm “sensacional”. Shtypi i shkruar është kthyer kah lajmit që shet më tepër. Audiencat e shtypit të shkruar, por edhe të medias në përgjithësi janë  më të interesuara për lajmin konfliktual, për aktualitetin atë që lidhet drejtpërdrejt me jetët e tyre, duke i dhënë lajmit politik një rëndësi të dytë.

 Redaktorët dhe drejtuesit e gazetave duke njohur tendencën e re të audiencavë të tyre i kanë dhënë më teper hapësirë dhe peshë lajmit konfliktual që priret drejt negatives, por që përbën sensacion duke e kthyer serish gazetën në postulatin e vjetër “lajmi i  keq është lajm i mirë”.

 Në kushtet e një demokracie ende të brishtë në Shqipëri, kjo dukuri ngre pikëpyetjen e madhe nëse redaksitë e gazetave kanë zbehur marrëdhëniën e njohur media-politikë, duke i dhënë rëndësi  marrëdhëniës media-audiencë? A kanë  ndryshuar modelet mediatike përgjatë këtyre  viteve demokratizim?

 Përgjigjen e këtyre pyetjeve  do ta nxjerrim si rezultat i  matjes  së hapësirës që zënë këto dy fusha në faqet e gazetave kryesore në Shqipëri gjatë një monitorimi 2 mujor. Gjithashtu edhe si rezultati i  një analize të hollësishme të diskursit gazetaresk në fushën politike dhe aktualitetin.

 

Fjalët kyc: Lajm sensacional, diskurs mediatik, audiencë  gjuhe urrejtje

Hapësira e lajmeve sensacionale dhe gjuha e urrejtjes në shtypin e shkruar shqiptar.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO