Identiteti online

Autor
Ilire Zajmi – Rugova
Viti i botimit
2015

Abstract

Mediet sociale janë shndërruar në arenë të shpërndarjes së shpejtë të informacionit, komunikimit global, vetëpromovimit, lirisë së shprehjes, debateve të nxehta por edhe në një mjet të fuqishëm të formësimit të identitetit.

Identiteti është koncept i atribuuar shoqëror. Por në mediet sociale identiteti konsiderohet si “zgjatim i jetës së përditshme dhe mjet i ndryshimit kulturor”. Pra,formimi i identitetit, si koncept social, është duke u transformuar me metoda të reja globale. Ky transformim po ndodh falë medies sociale. Platformat e rrjeteve sociale mundësojnë krijimin dhe plasimin e identitetit real apo fals në botën virtuale.   

Punimi identiteti online analizon  krijimin e identitetit, motivet që shtyjnë individët të krijojnë  këto identitete,  krahason identitetet e krijuara virtuale me ato të botës reale dhe mënyrën e komunikimit mes përdoruesve. Gjithashtu trajton problemin e komunikimit me përdoruesit anonim, me të cilët  fitohet përshtypja e eksplorimit të identitetit individual.

 

Fjalët kyçë: mediet sociale, formimi i identitetit, identiteti real, identiteti fals, identiteti online, privatësia online, bota virtuale, bota reale, rrjetet sociale, komunikimi, maska, facebook, twitter, linkedin, interneti.

Identiteti online.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO