Mediumet tradicionale turke në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri

Autor
Alban Tartari
Viti i botimit
2015

Abstract

Ky punim do të përpiqet të fokusohet në punën dhe aktivitetin e mediave tradicionale turke në

tre vende tërajonit tonë, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Këto media ndërthurin dy aspekte të komunikimit mediatik: komunikimin nga dhe drejt komuniteteve turke në këto vende si dhe komunikimin e Turqisë drejt këtyre vendeve. Në këtë punim do të trajtohen mediat turke vendase si televizionet, radiot, gazetat, revistat dhe faqet e internetit të cilat kanë një karakter privat. Po ashtu do të trajtohen edhe dy mediat publike turke TRT dhe Anadolu Ajansı, të cilat transmetojnë/botojnë aktualisht në gjuhën shqipe si nga Ankaraja ashtu edhe nga Tirana dhe Prishtina.

Qëllimi i punimit është të japë një tablo të funksionimit të mediave minoritare në hapsirën shqiptare dhe të mediave publike  të një vendi tjetër (konkretisht Turqisë) në gjuhën shqipe në hapsirën mbarëshqiptare. Cili është mesazhi mediatik dhe si është i strukturuar ai në të dy modelet?

 

Fjalë kyçe: Media turke, minoriteti, Kosova, Maqedonia, Shqipëria

Mediumet tradicionale turke në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO