Ndikimi i marrëdhënieve me publikun në media gjatë fushatave elektorale

Autor
Mirdaim Axhami, Loreta Zela
Viti i botimit
2015

Abstract

Rritja dhe fuqizimi i industrisë së marrëdhënieve me publikun (MP) ka ndikuar drejtpërdrejt në përmbajtjen mediatike. Në median shqiptare sot është thuajse e pamundur që në një program televiziv, talk show, edicion lajmesh, gazetë, revistë, etj.  të mos ndihet  ‘aromë’ MP.  Kjo edhe për shkak të marrëdhënies së ndërvarësisë mes medias dhe MP. Por ajo çka vlen të theksohet është fakti se prezenca e MP në media është  më e madhe gjatë fushatave zgjedhore pasi në sektorin e politikës janë partitë politike, politikanët të cilët përpiqen me të gjitha mënyrat të ndikojnë në linjën editoriale për të përmbushur qëllimet e tyre.

Ky studim ka për qëllim të tregojë sa dhe si ndikojnë MP në përmbajtjen mediatike, veçanërisht  gjatë fushatave zgjedhore.  Pyetjet kërkimore që shtrohen në këtë studim janë: Si ndikojnë MP në cilësinë e informacionit që përcillet në media? Cili është roli i MP në të ashtuquajturën  ‘agenda settings’ të medias? A ka ndikim kriza financiare e medias në raportet gazetari-MP dhe nëse po, si? Për realizimin e studimit jemi mbështetur në të dhëna empirike, intervista të realizuara me aktorë të fushës së medias si: gazetarë, kryeredaktorë, kemi analizuar studime të mëparshme, etj.

 

Termat kryesorë: marrëdhënie publike, fushatë zgjedhore, përmbajtje mediatike

Ndikimi i marrëdhënieve me publikun në media gjatë fushatave elektorale.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO