Politizimi i arsimit dhe kulturës nëpërmjet medias në Qarkun e Elbasanit në vitet `60

Autor
Elvin Elezi
Viti i botimit
2015

Abstract

Gazeta “Mësuesi” si organ zyrtar i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës që nga botimet e saj të para, krahas tematikave të tjera ka vënë në fokus edhe pasqyrimin dhe njëkohësisht imponimin e ideologjisë shtetërore të kohës komuniste në institucionet arsimore dhe kulturore në vend.

Ideologji kjo që vinte nga vetë kreu i shtetit, Enver Hoxha, i cili në fjalimin për miratimin e reformës në arsim deklaronte, se: Ne e bëjmë reformën arsimore sepse është e domosdoshme për ndërtimin e socializmit në vendin tonë. Ajo do te shërbejë për edukimin dhe përgatitjen më të mirë të rinisë për jetën dhe për detyrat e ndërtimit të shoqërisë socialiste dhe komuniste, i cituar në gazetën “Mësuesi” të datës 9 shkurt 1962.

Pjesë e këtij tipari të përgjithshëm të jetës në vend ishin edhe institucionet arsimore e ato kulturore të Qarkut të Elbasanit.

Në këtë periudhë vihej theksi se detyra aktuale ishte propaganda politike në shkolla dhe institucione kulturore (vatra dhe shtëpi kulture), duke përdorur edhe media të tjera si, “Zëri i Popullit” dhe “Bashkimi” që ishin gazeta zyrtare të Partisë së Punës dhe mashave të saj, të paktën kështu referohet në të përjavshmen “Mësuesi” të viteve `60.  

Në këtë mënyrë një media përveçse përhap linjën e saj editoriale, gjithashtu në të njëjtën kohë sugjeron edhe për media të tjera të së njëjtës linjë në mos më radikale.

 

Fjalë kyçë: politizimi, komunizmi, media, arsimi, kultura

Politizimi i arsimit dhe kulturës nëpërmjet medias në Qarkun e Elbasanit në vitet `60.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO