Programacioni në televizionet me mbulim kombëtar në Shqipëri, në prag të kalimit në transmetimin numerik tokësor

Autor
Diana Kalaja
Viti i botimit
2015

Abstract

Tema trajton prodhimin e përmbajtjes televizive, programet, emisionet sipas gjinive të prodhimit televiziv për televizionet me mbulim kombëtar në Shqipëri. Programacioni televiziv në Shqipëri ka lëvizur me shpejtësi në drejtim të rritjes sasiore dhe cilësore gjatë një periudhe 10-vjeçare, por ende është i mbizotëruar nga këndvështrimi top-down drejt audiencës, e cila vazhdon të jetë pasive. Televizionet ende imitojnë njëri-tjetrin në strukturat e tyre programore, duke i dhënë një përqidje të lartë programeve informative dhe bizedave politike. Tema prezanton shifrat statistikore të vitit 2013 të tre televizioneve me mbulim kombëtar raportet midis gjinive të ndryshme televizive.

Ajo do të fokusohet në kontekstin e zhvillimit të televizioneve në Shqipëri, në prag të kalimit në transmetimin numerik televiziv dhe ecurinë e këtij procesi deri në qershor 2015, sipas afatit të planifikuar për kalimin në transmetime numerike.

Menaxhimi i televizioneve, me karakteristikat e tij të veçanta, shprehet edhe nëpërmjet përqindjes programore që zë secili nga zhanret televizivë në strukturën e transmetimit të programeve TV. Ekonomia e televizioneve është pothuajse mbizotëruese mbi programacionet televizive edhe në prag të kalimit në transmetim numerik.  Një tregues i prezantuar është edhe evoluimi i treguesit për tregun mediatik si Indeksi i Zhvillimit të Qëndrueshëm, dhe brenda tij faktori i menaxhimit të biznesit.

 

Fjalë kyçe: televizion, programacion, menaxhim, transmetim numerik, zhvillimi i qendrueshëm i medias

Programacioni në televizionet me mbulim kombëtar në Shqipëri, në prag të kalimit në transmetimin numerik tokësor.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO