Shqipja standarde përballë veçorive dialektore ne mediat audiovizive ne Kosovë

Autor
Manjola Lubishtani
Viti i botimit
2015

Abstract

Mediat, si mjete bashkëkohore të shprehjes dhe komunikimit  kulturor e gjuhësor , përbëjnë një nga hapësirat e detyrueshme ku shqipja standarde  duhet  të zotërohet e të promovohet.

Me njësimin e shqipes  në Kongresin e Drejtshkrimit më 1972, e paraprakisht me Konsultën e Prishtinës më 1968, standardi i shqipes u përqafua e u mbështet si variant zyrtar i përdorshëm në të gjitha sferat publike institucionale e arsimore edhe në Kosovë. Realiteti i sotëm dëshmon për një nivel zotërimi e përdorimi  të pakënaqshëm të standardit kundrejt trajtave dialektore ose të folmeve krahinore, veçoritë e të cilave i hasim dendur në domenin mediatik.

Ky punim synon të sjellë një pasqyrë të gjendjes reale të përdorimit të standardit nga folësit e  prezantuesit në disa nga transmetuesit elektronikë, si: RTK, Klan Kosova, RTV 21 e  RrokumTv (ky i fundit si transmetues që promovon gegërishten, si variant gjuhësor ndaj standardit).

Do të përpiqemi të sjellim përgjigje për shkallën e përdorimit të standardit, ndikimin e formimit gjuhësor të të ftuarve ndaj prezantuesve, nivelin e zotërimit të standardit nga folësit e prezantuesit, përkushtimin e tyre për ta përdorur korrektësisht normën e shqipes standarde dhe tipologjinë e emisioneve, si diktuese të përdorimit të standardit dhe të trajtave dialektore.

 

Fjalë kyç:  gjuhë standarde, media, dialekt, veçori fonetike, të folme. 

Shqipja standarde përballë veçorive dialektore ne mediat audiovizive ne Kosovë.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO