“Spin doctor”: qasje alternative e marrëdhënieve me publikun në administratën publike shqiptare?!

Autor
Blerina Gjerazi
Viti i botimit
2015

Abstract

Ky studim fokusohet në qasjet e marrëdhënieve me publikun në administratën publike shqiptare dhe bashkëpunimi me gazetarët për përhapjen e informacionit nëpërmjet kanaleve të ndryshme. Duke marrë si rast studimor sistemin e drejtësisë, punimi trajton pyetjet e mëposhtme:

  1. A është zhvilluar “spin doctor” si një alternativë e MP në administratën shqiptare?
  2. Cilat janë karakteristikat dominuese të informimit publik?
  3. A ka implikime për teorinë e mas komunikimit dhe profesionin e gazetarit?

Nëpërmjet përdorimit të teorive të komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun të ndërthurura me evidencat empirike, studimi sugjeron se përdorimi i “spin doctor” mund të konsiderohet si një rol i veçantë i komunikimit, por në fillimet e saj. Theksimi i perspektivave pozitive të ngjarjeve, mbulimi i së vërtetës dhe përhapja e informacionit nëpërmjet kanaleve të komunikimit masiv ngre diskutimin e tendencave dhe perceptimin e informacionit nga publiku potencial. Duke qenë se teknologjia e informacionit është në zhvillim të vazhdueshëm, mediat sociale janë gjithnjë e në rritje duke sfiduar mediat tradicionale, efektiviteti i “spin doctor” vihet në pikëpyetje.

 

Fjalë kyçe: Marrëdhënie me publikun, spin doctor, administratë publike, sistem i drejtësisë 

“Spin doctor”: qasje alternative e marrëdhënieve me publikun në administratën publike shqiptare?!.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO