Vështirësitë kryesore në përvetësimin e parafjalëve në gjuhën angleze

Autor
Avni Islami
Viti i botimit
2015

Abstract

Përvetësimi i parafjalëve në gjuhën angleze nuk është detyrë e lehtë për ata që e mësojnë anglishten si gjuhë të dytë apo të huaj. Ky studim specifikon se zotërimi i parafjalëve në gjuhën angleze është një nga parakushtet për t’u aftësuar që këtë  gjuhë ta flasim rrjedhshëm dhe me saktësi. Së pari, ky studim trajton mënyrat e përdorimit të parafjalëve në gjuhën angleze, ndërsa  pastaj reflekton mbi disa nga arsyet pse parafjalët shkaktojnë vështirësi për studentët e gjuhës angleze. Ky punim gjithashtu analizon sistemin themelor që rregullon parafjalët dhe se si ky sistem mund t’u ofrohet studentëve në përvetësimin e gjuhës angleze, duke analizuar pedagogjinë aktuale të mësimdhënies dhe mandej sugjeron një alternativë adekuate. Pastaj, ky punim merret edhe me keqpërdorimin e parafjalëve nga studentët e vitit të parë të Fakultetit Ekonomik në Kolegjin Privat AAB në Kosovë, si dhe studentet e Fakultetit të Edukimit në Universitetin Publik të Prishtinës. Hulumtimi ka treguar se shumica e studentëve bëjnë gabime të përsëritura edhe me parafjalët më të zakonshme të përdorura të kohës dhe të vendit (në, të dhe në) për shkak të ndikimit të gjuhës së parë dhe pasigurisë së krijuar në prodhimin e një deklarate të përshtatshme me parafjalë të tilla. Nga ky hulumtim kam vërejtur se studentët e Fakultetit Ekonomik në AAB bëjnë me pak gabime në përdorimin e parafjalëve se sa studentët e Fakultetit të Edukimit .

Fjalë kyç: përvetësimi, parafjalët  e anglisht, vështirësitë, kohë.

Vështirësitë kryesore në përvetësimin e parafjalëve në gjuhën angleze.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO