PhD. Cand.

Granit Curri

Sekretar

Granit Curri, i lindur me 05.06.1982, në Istog. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Istog. Studimet universitare katër vjeçare i mbaroi në vitin 2004 në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Juridik. Në vitin 2006 ka dhënë edhe provimin e judikaturës. Studimet master i përfundoi në vitin 2013 në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Juridik, drejtimin Civil-Juridik dhe fitoi titullin shkencor “MSc i Shkencave Juridike-Civile”. Z. Curri është i angazhuar edhe si ligjërues i lëndëve: E Drejta e kontraktore dhe Përgjegjësia juridiko-civile.

Detyrat e Sekretarit të Përgjithshëm janë të parapara me Statutin e Kolegjit dhe kontratën e tij. Është zyrtari më i lartë administrativ, përgjegjës për punët juridike dhe administrative. Për punën e tij i përgjigjet Rektorit.

Sekretari i Përgjithshëm është anëtar ex-officio i Këshillit Drejtues pa të drejtë vote dhe është anëtar i përhershëm i Senatit, pa të drejtë vote.

Ligjëron lëndën:

E drejta kontraktore

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19