Në përkrahje të motos “Pak nga ju…vlen shumë për mua”

6 Dhjetor 2017

Pershendetje,

Në përkrahje të motos “Pak nga ju…vlen shumë për mua”, të SOS Fshatrave të Fëmijëve, në Kolegjin AAB, të mërkuren, të enjten dhe të shtunën (06,07 dhe 09 dhjetor 2017), do të bëhet shitja e kartolinave për festat e fundvitit, mjete të cilat do të shkojnë në xhirollogarinë e SOS Fshatrave për të ndihmuar fëmijët e braktisur dhe nevojtarë.
Çmimi i një kartoline është vetëm 0.8 euro, së bashku me zarf.

Një urim juaji për festat e fundvitit, gëzon shumë pranuesin e saj – por mëshumë do të gëzojë këta fëmijë nevojtarë!

Mos hezitoni të kontribuoni në këtë aktivitet të studentëve të Fakultetit të Psikologjisë në bashkëpunim me SOS Fshatrat e Fëmijeve.

Ju faleminderit!

Share: