Dizajni i Enterierit

Qëllimi dhe profili i programit

Bazuar në kartën e Bolonjës si dhe duke marrë në konsideratë kapacitetin e brendshëm dhe stafin profesional në AAB, Programi i Dizajnit të Enterierit ka për qëllim të organizojë kurse studimore kryesore në ciklin e parë – studime universitare – mbarimi i të cilave siguron Diplomën Bachelor (BA), me synimin për të vazhduar nivelin e dytë apo studimet pasuniversitare Master (MA) në të ardhmen e afërt. Diplomat (gradat) e përmendura më lartë janë të krahasueshme me ato të cilat ofrohen nga universitetet tjera në rajon, në BE, dhe në SHBA për fushat studimore gjegjëse.

Rezultatet e pritshme

Të diplomuarit nga programi tre-vjeçar BA do të jenë në gjendje për të punuar si:
– Projektus I enteriereve
– Drejtorë creative
– Projektues Vizuale
Për më tepër, aftësitë e zhvilluara dhe te mësuara në Kolegjin AAB do t’i pajisë studentët me mjetet e nevojshme për t’u bërë profesionistë e të afte për menaxhimin e studiove projektuse per enterier,

Niveli dhe grada akademike

Bachelor(BA) ne Dizajn i Enterierit

Kohëzgjatja dhe vëllimi

Studimet në Programin Dizajn I Enterierit dhe multimedia zgjasin 3 vite, 180 ECTS me gjithsej 6 semestra. Secili semestër duhet të plotësojë kuotën e 30 per Semester, respektivisht 60 per vit akademik

Viti I

Bazat e dizajnit të enterierit -1, 9 ECTS

Lënda u mundëson studentëve të njihen me bazat e shprehjes pamore, u shpjegon se çka është kultura vizuele, dallimet në mes ‘vizuel’ dhe ‘artistik’, se si ne e kuptojmë vizuelen, çka është krijimi artistik, shpjegohet estetika dhe arti, lidhjet në mes kulturës dhe natyrës, dallimet në mes të artit dhe shkencës, se çka është imazhi, teoria mbi kompozimin dhe modelimin, analizimi i parimeve të formëzimit artistik dhe struktura e një vepre artistike/objekti praktik. Lënda në fjalë e përgatit studentin që logjikshëm të shprehet në mënyrë artistike dhe vizuele përmes dizajnit të brendshëm, tekstilit dhe veshjeve dhe komunikimit vizual.

Gjeometri descriptive, 5 ECTS

Qëllimi kryesor i këtij kursi (Gjeometri deskriptive) është që studentët të prezantohen me aftësitë e formave hapësinore tri-dimensionale në planin e projektimit dy-dimensional. Dhe e kundërta: (‘të lexuarit’ e planit/vizatimit). Zgjidhja e problemeve hapësinore përmes metodave grafike dhe konstruksionit.
Zhvillimi i ‘perceptimit hapësinor’ dhe ‘të menduarit hapësinor’ si dhe konceptet primare për artikulimin e profesionit të dizajnit të enterierit.

Kreativiteti, 4 ECTS

Të kuptuarit e krijimit artistik në kontekst më të gjerë (anhropologji, histori, sociologji, psikologji); Kreativiteti si ndërlidhje subjektive e elementeve të ndryshme. Burimet e kreativitetit në zhvillimin e jetesës dhe të botës së pashprehur. Krijimtaria si ekzistim I njerëzimit. Fazat e ciklit kreativ:
1. Mundesia (shanset dhe stimulimet)
2. Individi struktura e karakterit kreativ)
3. Procesi fazat e procesit kreativ)
4. Produkti (vendi që zë krijimi artistik ne forma të ndryshme të krijimtarisë njerezore)
5. Njohja promovimi dhe pranimi I krijimtarisë)
6. Qarkullimet (kthesat e krijimtarisë së njerezimit, revolucioni kibernetik, interesimi për talent)

Vizatim i lirë-1, 4 ECTS

Të kuptuarit e fenomenit të perspektivës pa të cilin është e pamundur të imagjinohet koncepti i iluzionit hapësinor tri-dimensional, gjegjësisht të paraqitet bota reale tri-dimensionale në atë dy- dimensionale.Këto aftësi do t’ju mundësojnë studentëve që më lehtë ta imagjinojnë hapësirën arkitekturale në procesin studimor. Prezantimi i elementeve (detajeve) të objekteve klasike arkitekturale përmes vizatimit. Zhvendosja nga analiza tek sinteza duke bashkuar objekte të thjeshta gjeometrike. . Të vizatuarit e kompozimeve abstrakte dhe të elementeve të objekteve. Studenti duhet të zhvillojë sensin e kompozimit dhe krijimtarisë, si dhe dijen se vija përfaqëson themelin e shprehjes arkitekturale.

Teoria e ngjyrave, 4 ECTS

Ne kërkojmë ta zgjerojmë njohurinë mbi cilësitë simbolike të ngjyrave dhe të kuptohet se si tërheqja e ngjyrave zhvendoset sipas kulturës, mjedisit dhe individëve, si dhe aftësinë për të bërë studimin e ngjyrave brenda elementeve të dizajnit të brendshëm me anë të teorisë së përgjithshme të ngjyrave. Theksi bie mbi njohjen e teorisë artistike të ngjyrave, teorisë mbi harmonizimin e ngjyrave, psikologjisë së ngjyrave dhe historinë e ngjyrave në kulturën pamore (artet e bukura dhe dizajni i brendshëm).

Gjuha Angleze 1, 4 ECTS

Objektivi kryesor i këtij kursi është t’i njohë studentët me strukturën elementare të gjuhës angleze dhe t’I përgatisë ata për komunikim të nivelit themelor: të mësojnë të folurit, të shkruarit dhe të lexuarit. Studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë një tekst në gjuhën angleze duke përdorur fjalorin. Kërkohen njohuri të përgjithshme bazë nga gramatika e gjuhës angleze. Kjo nenkupton njohurite, aftesite, dhe mundesite qe do te fitojne studentet me perfundimin e suksessesh te kursit. Arritja e kesaj performance behet e mundur me foljet: di, njoh, permbledh, perkufizoj, pershkruaj, analizoj, ekzaminoj, identifikoj etj..

Elementet e enterierit dhe diz. Hap, 10 ECTS

Qëllimi kryesor i këtij kursi është t’i njohë studentët e vitit të parë me bazat e dizajnit të enterierit. Ligjëratat dhe ushtrimet e parapara me plan-program për këtë kurs do t’ua mundësojnë studentëve të nxënë njohuritë fillestare teorike dhe praktike mbi dizajnin e enterierit. Gramatika e dizajnit të enterierit vazhdon me: organizimi bazik i formës dhe hapësirës, lëvizjet nëpër hapësirë (qarkullim), proporcion dhe masë, renditje e parimeve, etj.

Vizatimi perspektiv i enterierit, 7 ECTS

Përmbajtja në lënden e Perspektivësështë hartuar që studenti të zotërojë përceptimin e hapësirës më thellë dhe të ketë shkathtësi më të larta për prezantimin tredimensional të objekteve arkitektonike.
– Njohuritë bazë – objekti, vëzhguesi, normalja, rrafshi, këndi i shkimit.
– Metodat e perspektives
– Metoda e sistemit koordinativ
– Perspektiva e këndit
– Perspektiva në shtrirje normale me horizontin
– Perspektiva e enterierit dhe eksterierit

Historia e orendive dhe dizajnit të enterierit, 5 ECTS

Qëllimi i lëndës është t’i njohë studentët me orenditë dhe dizajnin e enterierit prej fillimit të profesionit deri në ditën e praktikës. Qëllimi i këtij studimi është po ashtu edhe zhvillimi i stilit të dizajnit pasi që është edhe studim i mjeshtërive paralele dhe i arteve siç janë arkitektura, skulptura dhe piktura, ose thënë shkurtimisht, ne mundohemi të kuptojmë konceptin e plotë të veprave artistike, ndërtesave dhe enterierit, dhe dizajnin e enterierit dhe rolin e tij brenda tyre. Ne fund te kursit, prej studenteve pritet te kene njohuri te mjaftueshme per rrjedhen e zhvillimit te orendive dhe enterierit ne teresi, periudhat e vetedijesimit te njerezimit qe nevojat ne enterier te i lidhin me kreativitet dhe dizajn.

Vizatimi i lirë – 2, 4 ECTS

Të kuptuarit e fenomenit të perspektivës pa të cilin është e pamundur të imagjinohet koncepti i iluzionit hapësinor tri-dimensional, gjegjësisht të paraqitet bota reale tri-dimensionale në atë dy- dimensionale.Këto aftësi do t’ju mundësojnë studentëve që më lehtë ta imagjinojnë hapësirën arkitekturale në procesin studimor. Prezantimi i elementeve (detajeve) të objekteve të ndryshme artistike (skulpturës,objekteve të druri, metalit) përmes vizatimit. Zhvendosja nga analiza tek sinteza të shoqëruara me interpretim të materialeve të ndryshme.

Gjuhë angleze – 2, 4 ECTS

Kursi deshiron te ofroje njohurite baze dhe mjetet per te menaxhuar te folurit dhe te shkruarit ne gjuhen angleze si dhe tema profesionale te lidhura ngushte me lamine e arkitektures. Ka si qellim te pergatise studentet te perdorin me se mire te foluren e perditshme dhe te shkruajne ne menyre korrekte letra, shkrime, detyra kursi dhe portfoliot e tyre duke perdorur terminologjine profesionale. Qellimi kryesor eshte t’iu ofroje studenteve mundesine qe te bejne nje vete prezantim te denje dhe cilat jane qellimet e te studiuarit arkitekture.Gjithashtu ne kete kurs studentet do te jene te pergaditur para nje interviste pune si dhe sjellet qe duhet te perdorin nje nje treg pune te aferm pas marrjes se ketyre njohurive ne gjuhen angleze

Viti II

Dizajni i enterierit të ndërtesave të banimit, 9 ECTS

Studentët prezantohen me konturat funksionale të enterierit banesor, se si të pozicionohet enterieri ne raport me pozitat dhe karakteristikat gjeografike, me ndriçimin, ajrosjen dhe me resurset dhe faktorët natyralë; përqasja e hapësirës si tërësi. Prezantimi i ergonomisë, antropometrisë, modulimit, dhe ndikimi i tyre në dizajnin e orendive unike industriale për enterierin banesor. Studentët mësojnë për formën, ngjyrën, cilësinë, vizionin…; cilësitë unike për secilin individ krijues. Përgatitja e studentit për të krijuar projekte kreative si në vijim: Projektimi i një dhome të përbashkët ndeje dhe gjumi / një banesë njëdhomëshe me të gjitha atributet e projektit të përkryer.

Dizajni dhe teknologjia e objekteve nga druri, 6 ECTS

Studentët njihen me materialet dhe procedurat teknologjike të trajtimit sipërfaqësor të drurit në industrinë e mobileve .Njohuria mbi mbështjellësin dhe materialet e tjera për pasurimin e drurit është e nevojshme kështu që studentët do të jenë në gjendje që në mënyrë të plotë dhe të saktë të shfrytëzojnë mbështjellësin e jashtëm sipas përdorimit dhe pozicionimit të orendive, si dhe estetikën e enterierit, derisa në të njëjtën kohë merren parasysh metodat e fundit të ruajtjes së mjedisit. Një theks i veçantë do të vendoset në defektet eventuale të punës me sipërfaqe, dhe humbjes së vlerës domethënëse që ata do të duhej ta vendosnin në pjesët e veçanta të orendive.

Ndriçimi, 6 ECTS

Përcaktimi i ndriçimit të enterierit është pjesë e pashmangshme, sepse ajo depërton në sferën e mjedisit natyror dhe njerëzor. Ndriçimi përcakton gjendjen e dritës në hapësirë, i jep një pamje reale, si dhe ndikon në formën e përgjithshme të enterierit. Dizajneri i ndriçimit duhet t’i njohë shumë mirë burimet e dritës, ndriçuesit si dhe materialet e tjera në mënyrë që të mund të krijojë një ambient ndriçues sa duhet dhe sipas vendit në hapësirë.
– Shpegoj parimet fundamentale të cilat përbëjnë dizajnin e ndiçimit
– Te zgjedhë mjetet adekuate të ndiçimit për të siguruar një dizajn të ndriçimit efektiv dhe efikas në funksion
– Të tregoj aftësi për të qenë inovativ në qasjen ndaj dizajnimit të ndriçimit
– Te zotëroj fjalorin dhe njohuri të përgjitshme për të analizuar një dizajn të ndriçimit dhe aplikimin e tij
– Të aplikoj metoda të hulumtimit për dizajnimin e ndriçimit dhe aplikimin e tij
– Të identifikoj dhe specifikoj llampat
Të njohë dhe të ketë parasyshë ndriçimin nartyrorë dhe qëndrueshmërinë në një program të ndriçimit

Praktikë S1 – studio, 6 ECTS

Sudenti me ndihmwn e mbikqyrwsit tw tij analizon projektet dhe punët:
– Sa janw projektet e kompletuara (a mungon ndonjw informatw pwr materialet,dimensione, etj)
– Gjen gabime dhe mangwsi nw projekte dhe ofron propozime konkrete mbikqyrwsit tw tij.
– Mbikqyrw implementimin e punimeve nwn mbikqyrjen e mbikqyrwsit tw tij.
– Izajnon dhe vizaton detaje arkitektonike/artistike pwr implemntimin e projektit

Studenti duhet tw zotojw me shkathtwsitw sikur:
– Leximi dhe vlerwsimi i projekteve nw aspektin teknik
– Mbikqyrja dhe kwshillimi i mjeshtwrve nw punishte
– Ndwrrimi dhe pwrshtatja e detajeve knstruktive nw projekt dhe punishte

Dizajni i orendive, 3 ECTS

Përmbajtja në lënden e Dizajni i orendive është hartuar që studenti të zotërojë njohuri sa më të mira në lidhje me funksionin primar dhe rendesin e dizajnit te orendive, ergonomine e orendive, materialet qe perdoren per realizimin e orendive dhe teknologjinë e punës.
– Historiku i orendive
– Ndryshimet gjat periudhave kohore
– Ndikimet e teknologjise ne funksion dhe dizajn
– Rendesia e dizajnit te orendive
– Ergonomia
– Materialet
– Metodat dhe teknologjinë e punës

AutoCAD 2D, 3 ECTS

Qëllimi kryesor i këtij kursi është njohja e studentëve me kompjuterë dhe softuerë të cilët do t’i shoqërojnë ata gjatë gjithë jetës së tyre me profesionin e tyre si Dizajner të enterierit. Ky qëllim më së shumti arrihet përmes detyrave praktike, ligjëratave, diskutimeve, të lexuarit e teksteve dhe punimeve mbi projektet kompjuterike. Kursi AutoCAD 2D synon t’u krijojë studentëve shkathtësi kompjuterike – softuerin përkatës për profesionin që ata e zgjedhin.

Historia e Artit dhe trashigimi, 3 ECTS

Qëllimi i kursit: qëllimi primar i kursit Histori e Artit është t’ua prezantojë studentëve krijimet e vlerave për artet figurative dhe aplikative të realizuara me dorën e artistit duke filluar nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme. Qëllimi tjetër i lëndës “ Histori e Artit” është t’ua mundësojë studentëve që gjatë leximit dhe shkrimit të veprës artistike të mund të përcaktojë kohën, stilin, orientimin, artistin e krijimit dhe gjithashtu të zhvillojë mendimin kritik për atë vepër artistike. Studentët duhet të zbatojnë, transmetojnë dhe interpretojnë njohuritë e fituara në nivelin e duhur akademik.

Dizajni i enterierit të ndërtesave të banimit (USHTRIME), 9 ECTS

Studentët prezantohen me konturat funksionale të enterierit banesor, se si të pozicionohet enterieri në raport me pozitat dhe karakteristikat gjeografike, me ndriçimin, ajrosjen dhe me resurset dhe faktorët natyralë; përqasja e hapësirës si tërësi. Prezantimi i ergonomisë, antropometrisë, modulimit, dhe ndikimi i tyre në dizajnin e orendive unike industriale për enterierin banesor. Studentët mësojnë për formën, ngjyrën, cilësinë, vizionin, etj. Përgatitja e studentit për të krijuar projektet kreative si në vijim: Projektimi i enterierit tw një shtëpie të madhe apo të vogël individuale me të gjitha atributet e projektit të kompletuar dhe tw setajuar i gatshwm pwr implementim me paramasw dhe parallogari dhe specifikim tw mobiljeve dhe inventarit.

Materialet dhe procedurat për dizajn të enterierit, 6 ECTS

Prezantimi i materialeve për prodhime të drurit që përdoren për dizajnin e enterierit; druri i fortifikuar, pllakat e mineralit, metalit, materialet artificiale, materialet për tapiceri. Shprehja në dru dhe në konstruksione druri (kryqëzime, kthesa, pjesë metali). Me marrjen e këtyre njohurive, studentët aftësohen për konstruktimin e pjesëve të orendive me të gjitha detajet e nevojshme për një realizim të përkryer.
– Parimet e vizatimit teknik (planet, konkretizimi, standardizimi)
– Materialet e mobilieve (derivatet e drurit, materialet që nuk janë nga druri)
– Lidhjet e drunjta (të drejtpërdrejta, të tërthorta, dimensionale)
– Lidhjet (lidhjet dru me dru dhe dru me material tjetër)
– Përputhja, modulimi (modulet e brendshme dhe të jashtme, proporcionet)

– Detajet (dizajnimi i detajeve, ndërtimi i pjesëve përbërëse, lakoret) – Karakteristikat ndërtimore të karrigeve
– Karakteristikat ndërtimore të tryezave (lidhjet, përshtatjet ergonomike, tryezat e përbëra)
– Ormanët (lidhjet, mveshja me metal, sirtarët, raftet, përshtatjet ergonomike, standardet, parzmoret)
– Pllakarët (lidhjet, përshtatjet ergonomike, standardet)
– Mobiliet dhe druri masiv (korniza, lidhjet nga druri)
– Shkallët (elementet për kafaz shkallësh, llojet e shkallëve në lidhje me materialet dhe proporcionet),
parmakët (parmakë shkallësh, parmakë ballkoni)
– Produkte të drurit (objekte dekorative, më të vogla, objekte të zbatueshme)
– Rrethojat, pjergull, orendi kopshti.

Dizajni dhe teknologjia e objekteve nga metali, 3 ECTS

Lënda në fjalë kryesisht trajton shembuj praktikë për shfrytëzimin e materialeve në përdorime artistike, zejtare dhe industriale. Materialet bazë: Teoria e materialeve dhe përdorimi i tyre: fizik, kimik, karakteristikat e zbatueshmërisë, materialet në eko-sistem dhe qëndrueshmëria e tyre. Bazat e krijimit të materialeve dhe trajta e tyre, përdorimi, kombinimi i tyre, zbatueshmëria në sipërfaqe. Metalet; llojet e metaleve dhe aliazhi, metalografia, mpiksja, derdhja, rimodelimi i metalit masiv dhe të rrafshët – i ngrohtë dhe i ftohtë (farkëtim, ngjeshje, lidhje, përdredhje, gdhendje…); tretman termik (kalitje, forcim sipërfaqësor, përmirësim, zbukurim i sipërfaqes) Proceset e bashkimit të metaleve: shpërndarje, llojet e saldimit (shkrirjes), shkrirje elektrike, bashkim mekanik, lidhje kimike, pajisjet e nevojshme për procese teknologjike. Proceset e përpunimit të sipërfaqes: gërryerje, përdorim mekanik, mveshje, agjentët kimikë. Materialet e tjera: gurët, poçaritë, qelqi, përzierësit, plastmasi (karakteristikat, prodhimi, përdorimi, qëndrueshmëria, riciklimi) Fabrikimi: unik, prodhimtari e shkallës së ulët, prodhimtari e shkallës së gjerë.

Materiale tekstili për dizajn të enterierit, 3ECTS

Theksi bie në ndërlidhjet e tekstilit, ngjyrave dhe të modeleve në hapësirat e dizajnuara. Synohet të kuptuarit e transmetimit të trendit të pranishëm në sfera të caktuara tregtare për veshjet e brendshme tekstili, për perde dhe materiale për tapiceri. Mundësia për ta njohur trendin e ri të kombinimeve të ngjyrës, mostra dhe pëlhura tekstili, si dhe mundësia e transmetimit të nocioneve bazike të dizajnit në lëmin e dizajnit të tekstilit, dhe të fituarit e përvojave të reja të dizajnimit – krijimi i koleksioneve të tekstilit.

Praktikë S2 – Studio,6

Dizajnimi në studio duhet tw praktikojw dizajnimin e enterierit të:
– një dhomë studenti
– dhomw hoteli
– njw banese (prej 36 m² deri 50 m²) apo pjese tw saj (dhomë gjumi, qwndrim ditor, kuzhinw, banjo, etj) ose apo
– banesë e madhe ose shtëpi individuale (prej 100 m²derio 150 m²)

Studenti duhet tw zotojw me shkathtwsitw prezantimit grafik sikur:
– Plani bazë 1:50 (pa pajisje të brendshme, me dimensione )
– Dy prerje, e tërthortë dhe horizontale
– Plani bazë me pajisje të brendshme
– Prezantim perspektiv
– prezantim i ngjyrës dhe pwrzgjedhjes së materialit
– pwrzgjedhjen dhe prezantimin i ndriçimit artificial

Arti Konceptual, 3ECTS

Si një zhanër, arti konceptual është një formë e punës vizuale që ka për qëllim të hetojë sistemet gjuhësore dhe shoqërore, në mënyrë që të kuptojë më mirë strukturat që e përcaktojnë artin.  Artistët konceptualë eksperimentojnë me forma të ndryshme, duke përdorur punën e tyre për të komentuar drejtpërdrejt mbi mënyrën se si ne angazhohemi, kuptojmë, dhe nxjerrim kuptimin nga bota që na rrethon. Produkti final merr shumë forma të ndryshme jo-tradicionale , duke përfshirë instalimet, regjistrime audio, video incizime, monitorët LED, grupe të mbledhura objektesh, dokumentacion të shkruar, gjetjet kërkimore, kumtesa te regjistruara , fotografi dokumentare, faqet e internetit dhe lajmet, statistikat dhe të dhënat e shtypura.

Media kompjuterike në dizajnin e enterierit, 3 ECTS

Marrja e njohurive bazë për punën e mediave gjuhësore moderne. Kualifikimi për përdorimin e gjuhës së medies moderne për dizajnim të komunikimit vizuel në mediat e reja. Njohja me marrëdhënien mes medias kompjuterike dhe medias më të vjetër, siç është fotografia, filmi, videoja; integrimi i mjeteve të ndryshme të komunikimit modern. Të kuptuarit e mediave të reja në kontekst të gjerë të teknologjisë informative dhe risive në terren.

Fotografi e enterierit, 3ECTS

Karakteristikëkryesore efotografisëështë aftësia e sajunike për të”kapur” tërësinë eformave dhelëvizjeve, hapësiratdhe ngjarjet. Modulishtjellon tritemakryesore:dy të paratjanë të orientuara drejtaspekteveteorike(elementet e historisëdhe teknikatefotografisë, analiza e fotografisësinjë gjuhë, elementet epërbërjes sëfotografisësinjë projekt), ndërsa e tretaështë i përkushtohetrealizimit tëprojekteve tëfotografisë.

Piktura, 3 ECTS

Moduli synon studimin e aspekteve të ndryshme të pikturës duke shqyrtuar çështjet lidhur me këtë temë dhe mjetet/pajisjet me të cilat studentët bëjnë punën eksperimentale. Duke përdorur teknika të ndryshme si ngjyrë uji, tempera, vaj dhe akrilik dhe puna me mjete të ndryshme (letër, dru, dhe pëlhurë, to name but a few), studentët nxiten të marrin njohuri individuale dhe unike të pikturës, që nuk kanë për qëllim vetëm hulumtime personale por përmes kësaj edhe zhvillimin e saj.

Viti III

Dizajni i enterierit për ndërtesa publike -1, 9 ECTS

Studentët njihen me metodat e ndryshme të planifikimit dhe organizimit funksional të enteriereve tw ndërtesave publike siç janë dyqanet, restorantet, lokalet e vogla tregtare, sallonet e kozmetikës. Studenti mund të përshtatë funksionin e vendndodhjes me konstruksionin e saj, me montimin, formën, ngjyrën dhe ndriçimin. Studentit i mësohen arritjet e reja për dizajnim të ambientit dhe për prezantim të ideve të veta. Njohuria teorike dhe praktike shndërrohet në njohuri mbi proceset e prodhimit dhe dizajnimin e orendive, mbi progresin teknologjik, materialet dhe ndërtimin. Ne e njohim studentin me bazën teorike dhe shembuj praktikë që do t’i ofrojnë atij/asaj planifikim të pavarur, nga ideja në realizim. Njohuria e gjere e dhënë në këtë kurs përfshin të kuptuarit dhe organizimin e duhur të kërkesave të veçanta programuese, të tërësive tematike, të ndërtesave të vogla komerciale. Për krijimin e projektit kryesor dhe final, studenti i fiton njohuritë dhe shkathtësitë e reja gjatë dy viteve të para të studimit.

Enterieri bashkëkohor dhe kritika, 5 ECTS

Qellimi i lendes eshte te veshtroj menyrat se si arkitektet, dizajneret e enterierit si dhe teoriticientet/ kritiket, shprehin dhe konceptojne frymen e dizajnit te enterierit. Do te veshtrohen ne me shume hollesira veprat e realizuara ne histori te dizajnit te enterierit si dhe do te i ipet element rolit te dizajnit te enterierit ne te ardhmen. Nepermes pjesemarrjes aktive ne diskutime, hulumtimeve dhe detyres individuale, studenteve pritet te zhvillojne aftesite e analizes dhe konceptimit te parimeve te dizajnit bashkekohor te enterierit.

Strategjitë komunikuese, 4 ECTS

Përmes ligjëratave teorike dhe ushtrimeve praktike (specifikohet në detaje në silabusin e lëndës) per mundësitë komunikuese ne relacion me koleget dhe klientin. Mbi dijen dhe shkathesite e ndërtuara ne lendet e mparshme ndërtohen shkathtësitë komunikuese si nëpërmjet teknologjisë informative ashtu edhe te prezantimit gojor. Dizajnimi strategjive komunikuese te projekteve ne menyre te printuar dhe elektronike nëpërmjet programev
Power point
Adobe Photo Shop
Corel Draw, etj

Praktikë S3 – studio, 6 ECTS

Përmes ligjëratave teorike dhe ushtrimeve praktike (specifikohet në detaje në silabusin e lëndës) per mundësitë komunikuese ne relacion me koleget dhe klientin. Mbi dijen dhe shkathesite e ndërtuara ne lendet e mparshme ndërtohen shkathtësitë komunikuese si nëpërmjet teknologjisë informative ashtu edhe te prezantimit gojor. Dizajnimi strategjive komunikuese te projekteve ne menyre te printuar dhe elektronike nëpërmjet programev
Power point
Adobe Photo Shop
Corel Draw, etj

3D MAX, 3 ECTS

Qëllimi kryesor i kursit 3D Max është: studentët do të prezantojnë se çka ata kanë vizatuar (projektuar) përmes AutoCAD që ta pasqyrojnë atë në ndonjë program në të cilin do të mund të paraqitnin qoftë format ose materializimin e objektit përkatës. Kursi 3Dmax ka për qellim t’i pasurojë studentët me shkathtësi kompjuterike / software për profesion të cilin ata e kanë zgjedhur.

Zhvillimi dhe modelimi i enterierit, 3 ECTS

Ky është një studim mbi zhvillimin e stilit të enterierit pasi që është edhe shprehje e zhvillimeve paralele në fushën e arkitekturës, skulpturës dhe pikturës. Ky studim është esencial për të kuptuar rëndësinë e arteve dhe zejeve dhe të dizajnit të brendshëm si pjesë integrale e formacioneve historike të stilit. Fundja, ky është studim mbi konceptin e zhvillimeve të njëpasnjëshme të veprave artistike, dhe vendosjen e orendive dhe dizajnit të enterierit në këtë koncept.

Feng Shui – Kultura e jetesës në Azinë lindore, 3 ECTS

Qellimi i kursit Feng shui përqendrohet në adaptimin e hapësirave për nevoja specifike të përdoruesve. Njëkohësisht, ai na mëson si ta përshtatim hapësirën tonë në mënyrë që ajo t’i përgjigjet proceseve dhe rrymave natyrale të cilat nuk janë të pranishme vetëm në ambientin japan, por janë edhe pjesë e ambientit perëndimor modern të shekullit 21. Me njohjen e parimeve dhe metodave të Feng shui, studenti zhvillon sensivitetin shumështresor për hapësirën e cila mjaft shpesh shpërfillet në dizajnin klasik dhe në arritjet shkollore.

Menaxhimi i risive dhe teknologjive, 3 ECTS

Për ta njohur dhe aftësuar studentin në lidhje me proceset inovative nga të gjitha këndet e mundshme vizuele ashtu që teoria dhe praktika në fushën e risive të prezantohet në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme. Studentët do të arrijnë t’i njohin bazat e lëndës, dhe do të prezantohen me organizimin modern të proceseve të reja shpikëse e që është kreativiteti. Lënda është shumëdimensionale dhe ndërlidhë një numër lëmenjsh (kreativitetin, marketingun, teknologjinë moderne, dizajnimin e produkteve dhe shërbimet, pronat industriale, të drejtën e autorit, konkurrencën).do të prezantohen fushat, metodat dhe rrugët për ta zgjuar mendjen për parimet e projektimit, për dizajnimin, dhe bashkë me këto edhe shitjen e produkteve dhe shërbimeve.

Dizajni i enterierit për ndërtesa publike -2, 7 ECTS

Qellimi i kësaj lende eshte qe studenti te dije qe ne menyre komplekse ti qaset problemit te dizajnit te enterierit te objekteve te ndërlikuara publike. Nepermjet ligjëratave dhe ushtrimeve studenti njohtohet me baza teorike dhe shembuj praktikë per hartimin dhe planifikimin e pavarur, nga ideja në realizim. Njohuria e gjerë e dhënë në këtë kurs përfshin të kuptuarit dhe organizimin e duhur të kërkesave të veçanta programuese, të tërësive tematike, të ndërtesave të vogla komerciale. Për krijimin e projektit kryesor dhe final, student

Dizajni i qëndrueshëm ekologjik, 3 ECTS

Ne vitet e fundit eshte pare nje interesim i madh ne bote, ne drejtim te kursimit te energjise, perdorimit te teknologjise se “gjelber” dhe ndertimit te strukturave te qendrueshme ne ambient (e tera kjo ne kuptimin e ruajtjes dhe respektimit te hapesires ne te cilin jetojme). Bazuar ne kete, kjo lende ka per qellim dhenien e informatave thelbesore ne lidhje ne dizajnin e qendrueshem, parimeve kryesore dhe ate nepermes shembujve me te sukseshem konkret te diteve te sotme, duke mos lene anash kronologjine dhe historikun e ketyre zhvillimeve ne Bote.

Teza/ Projekti Bachelor, 20ECTS

Studentët do të kenë mundësinë të bëjnë zgjedhjen e Tezës/Projektit që u ofrohet nga Programi. Teza do të punohet gjatë semestrit të fundit të studimeve Bachelor dhe në konsultime me Mentorin apo mbikëqyrësin përkatës.