Menaxhment dhe Informatikë

Qëllimi dhe profili i programit

Ky program u ofron studentëve standardet më të larta ndërkombëtare në edukim në fushën e menaxhimit dhe informatikës. Programi ynë do t’i ndihmojë studentët të ndërtojnë personalitetin e tyre me aftësi të fuqishme etike, analitike dhe shkathtësi në zgjidhjen e problemeve nëpërmjet mendimit kritik. Studentët do të jenë në gjendje t’i shohin sfidat e menaxhimit të gjitha llojeve të ndërmarrjeve nga perspektivat e ndryshme dhe të kenë njohuri të mjaftueshme mbi relacionin të ndërmarrjeve me disiplinat e tjera. Ky program do të ndërtojë një sistem të fuqishëm që do t’u mundësonte studentëve njohjen e potencialit të tyre si menaxherë të përgjegjshëm, që të mendojnë qartë, të gjykojnë mençur, të komunikojnë me efikasitet dhe të veprojnë me integritet gjatë gjithë kohës.

Rezultatet e pritshme

Pas përfundimit të suksesshëm të këtij programi akademik, studenti do të jetë në gjendje të:
– Operojë në rrethinën konkurruese të biznesit;
– Të analizojë, në nivel strategjik, të zgjedhin probleme dhe të marrin vendime në rrethinën shumë komplekse dhe të ndryshueshme të biznesit;
– Aplikojnë njohuritë e tyre në praktikë dhe komunikojnë ato audienca të specializuara – në mënyrë të qartë dhe të bindshme;
– Përgatis dhe prezantoj teza, raporte dhe seminare sipas standardeve profesionale;
– Të përgatisë dhe udhëheq projekte investive;
– Organizojnë dhe zbatojnë një projekt hulumtues;
– Menaxhojë kohën në mënyre efikase dhe të pavarur;
– Zotërojnë një numër shkathtësi kompjuterike dhe komunikatave

Niveli dhe grada akademike

Me rastin e përfundimit të studimeve, kandidati fiton thirrjen: Bachelor i Ekonomikut (BSc) – Drejtimi i Menaxhment dhe Informatikë

Kohëzgjatja dhe vëllimi

Studimet në Programin Menaxhment dhe Informatikë zgjasin 3 vite, 180 ECTS me gjithsej 6 semestra. Secili semestër duhet të plotësojë kuotën e 30 ECTS. Të gjitha këto drejtime krijojnë mundësi të vazhdimit të studimeve në nivelin Master, që është 2 vjeçar apo 120 ECTS.

Viti I

Mikroekonomia I 9 ECTS

Qëllimi i këtij kursi është njoftimi i studentëve lidhur me kuptimet themelore mbi Ekonomiksin dhe Mikroekonominë, mënyra ekonomike e të menduarit, krijimi i idesë për identifikimin dhe raportin ndërmjet ofertës dhe kërkesës në treg, si dhe ekuilibrin e tregut, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me Mikroekonominë, si hyrje. Në fund të kursit synohet aftësimi i studentëve për mendim të pavarur lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me Mikroekonominë dhe aftësimi për mendim kritik lidhur me ato çështje.

Matematike për ekonomi dhe Biznes 9 ECTS

Në fund të kursit synohet aftësimi i studentëve për mendim të pavarur lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me matematiken për ekonomi dhe biznes, lidhur me këto çështje: Te promovojnë se posedojnë njohuri për numrat dhe veprimet themelore me numra, njehsimin e proporcionit dhe përqindjes, eksponentët dhe rrënjët, shprehjet algjebrike; Të promovojnë se posedojnë njohuri mbi zgjidhjen e ekuacioneve dhe inekuacioneve lineare, katrore, ku njëkohësisht duhet t`i zbatojnë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme nga biznesi dhe ekonomia; Të promovojnë se posedojnë njohuri mbi funksionet me një ndryshore, vetit e tyre dhe grafikët tyre; Të jetë i gatshëm të përdorë funksionet e caktuara matematikore për nevojat e ekonomiksit dhe biznesit dhe të jetë i aftë të kalojë në nivele të tjera të matematikës që vazhdojnë në semestrat vijues.

Gjuhe Angleze I 6 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të nxënit janë: Te kenë aftësi të folurit, dëgjuarit, shkrimit dhe leximit të cilat mundësojnë mënyra efektive dhe të ndryshme të komunikimit në situata reale brenda dhe jashtë kontekstit akademik; Përjetojë dhe të analizojë stile të ndryshme të gjuhës angleze; Komunikojë me njerëz të profileve dhe sektorëve të ndryshëm; Rritjen aftësitë e studentëve në lexim, shkrim, dëgjim dhe komunikim gojor; Të rrit vetëbesimin e studentëve të komunikojnë në gjuhën angleze nëpërmes të folurit dhe shkrimit; Të pasurojnë fjalorin e tyre me tema nga ekonomia; Të komunikojnë ndjenjat dhe mendimet e tyre; Të përdorin stile të ndryshme të anglishtes në kontekste të ndryshme ekonomike.

Makroekonomia I 9 ECTS

Qëllimi kryesor i kësaj lënde përmes programit të saj është që studentët të fitojnë njohuri të përgjithshme teorike me zbatim konkret në jetën praktike të kategorive dhe postulateve të makroekonomisë. Përmes programit të kësaj lënde, studentët njoftohen me terminologjinë dhe kategoritë kryesore makroekonomike, me të cilat do të ballafaqohet edhe në jetën praktike. Me përvetësimin e materies së kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje dhe të aftë në pikëpamje profesionale, që t’i sintetizojnë dhe sinkronizojnë njohuritë dhe shkathtësitë e fituara dhe ato t’i realizojnë në jetën praktike në funksion të zhvillimit ekonomik. Me kompletimin e këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje të:
– kuptojnë natyrën e problemeve makroekonomike;
– shpjegojnë se si bashkëveprojnë akterët e ndryshëm në procesin makroekonomike;
– vlerësojnë efektet e dështimit të tregut dhe të informatave joefiçente në marrjen e vendimeve nga agjentet makroekonomik;
– jenë në gjendje të aplikojnë analizën ekonomike në tregje të ndryshme në aspektin makroekonomik.

Statistike për ekonomi dhe Biznes 9 ECTS

Qëllimi i lëndës është aftësimi i studentëve në të kuptuarit e koncepteve themelore nga statistika, aftësimi i tyre në zbatimin e instrumenteve statististikore në shembuj të ndryshëm nga ekonomia dhe fushat tjera; të njihen me elementet e kombinatorikës dhe të aftësohen në zbatimin e tyre në shembuj konkret; të njihen me njohuritë nga probabiliteti, indekset dhe distribuimet dhe zbatimet. Qëllimi tjetër është zhvillimi i shkathtësive dhe aftësive të studentëve në mënyrë që ata me sukses t’i zgjidhin problemet konkrete të fushës ekonomike dhe interpretimin e fenomeneve ekonomike për të cilat nevojitet zbatimi i statistikës dhe instrumenteve statistikore. Pas përfundimit me sukses të kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje:
– Të përvetësojnë konceptet themelore statistikore, të dhënat, karakteristikat e tyre, format e paraqitjes së tyre.
– Të aftësohen në përcaktimin e mesatares aritmetike, harmonike, gjeometrike; medianës dhe modës.
– Aftësimi i tyre në përcaktimin e tyre dhe zbatimin e tyre me shembuj konkretë.
– Të përvetësojnë konceptin e dispersionit, devijimit standard dhe zbatimin e tyre me shembuj nga ekonomia.
– Të përvetësuarit e konceptit të variancës, llojet dhe zbatimet e tyre.

Kontabiliteti 6 ECTS

Njohuritë e fituara shërbejnë si bazë për vazhdimin e studimit të lëndës kontabiliteti financiar, analiza financiare, menaxhmenti financiar, kontabiliteti menaxherial dhe lëndëve tjera të kësaj natyre. Në fund të semestrit studentët do të jenë në gjendje që të regjistrojnë transaksionet afariste, të evidentojnë ndryshimet ekonomike në pasurinë e ndërmarrjes, ndryshimet e stoqeve, matjen e saktë të ardhurave dhe të dalave me qëllim që të krijojnë të dhëna për përgatitjen e bilancit të gjendjes, pasqyrën e të ardhurave dhe të dalave (bilancin e suksesit), raportin mbi rrjedhjen e parasë si dhe informacione tjera plotësuese të nevojshme për menaxherët e ndërmarrjes dhe përdoruesit e jashtëm. Pas përfundimit të këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje:
– Të njohin zhvillimin historik të kontabilitetit dhe procesit të evidentimit të transaksioneve ekonomike;
– Të njohin udhëzuesit e kontabilitetit (supozimet, parimet, kufizimet);
– Të regjistrojnë llojet e ndryshme të transaksioneve ekonomike te firmat tregtare;
– Të bëjnë vlerësimin e KMSH-së dhe inventarit të mallit sipas metodave të kostos – FIFO-së, LIFO-së dhe mesatares;

Lëndët zgjedhore
E Drejta Biznisore 6 ECTS

E drejta biznesore është një lëndë e rëndësishme për zhvillimin intelektual dhe profesional të studentëve, sidomos të atyre që në të ardhmen do të jenë të angazhuar në fushën e biznesit. Tani më shumë se kurrë, kjo lëndë ka një rëndësi të veçantë sepse Kosova është duke kaluar nëpër një transformim juridik dhe ekonomik. Për atë arsye, kjo lëndë do t’i përgatisë studentet që t’i mësojnë rregullat ligjore të aplikueshme në Kosovë dhe në nivel ndërkombëtar. Të gjitha ato do t’ju mundësojnë studentëve një funksionim adekuat në një ambient juridik evolues. Studentët do të arrijnë rezultate të mira, siç janë: Kuptimi i natyrës së çështjeve juridike me të cilat ballafaqohen biznesmenët; Kuptimi i elementeve bazike të marrëdhënieve ndër-biznesore juridike; Kuptimi i metodave për identifikimin paraprak të problemeve të mundshme juridike në ambientin biznesor në vend dhe ndërkombëtar dhe zgjidhjen e problemeve potenciale në favor të tyre.

Viti II

Menaxhment 9 ECTS

Pas përfundimit të këtij studimi, studentët do të jenë në gjendje:
– Të njohin zhvillimin historik të menaxhmentit dhe organizimit të punës;
– Zhvillojnë dhe organizojnë menaxhmentin;
– Kuptojnë veçoritë kryesore të menaxhmentit bashkëkohor;
– Marrjin vendime menaxherile;
– Komunikoj, organizoj dhe planifikoj kontrollin Bazat e planifikimit si aktivitetet I procesit menaxherik.

Marketing 6 ECTS

Ligjëratat nga Marketingu do te ju ofroje studentëve njohurit teorike dhe praktike mbi marketingun si gjenerator i ndryshimeve ne botëkuptimin e tregut dhe konsumatorit posaçërisht. Studentet do te krijojnë bazën e njohurive te veta mbi marketingut e qe pastaj do tu mundësoj te bëjnë kërkimet e veta ne këto lami:
– Njoh rëndësinë e marketingut ne ndërmarrje;
– Përshkruan procesin e marketingut dhe ta kupton ate si një proces dinamik
– Mund të vlerëson burimet e të dhënave dhe metodat të cilat janë përdorur për ti mbledhur ato të dhëna;
– Të përshkruan elementet e marketing miksit.

Bazat e te Dhenave 9 ECTS

Ky model do ti pajisë studentët me njohuri hyrëse për të krijuar përmbajtjen e Bazës së të Dhënave, si dhe për ta strukturuar ate. Gjithashtu studentët pajisen me konceptet bashkëkohore të shkëmbimit të informatave në DBMS (Database Management System). Pas përfundimit të këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje të:
– Kenë një pasqyrë të parë mbi infrastrukturën dhe shfrytëzimin e teknikave te Access-it.
– Krijojë një përmbajtje statike me prezentim dhe strukturë të mirëfilltë për publikim në DBMS.
– Pasuroj përmbajtjen me elemente dinamike për të siguruar interaktivitet midis shfrytëzuesit dhe të Dhënave.
– Të kuptoj rëndësinë për performancë të mirë dhe shkallë të lartë të interaktivitetit krahas dizajnit kur bëhet fjalë për një System në korporim me Bazat e të Dhënave.
– Të dinë të specifikojnë problemin para se të fillohet me implementimin e zgjidhjes së tij.

Lidershipi 9 ECTS

Kjo lëndë është dizajnuar tu ofroj studentëve njohuri bazike mbi lidershipin si fenomen dhe ndikimin e tij në sjelljen organizative dhe individëve. Në këtë lëndë do të analizohen teoritë kyçe mbi lidershipin dhe do të analizohen faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikojnë në procesin e lidershipit. Studentët do të analizojnë në mënyrë kritike fenomenin e lidershipit dhe kufizimet e teorive të lidershipit. Me përfundimin e lëndës studentët do të mund të:
– Të përshkruajnë dhe analizojnë lidershipin dhe rolin e veçantë të drejtuesve në organizatë/komunitet;
– Identifikojnë dhe parashikojnë sfidat e lidershipit;
– Të kuptojnë dhe të marrin në konsideratë kompleksitetin e shkathtësive të lidershipit;
– Të kuptojnë se si liderët ndërtojnë organizata/komunitete të suksesshme duke u përqendruar në qartësinë organizative dhe në krijimin e kohezionit ekipor;
– Të dinë dhe aplikojnë pesë praktikat e lidershipit;
– Demonstrojnë se si fuqizohen raportet kyçe në mes stafit, udhëheqësit dhe komunitetit.

Menaxhmenti Financiar 9 ECTS

Ky modul do t’i pajisë studentët me njohuri bazike mbi çështjet themelore të organizimit dhe fushëveprimit të financave në firmë dhe të menaxhimit të tyre. Me kompletimin e këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje të:
– kuptojnë natyrën e problemeve dhe analizave financiare të firmave të cilat veprojnë për të maksimizuar vlerën në tregjet financiare;
– identifikojë burimet e riskut financiar dhe si të menaxhohet risku;
– kuptojë se çfarë është roli i analizës financiare dhe kujt i shërben ajo;
kuptojë se cilat teknika dhe metoda mund të përdorën në menaxhimin financiar për ti arritur qëllimet ekonomike të firmës.

Informatike Biznesi 6 ECTS

Si lëndë më specifike ka për qëllim që gjatë ligjeratave të njoftoj studentët me drejtimet e reja në këtë fushë, rolin dhe rëndësinë e informative në proceset afariste dhe në procesin e marrjes së vendimeve, të analizoj kërkesat informatike dhe ti njoftoj studentet me përparësit të cilat I ofron informatika dhe produktet e saj për një afarizëm të suksesshëm. Pas përfundimit të këtij studimi, studentët do të jenë në gjendje:
– Të njohin rëndësinë e përdorimit të teknologjisë informatike në afarizmin bashkëkohor,
– të kuptojnë se pse aplikimi I kësaj teknologjie është imperative I kohës,
– do të mund të bëjnë krahasime midis formave dhe modeleve të reja të biznesit të ndikuara nga teknologjia informative dhe komunikuese (ICT) e në veqanti Interneti dhe rrjetat kompjuterike,
– do të dine të projektojnë dhe dizajnon organizimin e të dhënave në baza të të dhënave.
– do të jenë në gjendje që praktikisht, duke e përdorur kompjuterin të zhvillojnë detyra dhe të zgjidhin problem ekonomike.

Lëndët zgjedhore
Busines English 6 ECTS

Disa prej qëllimeve të kursit janë: Aftësimi i studentëve për tema të ndryshme nga ekonomia, kompani biznesi, trende ekonomike, kultura dhe tekste autentike të cilat kane për qëllim ngritjen e nivelit te leximit, kuptimit dhe komunikimit gojor dhe me shkrim nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme si p.sh. prezantime, ese, pune jashtë klasës, dëgjim, diskutim etj. Në fund të kursit pritet që studenti të jetë në gjendje të :
• Ketë aftësi të të folurit, dëgjuarit, shkrimit dhe leximit të cilat;
• Mundësojnë mënyra efektive dhe të ndryshme të komunikimit;
• Në situata reale brenda dhe jashtë kontekstit akademik;
• Përjetojë dhe të analizojë stile të ndryshme të gjuhës angleze;
• Komunikojë me njerëz të profileve dhe sektorëve të ndryshëm.

Viti III

Menaxhimi i Burimeve Njerzore 6 ECTS

Disa nga qëllimet specifike të kësaj lënde:
– Do të ngritë aftësitë për të lidhur strategjinë e resurseve njerëzore me strategjinë e ndërmarrjes,
– Do të ngrit aftësitë për të kuptuar , zhvilluar dhe zbatuar sistematikisht zhvillimin dhe trajnimin e resurseve njerëzore
– Do të ngritë aftësitë intelektuale individuale dhe te organizatës (kolektive) – Demonstrojë dhe kuptoje funksionet e Burimeve njerëzore
– Te parashohë ndërrimet ne rrethine dhe ne baze te kësaj te jene ne gjendje te analizoje nevojat për Burimeve njerëzore të organizatave.
– Të vlerësojnë dhe ngrit performancën e organizatës
– Të aplikojnë metoda dhe instrumente për motivimin e Burimeve njerëzore ne organizata
– Të hulumtojnë dhe të orientohen në inovacione për Burimet njerëzore

Menaxhimi I Operacioneve 6 ECTS

Qëllimi i lëndës është që në kuadër të tërësisë së menaxhimit të ndërmarrjes të studiohet menaxhimi i operacioneve, funksioni i të cilave është transformimi i inputeve në outpute, përkatësisht në shërbime dhe produkte. Në fund të kursit studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë
– Rëndësinë e menaxhimit të operacioneve në ndërmarrje
– Të zhvillojnë menaxhimin e sistemit të operacioneve
– Të dinë të bëjnë kontrollën e sistemit të operacioneve
– Do të dine të projektojnë dhe dizajnojnë projektimin e produkteve, shërbimeve, sistemeve të dërgesës etj.
– Të dinë të bëjnë avancimin e operacioneve në ndërmarrje

Ndërmarrësi dhe NVM-te 6 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është që studentët:
• Të kuptojnë rëndësinë e Ndërmarrësit dhe NVM-ve për një ekonomi,
• T’i aftësojë dhe të rrisë shkathtësitë e tyre për të planifikuar dhe gjeneruar dhe menaxhuar NVM-të.
Pas përfundimit të këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje:
• Të përshkruajnë dhe të marrin iniciativa praktike për themelimin e NVM-ve,
• Do të jenë në gjendje që të dinë për strukturën pronësore dhe rëndësinë e ndarjes së • menaxhimit nga prona,
• Do të kuptojnë dhe kërkesat themelore të një plani të biznesit,
• Do të dinë rëndësinë e menaxhimit dhe si menaxhohen këto NVM-të,
• Do të njohin pengesat me të cilat ballafaqohen NVM-të,
• Rëndësinë e mjeteve financiare,
• Rëndësinë e pjesëmarrjes në export etj.

Kontabiliteti Menaxherial 6 ECTS

Studentet do te krijojnë bazën e njohurive te veta mbi kontabilitetin e menaxhmentit dhe të kostos e qe pastaj do t’u mundësoj të bëjnë kërkimet e veta në keto lami:
• Njoh rëndësinë e kontabilitetit menaxherial në njëmjedis dinamik biznesor, dhe metodat e ndarjes së kostove të tërësishme.
• Përshkruan procesin dhe përllogaritjen e kostove fikse dhe atyre variable të një investimi apo produkti dhe ta kupton atë si një proces dinamik në mjedisin biznesor;
• Ky modul, duhet të zhvillojë tek studentët këto shkathtësi: e komunikimit dhe prezantimit, e punës individuale, e të shkruarit të një raporti, e zgjidhjes së problemeve.

Sistemi I Informacionit te Menaxhimit 6 ECTS

Pas përfundimit të kësaj lënde studenti do të jetë në gjendje që:
– Të kuptojë problemet e përgjithshme nga fusha e Informatikës për zhvillimin e suksesshëm të afarizmit.
– Te kuptohet roli dhe rëndësia e SIM dhe teknologjisë ICT-së në proceset afariste.Roli i kësaj teknologjie në ndërtimin e aftësisë konkurruese të subjekteve ekonomike.
– Të kuptohet struktura e SIM dhe si ndikon në përkrahjen e menaxhmentit për marrjen e vendimeve cilësore.
– Te fitojnë aftësi të nevojshme për zbatimin e teknologjive informatike (ICT) në të gjithë sektorët e bizneseve.
– Të fitojnë aftësi për menaxhimin dhe përdorimin e veglave softuerike, rrjetit, internetit dhe bazat e të dhënave.

Menaxhmenti Strategjik 6 ECTS

Qëllimi i lëndës është që studentët të marrin njohuri lidhur me menaxhimin strategjik në nivel të avancuar. Pas përfundimit të kësaj lënde studenti do të jetë në gjendje që:
– Të njohin dhe të kenë mësuar se pse është i rëndësishme menaxhimi strategjik.
– të bëjnë analiza strategjike,
– Zhvillojnë dhe të mendojnë në mënyrë kritike duke u bazuar në teoritë e menaxhimit strategjik.
– të bëjnë analiza të mjedisit, vendosjen e vizionit, misionit dhe qëllimeve të ndërmarrjes, që në mënyrë të drejtpërdrejtë vazhdohet me analizën e mjedisit.
– Marrin vendime qe të dinë të bëjnë formulim të strategjisë, përkatësisht zgjedhjes së strategjisë me të cilën do të realizohen më së miri qëllimet e ndërmarrjes.
– Komunikoj, organizoj dhe planifikoj implementimin e strategjive.

Marketingu Ndërkombëtar 6 ECTS

Synimi i përgjithshëm i kësaj lënde është që t’ju ndihmon të zhvilloni një kuptim të variablave ekonomike, socio-kulturore dhe rregullimit politik të cilat ndikojnë në marketingun e produkteve dhe shërbimeve në mjedisin global. Me zhvillimin dhe përfundimin e lëndes, studentët do të munden:
– Kuptojnë se si parimet themelore të marketingut aplikohen në një mjedise të ndryshme kulturore, politike, ligjore dhe ekonomike,
– Të jenë në gjendje të analizojnë tregjet e huaja për të përcaktuar potencialin e tyre të veprimtarisë së tyre të përgjithshme,
– Të jenë në gjendje për të hartuar strategjitë për konkurrencën globale,
– Të jenë në gjendje të shpjegojnë metodat e ndryshme për të hyrë në tregjet e huaja, shkallën e angazhimit që kërkohet si dhe nivelet e rrezikut,

Menaxhimi I projekteve 6 ECTS

Fitimi i njohurive dhe shkathtësive për menaxhim të projekteve;
• Studentët të kuptojnë rëndësinë e hartimit të projektit si parakusht i rëndësishëm për sigurimin e mjeteve financiare nga institucionet e ndryshme financiare;
• Studentët fitojnë njohuri për hartimin dhe zbatimin e projektit;
• Të mundësojë studentëve ta njohin ndikimin e rrethinës në menaxhimin e projekteve;

Lëndët zgjedhore
Sociologji Ekonomike 6 ECTS

Lënda, Sociologji e Ekonomisë, trajton çështje të sociologjisë së përgjithshme të lidhura me ekonominë. Sociologjia Ekonomike synon t’ua krijojë idenë studentëve lidhur me ndërlidhjen e nevojën e studimit interdisiplinar, me rastin e marrjes me çështje te ekonomisë. Së këndejmi, kuptimi i infrastrukturës sociale të ekonomisë, politika dhe shteti, unionet, asociacionet, partnerët, grupet e interesit; entitetet dhe migrimi, familja, socializmi, mplakja e popullsisë, etj. janë vetëm disa nga çështjet në fokus të shtjellimit Pas përfundimit të këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje:
– Ofrimin e njohurive të përgjithshme rreth perspektivave kryesore teorike dhe metodologjinë e hulumtimit në Sociologji.
– Familjarizimin me temat dhe problematikat kryesore të Sociologjisë.
– Zhvillimin e „imagjinatës sociologjike‟ dhe qëndrimit kritik përkitazi me atë se si shoqëria ju formëson juve dhe se si ju e formësoni shoqërinë
– Të sfidoni “dijet e vetëkuptueshme” për shoqërinë dhe të kuptoni shkencërisht trajtat e strukturimit dhe organizimit të shoqërisë si dhe mënyrën e funksionimit të saj;
– Të njihni natyrën e fenomeneve shoqërore si dhe të familjarizoheni me format, metodat dhe mundësitë për studimin e tyre;
– Të shpjegoni zhvillimet, dukuritë dhe proceset e ndryshme shoqërore si dhe raportin e tyre me 2 individët, grupet, strukturat dhe institucionet më të gjera shoqërore.

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19