Dekanati

Idriz Sopjani
Dekan
Idriz Sopjani u lind në Prishtinë më 1983. Karrierën e tij profesionale dhe akademike e ka të zhvilluar në fushën e infermierisë. Në vitin 2006 diplomoi në nivelin Bachelor në Departamentin e Infermierisë dhe Mamive në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në 2010 diplomoi në studimet Master në shkenca shëndetësore dhe infermierore në Universiteti Martin- Luther, Halle-Wittenberg të Fakultetit të Mjekësisë në Gjermani.
Studimet e doktoratës i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Institutit të Shkencave Shëndetësore dhe Infermierore në Universitetin Martin- Luther, Halle-Wittenberg në Gjermani, me temë “Vlerësimi i implementimit të fushatës globale të OBSH-së “SHPËTONI JETË: Pastroni Duart tuaja” në spitalet e Kosovës me vlerësim pre dhe post.
Në vitin 2009 është certifikuar nga EBM Detusche Netzwerk me titullin trajnues për “Evidence-based Practice” në infermieri. Nga viti 2015 është anëtar i Bordit Etik në Odën e Infermierëve të Kosovës.
Në vitin 2016 ka realizuar trajnimin e akredituar nga Ministria e Shëndetësisë për edukimin e vazhdueshëm profesional të infermierëve me temë “Parandalimi i infeksioneve intraspitalore”. Në vitin 2012 ka botuar librin “Ndërgjegjësimi i infermierëve dhe mamive në fushën e kërkimit shkencor” manual dhe ka përkthyer në gjuhën shqipe udhërrëfyesin e OBSH-së për sigurinë e pacientit në vitin 2015 “Udhërrëfyesit e OBSH-së për Higjienën e Duarve në Kujdesin Shëndetësor“.
Në uebfaqen e Asociacionit Ndërkombëtar të Infermierëve ka publikuar dy punime: “Kujdes efektiv, Kosto efektive” dhe “Përmirësimi i reziliencës së sistemeve shëndetësore”.
Flet rrjedhshëm gjuhën angleze, gjermane dhe ka njohuri bazë të gjuhës serbo-kroate.
Ligjëron lëndën:
Edukimi dhe promovimi shëndetësor
CV
- +383 38 600 005 ext 134
- [email protected]

Shqipe Tahiri
Prodekane
Shqipe Tahiri karrierën e saj profesionale dhe akademike e ka të zhvilluar në fushën e infermierisë. Në vitin 2007 diplomoi në nivelin Bachelor në Departamentin e Infermierisë dhe Mamive, në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Studimet master në shkenca infermierore, i mbaroi në Fakultetin e Shëndetit Publik të Universitetit “Ismail Qemali”, në Vlorë.
Aktualisht është duke bërë studimet e doktoratës në Fakultetin e Kujdesit Shëndetësor dhe
Infermieror në Universitetin “Angela Boskin”, në Slloveni,
Nga viti 2008 deri 2010 ishte e angazhuar si mësimdhënëse në Shkollën e Mesme të Lartë të Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë. Nga viti 2010 deri në 2014, punoi si asistente e angazhuar në Departamentin e Infermierisë dhe Mamive në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Në vitin 2014-2016 ligjëruese në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”.
Që nga viti 2016 është e angazhuar në Fakultetin e Infermierisë të Kolegjit AAB, ku mban edhe pozitën e prodekanes.
Deri më tani ka marrë pjesë në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, kryesisht nga fusha profesionale. Vlen të ceket pjesëmarrja në European Nursing Module (ENM) at Bern College of Higher Education in Nursing, Bern Switzerland.
Mban edhe certifikimin si trajnere në “Train the trainer Ongoing supervision during internships”.
Ligjëron lëndët:
Bazat e Infermierisë
Edukimi dhe Promovimi Shëndetësor
Pratika e Avancuar Infermierore
CV
- +383 38 600 005
- shqipe1.t[email protected]

- +383 38 600 005
- [email protected]