Infermieri e përgjithshme

Qëllimi dhe profili i programit

Programi i studimeve Infermierore (programi i ciklit të parë profesional) është një program studimi profesional i arsimit të lartë në përputhje me Direktivën e BE 2005/36 / EC, mbi njohjen e Deklaratës së Bolonjës, strukturën e sistemit arsimor të Kosovës, Akti i Arsimit të Lartë të Republika e Kosovës dhe standardet dhe kriteret e Agjencisë Kosovare të Akreditimit për Arsimin e Lartë. Programi bazohet në udhëzimet në përgjithësi të disponueshme në internet të shoqatave ndërkombëtare si:
Standardet për edukimin para-regjistrimit të infermierisë (Këshilli i Infermierisë dhe Mamive, 2010-NMC, 2010): standardet kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar që gëzojnë njohjen ndërkombëtare;
Drejtimet strategjike për fuqizimin e shërbimeve të infermierisë dhe të mamive 2011-2015 (Organizata Botërore e Shëndetësisë-OBSH, 2010);
Standardet globale për arsimin fillestar të infermierëve dhe mamive profesionale (OBSH, 2010);
Kuadri dhe Kompetencat e vazhdueshme të kujdesit infermieror të ICN-së (Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve (ICN), 2008);
Infermierinë dhe Mamitë Burimet Njerëzore për Shëndetësi. Standardet globale për arsimin fillestar të infermierëve dhe mamive profesionale (WHO, 2009).

Rezultatet e pritura të studimit

Pas përfundimit të këtij programi, të diplomuarit do të jenë në gjendje të: planifikojnë dhe zbatojnë aktivitetet e infermierisë në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor (primar, sekondar, terciar). Integrojnë të dhënat, vlerësimin klinik dhe prioritetet e pacientëve në planifikimin dhe vlerësimin e qëllimeve të kujdesit shëndetësor. Menaxhojnë dhe ushtrojnë profesionin e tyre në mënyrë të organizuar dhe të pavarur, Ofrojnë kujdes efikas për individin, familjen e tij / saj dhe komunitetin, duke respektuar dallimin, kulturën dhe përkatësinë etnike. Edukojnë komunitetin e tyre ne një menyre të shëndetshme të jetesës, Demonstrojnë integrimin e njohurive, aftësive dhe qëndrimeve profesionale nëpërmjet përdorimit të provave dhe arsyetimit klinik. Ofrojnë kujdes të infermierisë në vende të ndryshme të punës sipas nivelit të tyre të arsimimit. Komunikojnë me sukses me pacientët/klientët, dhe kolegët nga ekipet e tjera të infermierisë dhe të demonstrojnë aftësitë e komunikimit dhe të menaxhimit për sigurinë e pacientit dhe duke siguruar sigurim të cilësisë në punë grupore Demonstrojnë aftësitë në përdorimin e teknologjisë, sistemit të teknologjisë informative dhe në zbatimin e kujdesit shëndetësor. Mendojnë në mënyrë kritike, vlerësojnë dhe interpretojnë njohuri të ekspertëve në marrjen e vendimeve klinike për pacientët, për të siguruar kujdes me cilësi të lartë bazuar në prova. Marrin pjesë në bashkëpunimet ndërdisiplinore për të siguruar një sistem cilësorë të kujdesit të për trajtimin e pacientëve. Koordinojnë detyrat e infermierisë në përputhje me procedurat përkatëse ligjore dhe t’i përmbahen standardeve etike që lidhen me sigurinë e pacientit, konfidencialitetin dhe të drejtën për privatësi. Aplikojnë parimet etike në zbatimin e kujdesit shëndetësor dhe mësojnë me aktivitete të pavarura, vetë-përmirësuese vetë-vlerësuese për punën e tyre si pjesë e ekipeve të tyre të infermierisë.

Kohëzgjatja dhe vëllimi

Studimet e Infermierisë zgjasin tre (3) vite, me gjithsej gjashtë (6) semestra dhe kreditohen me 180 ECTS. Kreditë ECTS llogariten në bazë të ngarkesës së punës së studentëve me 40 orë mësimore në javë, duke përfshirë të gjitha format e të mësuarit , të dokumentuara në përshkrimet e moduleve simë poshtë. Gjatë një viti, një student duhet të grumbullojë 60 ECTS në mënyrë që të përfundojë atë vit. Bazuar në këto të dhëna, një numër i caktuar i kredive janë të ndara për çdo kurs individual. Për një (1) kredi ECTS studenti do të duhet të arrijëtë paktën 30 orë ligjërata, seminare, praktikë klinike, punë laboratorike dhe studim të pavarur.

Niveli dhe grada akademike

Me përfundimin e studimeve studentët fitojnë titullin: Bachelor i Shkencës në Infermieri (BSc).

Lista e lëndëve

Viti I

Bazat e infermierisë – 8 ECTS

Lënda njofton studentët me këndvështrimet historike të infermierisë, sistemin e sotëm të kujdesit shëndetësor dhe rolin e kujdesit infermieror, si një profesion dhe praktikë. Në këtë lëndë paraqiten konceptet themelore të infermierisë, sikurse shëndeti dhe mirëqenia, rritja dhe zhvillimi, procesi i kujdesit infermieror, komunikimi dhe shëndeti tërësor/holistik. Vëmendje e veçantë u është kushtuar njohjes së teorisë dhe aftësive të nevojshme për praktikën e infermierisë. Studentët do t’i mësojnë standardet e praktikës dhe parimet etike e ligjore lidhur me praktikën mbi kujdesin e pacientit. Ky është niveli fillestar i infermierisë, ku studentët njoftohen me diturinë themelore të infermierisë dhe aftësitë, përfshirë funksionet e varura, të pavarura dhe të ndërvarura të një infermieri.

Infermieria tek të moshuarit dhe Geriatria – 9 ECTS

Kjo lëndë paraqet ndikimet e ndërlidhura të cilat ndikojnë te njerëzit gjatë pleqërisë së tyre. Do të merren parasysh efektet fizike dhe mendore të procesit normal të plakjes. Do të shqyrtohen patologjitë jonormale, diagnoza dhe trajtimet e nevojshme. Kjo do të përfshijë gjendjen akute dhe kronike. Do të diskutohen qëndrimet shoqërore dhe kulturore të plakjes. Do të hulumtohen efektet e plakjes brenda familjeve. Do të shqyrtohet ofrimi i shërbimeve për mbështetje shëndetësore dhe sociale. Do të diskutohen rreziqet dhe parandalimi i dëmit. Do të hulumtohen çështjet etike dhe emocionale.

Etika infermiore dhe legjislacioni – 3 ECTS

Lënda përbëhet nga studimi i ligjeve, rregulloreve dhe konsideratave etike në lidhje me ofrimin e sigurt të kujdesit infermieror efektiv dhe profesional, me vëmendje kushtuar ndikimit të procesit politik në rregulloret rreth praktikës së infermierisë. Po ashtu temat e përfshira janë konfidencialiteti, etika dhe praktikat e infermierisë, kufijtë profesional, rishikimi, etika dhe legjislacioni i kujdesit shëndetësor. Vetëvlerësimi i studentit inkurajohet në mënyrë që t’i mundësohet secilit student që të bëhet i përgjegjshëm dhe përgjegjës për ngritje dhe zhvillim profesional, personal, etik dhe ligjor ne kuadër të praktikës së infermierisë. Studenti: mëson për marrëdhëniet ndërmjet kujdesit infermieror dhe etikës; identifikon vlerat themelore në kujdesin infermieror; njeh dallimin ndërmjet vlerave personale dhe profesionale; kupton dhe përkufizon koncepte të tilla si etika, morali, e mira dhe e drejta, vetëdija dhe virtytet; dallon fazat e zhvillimit moral të Kohlbergut.

Kujdesi primar shëndetësor në kontekstin kosovar – 4 ECTS

Ky kurs përqendrohet në shoqëri, se si është i organizuar dhe se si kjo mund të ndikojë në të drejtat e individit, në veçanti kjo ka të bëjë me shoqërinë kosovare. Bazat e shëndetësisë publike do të studiohen dhe metodat epidemiologjike do të identifikojnë përcaktuesit kyç shëndetësorë dhe problemet shëndetësore brenda popullatës. Studimi i sistemit të kujdesit shëndetësor, bazuar në analizën e të dhënave shëndetësore do të mundësojë të kuptuarit e faktorëve ekonomikë të cilët kanë lidhje me shëndetin brenda shoqërisë.

Aftësitë studimore për universitet dhe praktika – 3 ECTS

Është esenciale që infermierët profesionalë të dëshmojnë përmes aftësive komunikuese, që janë efektivë në promovimin e bashkëveprimit optimal me të tjerët, në situata të ndryshme. Kjo lëndë përqendrohet në zhvillimin e aftësive të komunikimit të ekspertëve gjatë komunikimit, me ofrues tjerë të kujdesit shëndetësor dhe pacientë, si dhe gjatë komunikimit të informacionit profesional përmes të shkruarit dhe të folurit. Gjithashtu, ndihmon në zhvillimin e studimit dhe aftësive të teknologjisë informative. Fokusi i lëndës është zhvillimi i aftësive komunikuese të ekspertëve të nevojshëm për të komunikuar me profesionistët e kujdesit shëndetësor, pacientët dhe familjet, si dhe gjatë komunikimit të informacioneve profesionale përmes të shkruarit, teknologjisë informative, prezantimit dhe të folurit.

Gjuhë e huaj I – Anglisht ose Gjermanisht- 3 ECTS

Kjo lëndë ka për qëllim aftësimin e studentëve për të zotëruar gjuhën angleze ose gjuhën gjermane, prandaj qëllimi është që atyre t’u lejohet të përdorin literaturë moderne në mjekësi dhe të kërkojnë në literaturë të tillë. Studentët do të fitojnë shkathtësi bazike të gjuhës angleze ose gjermane, me theks të veçantë në fjalorin mjekësor dhe përdorimin e tij në kërkime shkencore. Lënda është në harmoni me nivelin B1 (për gjuhë të huaj I), B2 (për gjuhë të huaj II), C1 (për gjuhë të huaj III dhe IV) dhe C2 (për gjuhë të huaj IV) sipas CEFR. (Korniza e Përbashkët Evropiane e Referencës për gjuhët.)

Shkencat e jetës I (Anatomia, Fiziologjia dhe Patalogjia ) – 3 ECTS

Studenti do të kuptojë konceptet themelore dhe definicionet e anatomisë, fiziologjisë, biokimisë dhe biofizikës. Lënda do t’ju tregojë nomeklaturën anatomike standarde dhe përdorimet e saj në punë praktike dhe studime. Fushat tjera të studimit do të përfshijnë pjesët anatomike, pozitat e tyre dhe fakte të veçanta anatomike. Ky kurs poashtu do të përfshijë funksionet bazike të një trupi të shëndetshëm dhe ndërveprimet në mes të organeve të trupit, se si çdo sistem rregullon funksionet e tij dhe kalkulon (llogarit) devijimet e parametrave fiziologjikë nga vlerat normale. Përdorimi i instrumenteve standarde për matjen e parametrave fiziologjikë dhe vlerësimi i vlerave të matura do të shpjegohet në mënyrë kritike. Në kurs poashtu do të paraqiten parimet moderne të pato-fiziologjisë për t’iu mundësuar studentëve të kuptojnë shkakun dhe efektet e proceseve të sëmundjeve dhe të fitojnë njohuri rreth procedurave diagnostike në pato-fiziologji dhe roline patologjisë në trajtimin e pacientit.

Shkencat e jetës II ( Biokimia, Biofizika dhe Radiologjia) – 3 ECTS

Studenti do të kuptojë konceptet themelore dhe definicionet e anatomisë, fiziologjisë, biokimisë dhe biofizikës. Lënda do t’ju tregojë nomeklaturën anatomike standarde dhe përdorimet e saj në punë praktike dhe studime. Fushat tjera të studimit do të përfshijnë pjesët anatomike, pozitat e tyre dhe fakte të veçanta anatomike. Ky kurs poashtu do të përfshijë funksionet bazike të një trupi të shëndetshëm dhe ndërveprimet në mes të organeve të trupit, se si çdo sistem rregullon funksionet e tij dhe kalkulon (llogarit) devijimet e parametrave fiziologjikë nga vlerat normale. Përdorimi i instrumenteve standarde për matjen e parametrave fiziologjikë dhe vlerësimi i vlerave të matura do të shpjegohet në mënyrë kritike.

Edukimi dhe provimi shëndetësor – 3 ECTS

Kjo lëndë do të eksplorojë për besimet, prioritetet dhe përcaktuesit shëndetësorë, politikat vendore dhe kombëtare të aplikueshme për shëndetin, burimet dhe mundësitë për edukimin shëndetësor, përgjegjësitë e infermierisë në mësimdhënie dhe promovimin e shëndetit, rehabilitimin, kontributin e profesionistëve të tjerë shëndetësor. Do të bëhet ekzaminim i detajuar i trendit të të ushqyerit në shoqërinë kosovare.

Infermieria në kontekst (Psikologjia dhe Sociologjia) – 5 ECTS

Kjo lëndë i njofton studentët me parimet e sjelljes njerëzore dhe teoritë e lidhura me mesimnxënien, personalitetin dhe sjelljet shoqërore. Psikologjia zhvillimore, motivimi, sjellja shoqërore, gjuha dhe komunikimi poashtu do të shqyrtohen. Ndërgjegjësimi dhe të kuptuarit e rëndësisë së psikologjisë dhe shkathtësitë psikologjike në kujdesin infermieror do të inkurajohen. Konceptet themelore psikologjike, strukturat dhe dinamika e personalitetit si dhe rëndësia e marrëdhënieve ndërpersonale dhe dinamika grupore do të shqyrtohen. Do të zhvillohet aftësia për të kryer intervenime themelore psikologjike në kujdesin infermieror. Do të diskutohet rëndësia e psikologjisë për të shtuar trajtimin e suksesshëm mjekësor. Do të ekzaminohen përcaktuesit shoqërorë si dhe faktorët psiko-socialë të shëndetit dhe sëmundjes. Do të përfshihen faktorët shoqërorë të cilët mund të ndikojnë në marrëdhëniet ndërpersonale të profesionistëve të kujdesit shëndetësor.

Kujdesi shëndetësor në komunitet – kujdesi shtëpiak (në kontekstin e shëndetësisë kosovare) – 10 ECTS

Parimet e kujdesit parësor shëndetësor në raport me Kosovën. Qasjet ndërkombëtare për ofrimin e kujdesit parësor poashtu do të merren parasysh. Do të diskutohen çështjet të cilat mund të ndikojnë në kujdesin parësor. Koncepti i komunitetit do të merret parasysh dhe studentët do të inkurajohen për të fituar një perspektivë të gjerë në infermierinë shëndetësore të komunitetit duke e aplikuar këtë tek individët, familjet, dhe grupet brenda komunitetit. Theksi do të vihet në promovimin e shëndetësisë dhe në kujdesin parësor shëndetësor me konsideratë të veçantë të çështjeve të veçanta shëndetësore në zonat e largëta. Do të diskutohet strategjia e promovimit të shëndetit dhe parandalimit të sëmundjeve përkatëse për kujdesin parësor shëndetësor, kujdesin shëndetësor në shtëpi, shtëpitë e të moshuarve dhe kujdesin rehabilitues. Aspektet e kujdesit janë hulumtuar bazuar në qasjet demografike dhe epidemiologjike, si dhe në rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor dhe aftësitë në zgjidhjen e problemeve dhe të mendimit kritik të cilat veprojnë si bazë për infermieri në çdo ambient të komunitetit.

Gjuhë e huaj II – Anglisht ose Gjermanisht – 3 ECTS

Kjo lëndë ka për qëllim aftësimin e studentëve për të zotëruar gjuhën angleze ose gjuhën gjermane, prandaj qëllimi është atyre t’u lejohet të përdorin literaturë moderne në mjekësi dhe të kërkojnë në literaturë të tillë. Studentët do të fitojnë shkathtësi bazike të gjuhës angleze ose gjermane, me theks të veçantë në fjalorin mjekësor dhe përdorimin e tij në kërkime shkencore. Lënda është në harmoni me nivelin B1 (për gjuhë të huaj I), B2 (për gjuhë të huaj II), C1 (për gjuhë të huaj III dhe IV) dhe C2 (për gjuhë të huaj IV) sipas CEFR. (Korniza e Përbashkët Evropiane e Referencës për gjuhët.)

Module zgjedhore (përzgjidhni një nga lista përzgjedhëse – Lista B)

Viti II

Infermieria në shëndetin e foshnjës dhe fëmijës – 9 ECTS

Kjo lëndë u ofron studentëve dije që mundëson zhvillimin e aftësive të nevojshme për t’u kujdesur për fëmijët dhe familjet e tyre. Konceptet teorike të zhvillimit të shëndetshëm të fëmijës nga fëmijëria deri në adoleshencë diskutohen duke përfshirë paraqitjen dhe të mësuarit, strategjitë përballuese në situata të vështira brenda familjes. Rëndësia e mbrojtjes dhe promovimit të shëndetit p.sh. parandalimi i aksidentit, vaksinimi dhe programet e imunitetit, shëndeti oral dhe i dhëmbëve, të ushqyerit e duhur, pushimi dhe stërvitjet. Do të diskutohen sëmundjet e zakonshme të fëmijërisë, problemet kronike shëndetësore dhe sëmundjet akute, përfshirë shkakun, simptomat, diagnozën dhe trajtimin. Do të mësohet rëndësia e kujdesit të fëmijëve dhe familjeve në qendër, sidomos në qoftë se fëmija ka nevojë të shtrohet në spital. Do të diskutohet zbatimi multi-kulturor i përkujdesjes së foshnjave dhe fëmijëve në një shumëllojshmëri të kujdesit shëndetësor.

Infermieria për shëndetin e gruas, gjinekologji dhe obstetrikë – 12 ECTS

Do të hulumtohen problemet specifike të shëndetit të gruas. Do të ekzaminohen çrregullimet e shëndetit riprodhues. Do të përshkruhen fazat e shtatzënisë. Do të diskutohet për rolin e infermierisë në lidhje me shëndetin e gruas.

Farmakologjia në infermieri – 3 ECTS

Duke u bazuar në njohuritë e biologjisë njerëzore kjo lëndë prezanton farmakologjinë, shqyrton veprimet terapeutike të medikamenteve në trup, efektet anësore dhe ndërveprimet e medikamenteve. Gjithashtu merren parasysh përgjegjësitë infermierore në lidhje me përdorimin e e barërave.

Gjuhë e huaj III – Anglisht ose Gjermanisht – 3 ECTS

Kjo lëndë ka për qëllim aftësimin e studentëve për të zotëruar gjuhën angleze ose gjuhën gjermane, prandaj qëllimi është që atyre t’u lejohet të përdorin literaturë moderne në mjekësi dhe të kërkojnë në literature të tillë. Studentët do të fitojnë shkathtësi bazike të gjuhës angleze ose gjermane, me theks të veçantë në fjalorin mjekësor dhe përdorimin e tij në kërkime shkencore. Lënda është në harmoni me nivelin B1 (për gjuhë të huaj I), B2 (për gjuhë të huaj II), C1 (për gjuhë të huaj III dhe IV) dhe C2 (për gjuhë të huaj IV) sipas CEFR. (Korniza e Përbashkët Evropiane e Referencës për gjuhët.)

Module zgjedhore (përzgjidhni një nga lista përzgjedhëse – Lista B)

Infermieria dhe shëndeti tek adoloshentët – 4 ECTS

Kjo lëndë zhvillon të kuptuarit e studentit për zhvillimin e shëndoshë fizik dhe mendor. Do të merretparasysh ky zhvillim brenda strukturave multi-kulturore sociale, gjithashtu do të vazhdojnë të studiohen edhe nevojat unike të adoleshentëve, duke përfshirë familjen dhe trysninë nga kolegët.

Kujdesi Infermieror në lidhje me shëndetin mental dhe psikiatri – 12 ECTS

Kjo lëndë u paraqet studentëve teoritë që lidhen me çrregullimet e zakonshme psikiatrike dhe nevojat specifike të personave me çrregullime psikike. Përfshin një përmbledhje të trajtimeve të ndryshme që janë në dispozicion për personat me çrregullime psikike. Do të merren parasysh çështjet etike si: përputhshmëria e pacientit me trajtimin, pëlqimin e informuar, shtrimi i menjëhershëm në spital. Do të identifikohet zbatimi i legjislacionit dhe rregulloreve përkatëse; dhënia e informacioneve tek personat që kanë vështirësi në të mësuar. Studentët do të zhvillojnë ndërgjegjësim për efektet e mundshme të sëmundjes psikike që mund të ndikojnë në familje. Studentët do t’i shqyrtojnë qëndrimet negative që mund t’i kenë disa anëtarë të shoqërisë karshi atyre me çrregullime psikike dhe gjithashtu atyre të cilët kanë vështirësi në të mësuar. Studenti do të jetë i informuar për shërbimet sociale dhe shëndetësore që janë në dispozicion për personat me çrregullime psikike dhe për ata të cilët kanë vështirësi në të mësuar. Studenti do të zhvillojë aftësitë e duhura të komunikimit dhe kujdesit profesional.

Programi Diagnostiko-Terapeutik – 3 ECTS

Kjo lëndë tek studentët do të përcjellë njohuri dhe mirëkuptim në lidhje me: Njohuritë themelore mjekësore për sëmundjet e brendshme. Menaxhimin e pavarur infermieror të një pacienti me sëmundje të brendshme si dhe njohuri specifike për natyrën e sëmundjes së caktuar për të ofruar kujdesin e duhur infermieror. Studentët do të mësojnë të njohin të gjitha elementet e përbashkëta të marrjes së anamnezës, të ekzaminimit infermieror dhe përqasjen e duhur infermierore të një pacienti me një sëmundje të caktuar të brendshme. Aftësim praktik në vlerësimin dhe përcaktimin e nivelit të dhimbjes dhe gjendjes së përgjithshme të një pacienti. Të kuptuarit e ecurisë të sëmundjes dhe ndryshimeve përkatëse shëndetësore që shkakton ajo te një pacient.

Principet e kontrollit të infeksioneve dhe sëmundjeve infektive (Bakteriologjia, Virologjia dhe Parazitologjia) – 5 ECTS

Kjo lëndë zhvillon njohuritë në lidhje me organizmat që shkaktojnë infeksionet. Në këtë lëndë do të hyjnë edhe studimi i epidemologjisë dhe terminologjia lidhur me të. Do të zhvillohet njohuria mbi organizmat sëmundje-shkaktues. Do të ofrohet informacioni për të mundësuar njohjen e infeksionit. Do të përshkruhen procedurat diagnostike dhe trajtimi i bazuar në dëshmi. Do të rishikohen efektet dhe zhvillohet njohuria rreth infeksionit të individëve dhe komuniteteve. Kjo do të përfshijë rishikimin e kontrollit të infeksionit. Do të ofrohen informacione për shumëllojshmërinë e sëmundjeve të zakonshme infektive dhe do të diskutohet për kujdesin e duhur të infermierisë që duhet ofruar në spitale dhe në komunitete për personat me këto kushte.

Gjuhë e huaj IV – Anglisht ose Gjermanisht – 3 ECTS

Kjo lëndë ka për qëllim aftësimin e studentëve për të zotëruar gjuhën angleze ose gjuhën gjermane, prandaj qëllimi është atyre t’u lejohet të përdorin literaturë moderne në mjekësi dhe të kërkojnë në literature të tillë. Studentët do të fitojnë shkathtësi bazike të gjuhës angleze ose gjermane, me theks të veçantë në fjalorin mjekësor dhe përdorimin e tij në kërkime shkencore. Lënda është në harmoni me nivelin B1 (për gjuhë të huaj I), B2 (për gjuhë të huaj II), C1 (për gjuhë të huaj III dhe IV) dhe C2 (për gjuhë të huaj IV) sipas CEFR. (Korniza e Përbashkët Evropiane e Referencës për gjuhët.)

Module zgjedhore (përzgjidhni një nga lista përzgjedhëse – Lista B)

Viti III

Hulumtimi në Infermieri – 5 ECTS

Kjo lëndë do t’i zhvillojë njohuritë e studentëve në lidhje me procesin e hulumtimit. Kjo lëndë është dizajnuar që t’u mundësojë studentëve të lexojnë dhe vlerësojnë në mënyrë kritike për hulumtimet, e me theks të veçantë aplikimit në praktikën e tyre klinike.

Menaxhimi dhe udhëheqja në infermieri – 4 ECTS

Kjo lëndë ka për qëllim që studentëve t’ua zgjerojë të kuptuarit rreth planifikimit, organizimit dhe ofrimit të kujdesit të duhur infermieror. Kjo lëndë do të lehtësojë zhvillimin e aftësive kritike dhe analitike lidhur me ofrimin e kujdesit infermieror, menaxhimin dhe udhëheqjen.

Infermieria në kujdesin akut dhe kritik – 6 ECTS

Kjo lëndë do t’i mundësojë studentëve të ofrojnë kujdesin e duhur të bazuar në dëshmi për pacientët që janë të sëmurë në gjendje kritike. Në këtë lëndë do të ketë përmbledhje për përkujdesin që duhet ofruar në vendosjen akute dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar. Studentët do të mësojnë si bëhet monitorimi hemodinamik. Zhvillimi i aftësive të vlerësimit dhe ndërhyrjeve për pacientin akut. Përdorimi i duhur i aftësive të komunikimit me pacientin dhe familjarët. Asistimi për njohjen e çështjeve etike dhe ligjore në ndryshimet e mundshme jetësore dhe në situatat kufizuese jetësore; do të merret parasysh diversiteti kulturor. Vazhdimi i zhvillimit të aftësive të duhura për ofrimin e kujdesit. Prezantimi i detajuar dhe i saktë i sistemeve të regjistrimit.

Kujdesi Infermieror për të rriturit (Mjekësor/Kirurgjikal) – 12 ECTS

Kjo lëndë bazohet në njohuritë e studentëve për zhvillim të shëndetshëm, për të mundësuar të kuptuarit e nevojave të të rriturve në sëmundje fizike. Kjo do të shqyrtojë patopsikologjinë e sëmundjes, shkaqet, simptomat, diagnozën dhe trajtimin e të dy gjendjeve, akute dhe kronike. Do të shqyrtohen efektet fizike dhe mendore afatshkurta dhe afatgjata, për te ardhmen e shëndetit dhe mirëqenies. Aftësitë psikomotorike të kujdesit dhe një shumëllojshmëri e procedurave të kujdesit do të mbahen në klasë, ndërsa arritja e kompetencave do të bëhet në spital ose në komunitet.

Module zgjedhore (përzgjidhni një nga lista përzgjedhëse- Lista B)

Praktika e avancuar infermierore – 18 ECTS (Semetri II)

Kjo lëndë konsolidon programin. Studentëve do t’u ofrohen mundësi për të zhvilluar aftësitë e tyre në infermierinë klinike; të praktikojnë aftësitë e menaxhimit në mjedise të ndryshme; demonstrojnë hulumtim të bazuar sistematik, të individualizuar dhe etik gjithashtu edhe menaxhimin e qasjes së kujdesit tek pacientët, familjarët dhe profesionistëve të tjerë të shëndetit.

Teza e Diplomës – 6 ECTS (Semetri II)

Studenti: Do të njihet me librin e Rregullave mbi Shkrimin dhe Mbrojtjen e Tezës së Bachelor, Njohja me fazat e përgatitjes së tezës së bachelorit, nga hartimi i një propozimi të tezës, përmes kryerjes së hulumtimeve, shkrimit të tezës dhe mbrojtjes së saj, Mëson gjuhën standarde dhe elementet e dokumenteve të përshkruara në hartimin e tezës së bachelorit, Mëson rreth procesit të dorëzimit dhe mbrojtjes së një teze tëbachelorit. Informohet për mundësitë e studimeve të mëtejshme, Zhvillon kompetencat etike, përgjegjësinë ndaj pacientëve në shkallën bachelor që përbëhet nga hulumtimi i aplikuar dhe analiza e rasteve klinike Njohuri dhe mirëkuptim: Njihet me fazat e shkrimin dhe mbrojtjes së Tezës Bachelor; Mund të sigurojë të drejtat e privatësisë duke pasur parasysh konfidencialitetin e pacientëve.

Module zgjedhore (përzgjidhni dy nga lista përzgjedhëse- Lista A)

MODULET ZGJEDHORE NGA LISTA A

Kujdesi Paliativ – 3 ECTS

Infermieria në sallën e operacionit – 3 ECTS

Infermieria tek nëna dhe i posalinduri – 3 ECTS

Menaxhimi i dhimbjes – 3 ECTS

MODULET ZGJEDHORE NGA LISTA B

Cilësia në kujdesin infermieror – 3 ECTS

Infermieria rehabilituese – 3 ECTS

Hyrje në infermierinë transkulturore – 3 ECTS

Hyrje në sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti – 3 ECTS

Sporti dhe dietat – 3 ECTS

Komunikimi dhe marrëdhëniet ndërpersonale në infermieri dhe kujdesin shëndetësor – 3 ECTS

INSTITUTI AAB
APLIKO