Menaxhment Shëndetësor

Qëllimi dhe profili i programit

Programi master menaxhment shëndetësor është program i nivelit të dytë sipas Kornizës së Qualifikimeve Europiane – Area e Edukimit më të lartë (European Qualifications Framework, European Higher Education Area EQF – EHEA), dhe nivelit 7 sipas EQF dhe Kornizës së Kualifikimit të Kosovës. Studimet e nivelit master janë të orientuara në studime të thelluara të çështjeve të caktuara si objekte studimore të këtyre programeve. Prandaj, në përputhje me kërkesat e Manualit të Agjencionit Akreditimit në Kosovë, gjatë hartimit të këtij programi, AAB është kujdesur që niveli i kompetencave dhe aftësive që studentët fitojnë të jenë në përputhje me përshkruesit e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve.Progami implementohet bazuar në “Rregullore për organizimin e studimeve master” të Kolegjit AAB.

Rezultatet e pritura të studimit

Pas përfundimit të këtij programi, të diplomuarit do të jenë në gjendje të: demonstrojnë njohuri dhe kuptim të thellë të aspekteve kryesore të funksionimit të sektorit shëndetësor; Implementojnë dhe zhvillojne ide origjinale bazuar në informacion të qartë për përmirësimin e vendit të punës, performancës së organizatës dhe efikasitetit te personelit; angazhohen në qasjen sistematike të kërkimeve shkencore dhe përpunimit të informacionit dhe fenomeneve në organizatat e kujdesit shëndetësor; zbatojnë i qasje të reja për zgjidhjen e problemeve në situata të reja duke përdorur njohuri të reja dhe konsiderouar përvojat e akumuluara në sektorin e kujdesit shëndetësor; bëjnë gjykime kompetente në situata me informacion të kufizuar, gjithmonë duke reflektuar konsiderata sociale dhe etike; të shprehin qartë dhe t’i komunikojnë përfundimet dhe gjykimet e tyre një audience të specializuar dhe ose jo- të specializuar; të vazhdojnë avancimin e njohurive bazuar në qasje sistematike, koherente dhe të vetëdijshme për zhvillimin personal; Marrin përgjegjësi për veprimet individuale dhe zhvillimin profesional dhe punën e  një grupi të personelit në sektorin e shëndetësisë.

Niveli dhe grada akademike

Me përfundimin e studimeve studentët fitojnë titullin: Master of Science (MSc) in Health Management.


Viti I

Metodologjia e hulumtimit shkencor – 10 ECTS

Lënda ka për qëllim të mësoj studentët lidhur me bazat e hulumtimit shkencor si dhe aplikimin e tyre në Projekt propozimin e tezës master shkencor në menaxhment shëndetësor. Studentët do të njoftohen me paradigmat kërkimore dhe metodat e hulumtimit që përbëjnë praktikën e menaxhmentit shëndetësor dhe sistemit të kujdesit shëndetësor; thellojnë njohuritë lidhur me rëndësinë e hulumtimit dhe zhvillimin e hipotezës dhe njihen me metodat e hulumtimit, ashtu që ato të mund të aplikon për tezën master; njihen me karakteristikat e punës hulumtuese; kontekstin social dhe politik të punës kërkimore; zhillojnë një vështrim kritik të mënyrave të ndryshme të klasifikimit të hulumtimit; shqyrtojnë arsyet kryesore, parimet dhe mënyrat praktike për të integruar metoda të ndryshme hulumtuese cilësore dhe sasiore në një studim të vetëm; mësojnë për qasje të ndryshme të analizës së të dhënave në SPSS; shqyrtojne dimensionet etike të hulumtimit; hulumtojnë dhe analizojne në mënyrë kritike hartimin e një studimi kërkimor, duke përfshirë këtu dhe hartimin e pyetësorve, me referencë në një fushë të zgjedhur dhe metodologjinë e preferuar; aftësohen në mbledhjen e të dhënave empirike për vendimmarrje; marrin njohuri rreth konkluzioneve statistikore; mësojnë për qëllimin, përdorimin dhe llojet e metodave statistikore, përzgjedhjen e metodave, shqyrtimin e të dhënave, interpretimin e të dhënave; fitojnë njohuri në lidhje me konceptet bazë dhe përdorimit të teknikës analizës cilësore të dhënave. 

Menaxhimi i institucioneve shëndetësore – 10 ECTS

Gjatë studimit të kësaj lënde studentët do të njohtohen me shtyllat bazë dhe metodat e menaxhmentit në përgjithësi, si dhe specifikat e menaxhimit të institucioneve shëndetësore në veçanti. Studentët do të marrin njohuri themelore lidhur me lidershipin si koncept, teorite, stilet dhe sfidat e lidershipit; njihen me menaxhimin e ndryshimeve; menaxhimin e institucionit shëndetësor; njihen me rolin e shtetit në sektorin e shëndetësisë; rëndësinë e sistemit informativ shëndetësor në menaxhim; kuptojnë menaxhimin financiar në shëndetësi; bazat e menaxhimit  të cilësisë; të burimeve njerëzore; dhe të projekteve; kuptojnë rëndësinë e pasqyrave financiare dhe përdorimit të tyre; mësojnë për parandalimin e mashtrimit dhe abuzimit; orientimet e kujdesit shëndetësor drejt komunitetit; shërbimet dhe sjelljen konsumatore, menaxhimin e shërbimit ndaj pacientit, si konsumator. Njëkohësisht do të marrin njohuri themelore për trendet moderne të planifikimit, organizimit, drejtimit dhe kontrollit të punës në një institucion shëndetësor; do të debatojnë për mundësitë e menaxhimit në mjedise të ndryshme klinike; do të debatojnë për strategji të ndryshme të menaxhiimit dhe zhvillojnë aftësi të analizës kritike për mënyrat e ndryshme të menaxhimit.

Organizimi dhe funksionimi i sistemit shëndetësor – 8 ECTS

Studentët do të familjarizohen me bazat e organizimit dhe funksionimit të sistemit shëndetësor dhe njoftohen me kornizën e matjes së performancës së sistemit shëndetësor. Studentët do të kuptojnë brendësitë e organizimit dhe funksionimit të mirëfilltë  të sistemit shëndetësor; mësojnë për rezultatet përfundimtare  dhe të ndërmjetme të sistemit shëndetësor; levat kyresore të kontrollit të funksionimit të sistemit shëndetësor për të arritur rezultatet finale të sistemit shëndetësor (përimrësimi i statusit shëndetësor, mbrojta nga risku financiar dhe rritjen e kënqashmërisë) si dhe rëndësinë e matjes së tyre; kuptojnë qasjen multidiciplinore për zhvillimin dhe analizimin e reformave në sektorin shëndetësor; analizojnë e performancën e sistemit shëndetësor në Kosovë dhe vendet tjera; kuptojnë principet e matjes së performancës së për përmirësimin e sistemit shëndetësor; kuptojnë metodologjitë analitike për matjen e performancës të sistemit shëndetësor dhe teoritë relevante etike.

Lidershipi – 8 ECTS

Lënda ofron njohuri bazë rreth kuptimit të lidershipit,tiparet e liderit; karakteristikat kryesore që e veçojnë një lider; dallimin mes liderit dhe menaxherit dhe autoritetit zyrtar dhe jozyrtar.Në mënyrë më të detajuar lënda trajton llojet kryesore të lidershipit si dhe rëndësinë e etikës në vendimmarrje.

Etika dhe deontologjia – 6 ECTS

Lista zgjedhore A

Qëllimi kryesor i lëndës është paisja e studentëve me njohuri themelore në lidhje  me çështjet morale në praktikën shëndetësore, si dhe krijimi i një opinioni faktik tek studentët se aplikimi i rregullave të moralit është  thelbësore për zhvillimin e praktikës së mirëfillte shëndetësore; studentët do të fokusohen në analizën e raportit profesionist shëndetësor – pacient; njohjes se parimeve etike siç janë respekti për njerëzit, aftësia për përfitimin e besimit të pacientëve dhe familiarëve, pëlqimi pas informimit paraprak; dallimi i situatatve të rënda. si dhe të ballafaqimi me ato në mënyrë sa më racionale dhe parimore; kuptimi i njohjes dhe rëndësia e njohjes dhe aplikimit të rregullave të  etikës;  njohja  e ndërveprimeve me kolegët dhe shoqërinë; njohja e ndërveprimeve të udhëheqjes së institucionit ose reparti shëndetësor, apo të hulumtimeve mjekësore.

Aspektet legale të sistemit shëndetësor – 6 ECTS

Kjo lëndë njofton me rolin dhe rëndësinë e regullatorit në funksionimin e institucioneve shëndetësore dhe sistemin shëndetësor; Studentët do të njihen burimet e legjislacionit; mёsojnё pёr pasojat nga dёmet pёr shkak tё neglizhencёs dhe lёndimeve tё qёllimshme; aplikimin e aktiviteteve pёr sanim tё dёmeve dhe reduktim tё riskut; njohin aspektet që mund te kriminalizohen, si dhe procedurat legale dhe praktikat e gjykimit; njohin aspektet legale tё organizmit tё organizatёs shёndetёsore;  mësojnë pёr rёndёsinë e bashkёpunimit me partnerёt relevant; njohin aspektet legale-etike qe ndёrlidhen me fundin e jetёs; njohin të drejtat dhe pёrgjegjёsitё e punёtorёve shёndetёsor.

Menaxhimi i resurset njerëzore dhe komunikimi – 6 ECTS

Lënda ka për qëllim aftësimin e studentëve për menaxhim praktik dhe efektiv të resurseve njerëzore. Studentët do të njihen me legjislacionit relevant lidhur me menaxhimin e resurseve njerëzore; aplikimin praktik të njohurive për punësimin efektiv të resurseve njerëzore; rëndësisë trajnimit dhe kompenzimit të resursve njerëzore; kuptojnë dhe aplikojnë procesimin e drejtë në rast të ndërprerjes së punës;  do të jenë të aftë për krijimin e planeve për vazhdimësi të punës së organizatës; dhe njohin drejtimet e reja në marrëdhëniet e punonjësve.

Ekonomia e shëndetësisë – 6 ECTS

Lënda ka për qëllim njoftimin me bazat e ekonomisë së shëndetësisë. Studentët do te njihen me konceptet themelore të mikro-ekonomisë, relevante për ekonominë shëndetësore; statistikat për ekonominë shëndetësore; nocionin e ofertës dhe kërkesës që ndërlidhet me prodhimin e shëndetit; kostotos dhe teknologjine e kujdesit shëndetësor; kërkesës për kapitalin njerëzor; si dhe kërkesës dhe ofertës për sigurme shëndetësore. Studentët do të njihen me tregjet e informacioneve dhe të sigurimeve; faktorët kyresor në sektorin shëndetësor si institutionet jo-profitabile, spitalet dhe kujdesi shëndetësor afatgjatë; do të njihen me konceptet kyresore të sigurimit social si barazia, efiqienca dhe nevoja; kuptojnë rolin dhe rëndësine e intervenimit te qeverive në tregjet e kujdesit shëndetësor; si dhe sigurimin social.

Menaxhimi financiar - 6 ECTS

Njohtimi me konceptet e menaxhimit financiar, qasjet e mundshme për përmirësimin e financimit të kujdesit shëndetësor dhe reduktimin e rreziqeve fiskale specifike të sektorit përmes koordinimit më të mirë të burimeve financiare të alokuara. Fokusimi do të jetë në hartimin e blerjeve strategjike, strukturave për monitorimin dhe vlerësimin e rezultateve të kujdesit shëndetësor dhe mënyrën se si mund të përdoren informacionet e performancës në vendimmarrjen buxhetore. Studentët do të pajisen me njohuritë bazë mbi rolet dhe funksionet e Menaxhimit Financiar në një organizatë shëndetësore; do të aftësohen për analizë të detajuar të mjedisit në të cilin veprojnë organizatat me qëllim që vendimet menaxheriale të jenë në një nivel të lartë efektiviteti. Studentët do të orjentohen në  përdorimin e teknikatve racionale  ndihmëse në funksion të përmirësimit të cilësisë së menaxhimit financiar; si dhe me njohuritë e fituara do të aftësohen profesionalisht dhe njëkohësisht të kuptojnë me sukses në praktikat e biznesit.

Viti II

Teknologjia informative dhe komunikimi në kujdesin shëndetësor – 8 ECTS

Qëllimi i lëndës është që studentet pas përfundimit të jenë në gjendje të kuptojnë se çka janë sistemet e informacionit dhe cila është rëndesia tyre për institucionin shëndetësor, në kuadër të sistemit shëndetsor të një shteti. Studentët do të njihen me format e planifikimit të sistemi të informacionit (resurset dhe kapacitete), se cilat janë parametrat që duhet të merren parasysh për planfikim e një sistemi të informimit. Studentët do të kenë njohuri mbi infrastrkuturen ligjore në Republiken e Kosovës mbi sistemin e informimit Shëndetësor; format e financimit dhe planifkimit buxhetor, janë të rëndësishme në ndërtimin e sistemeve të qëndrueshme të informacionit shëndetësor.

Cilësia në kujdesin shëndetësor – 8 ECTS

Qëllimi kryesor i lëndës është pajisë studentët me njohuri udhëheqëse, si të hartohet dhe të zbatohet një program efektiv i matjes së cilësisë, veçanërisht në spitale, duke i kushtuar vëmendje të madhe rëndësisë së matjes klinike, në ofrimin e këshillave dhe veprimeve praktike. Ashtu si me çdo përpjekje për të përmirësuar performancën, matja është hapi i parë në përmirësimin e kujdesit   dhe reduktimin e gabimeve mjekësore, dhe kjo do të jenë fokusi fillestar i kësaj lënde. Studentët do të njihen lidhur me kërkesat në rritje për publikimin e cilësisë së ofruesve si dhe informamatave të tjera te vlefshme për vendimmarrjen nga ana konsumatorëve/pacientëve;  Studentët do të mësojnë se si do të zgjidhen praktikisht treguesit e cilësisë; si të mbledhin të dhënat dhe të organizojnë ato, dhe të krijojnë një pasqyrë për të monitoruar progresin e përmirësimit të cilësisë. Studentët do të zhvillojnë aftësi analitike efektive, duke përfshirë mënyrën dhe kohën kur duhet të pranohen kufizimet dhe variacionet; si dhe si të përdoren matjet e cilësisë për të përmirësuar performancën klinike dhe operacionale.

Shëndeti Global – 8 ECTS

Lënda diskuton konceptin e shëndetit global; mënyrat e ndikimit të faktorëve të ndryshëm në shëndetin global si: mënyra e ushqimit dhe siguria e ushqimit; ambienti dhe ndryshimet klimatike; statusi social – ekonomik dhe niveli i zhvillimit ekonomik të shteteve; kulturat besimet dhe zakonet; përparimet teknologjike dhe teknologjia e informimit; niveli i ndryshëm i qasjes në shërbime shëndetësore; funksionimi i sistetemeve të ndryshme shëndetësore; menaxhimi i insituticioneve. Studentë do të njihen me zhvillimet më aktuale relvante për shëndetin global.

Menaxhimi i projekteve – 6 ECTS

Lista zgjedhore B

Qëllimi i lëndës është aftësimi teorik dhe praktik i studentëve në menaxhim të projeteve shëndetësore. Studentët do të njihen me ciklin e projekteve; të bëjnë analizë  financiare për hartimin e projekteve; të bëjnë studime  të  arsyeshmërisë së një projektit; të identifikojnë, gjenerojnë, hartojnë, menaxhojnë, ekzekutojnë, monitorojnë dhe vlerësojnë projekte sipas metodologjive dhe teknikave me të avancuara; si dhe të aplikojnë metodat  e menaxhimit të kohes, interaktivitetit të proceseve, resurseve, cilësise dhe risqeve nëpër faza të ndryshme të projektit.

Trendet në kujdesin shëndetësor – 6 ECTS

Kujdesi shëndetësor po ndryshon në vazhdimësi. Kjo lëndë i mëson studentët me drejtimin në të cilin shkojnë këto ndryshime.  Studentët do të mësojnë për mënyrën si po ndryshon sistemi shëndetësor që t’i përshtatet situatave të reja. Nevoja për menaxhim më të mirë të financave dhe proceseve, adoptimi i teknologjive të reja dhe veçmas i teknologjisë informative, ruajtja e cilësisë në kohën e financimit të pamjafueshëm dhe mungesës së punëtorëve shëndetësor (veçmas te infermiereve), komplianca me ligjet nacionale, shfrytëzimi i rrjeteve sociale dhe ruajtja e privatësisë janë tema që ndërtojnë lëndën e trendeve në kujdesin shëndetësor.

Shëndeti mjedisor – 6 ECTS

Kjo lëndë synon të rrisë njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet në shëndetin e mjedisit. Përmes një qasje ndërdiciplinore prezantohen parimet dhe metodat e aplikuara në shëndetin e mjedisit. Kuptimi i rreziqeve të shëndetit mjedisor, duke përfshirë toksikologjinë, mikrobiologjinë, analizën e lëndimeve dhe konceptet përkatëse psiko-sociale. Studentët do të mësojnë të vlerësojnë rrezikun dhe menaxhimin e rrezikut; aplikojnë kornizë për hetimin dhe menaxhimin e problemeve të shëndetit mjedisor;  të njohin rrugët e ekspozimit (cilësia e ajrit, ujit dhe kanalizimeve, çështjet ushqimore dhe bujqësore); të njohin bazat e zhvillimit të qëndrueshëm (vendbanimet dhe urbanizimi, energjia, industria dhe shqetësimet globale); si dhe çështjet etike dhe planifikimin e veprimit.

Tema Master Shkencor – 30 ECTS

Pjesë e rëndësishme e punës së studentit për ketë nivel është teza hulumtuese për magjistraturë. Përmbajta e tezës hulumtuese bëhet bazuar në domenet e hulumtimit të propozuara nga mësimdhëndësit, studenti, me të dhëna që tregojnë që studenti ka aplikuar parimet e metodologjisë së hulumtimit shkencor. 

 

Tema e master-it shkencor zhvillohet sipas “Rregullore për organizimin e studimeve master”. Pas finalizimit të provimeve, studenti mund të filloj procedurën e paraqitjes së “Projekt temës master shkencor”, studenti zgjedh temën nga lista preliminare e publikuar nga Dekanati, dhe ne procesin e aplikimit mund të propozoj mentorin. Studenti duhet të plotesojë kërkesën për lejimin e punimit të temës dhe projekt propozimin e temës sipas formatit të institucionit. Vetëm pas përfundimit të provimeve të parapara në Programin e studimeve, miratohet Projekti i temës së propozuar.  Këshilli i Studimeve Master pas shqyrtimit të kërkesës për lejimin e temës së diplomës, vendos për ”lejimin” ose ·refuzimin” e punimit te temës së masterit. Për detaje lexo më shumë “Rregullore për organizimin e studimeve master”.

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19