E Drejta Kushtetuese Administrative
Qëllimi dhe profili i programit E Drejta Kushtetuese Administrative
Programi i nivelit Master – drejtimi Kushtetues Administrativ është hartuar si program bashkëkohor, fleksibile e studimor në fushën kushtetuese dhe atë administrative të nivelit master. Ky program ofron dije të avancuara teorike dhe praktike në fushën administrative kushtetuese si dhe nivel të lartë të zotërimit të shkathtësive hulumtuese empirike e teorike-shkencore. Studentët në këtë program informohen, pajisen me të arriturat më të reja nga fusha kushtetuese dhe ajo administrative si dhe kanë mundësi për demonstrimin e shkathtësive, njohurive e aftësive të tjera kreative në segmentin hulumtues përmes punës seminarike, projekteve hulumtuese, punës praktike si dhe shkrimit dhe hartimit të tezës së masterit.
Rezultatet e të nxënit
Në përfundim të këtij programi të studimit, studentët do të jenë në gjendje të:
- demonstrojnë njohuri të thelluara nga fusha e së drejtës administrative dhe kushtetuese dhe të krijojnë lidhjen e ideve origjinale me teoritë e caktuara të fushës;
- analizojnë rastet studimore, lidhjet në mes të shkaqeve e pasojave dhe në mënyrë kritike të ofrojn zgjidhje të mundshme, për çështje e probleme sfiduese të fushës administrative;
- krahasojnë aspketetet kushtetuese administrative me vende të ndryshme duke avansuar praktikat më të mira si dhe aftësinë për shkëmbimin e eksperiencave të tyre profesionale;
- demonstrojnë aftësi për integrimin e njohurive dhe trajtimin e problemeve komplekse duke reflektuar mbi çështjet etike dhe çështjet sociale në lidhje me zbatimin e njohurive dhe gjykimeve të tyre;
- aplikojnë të arriturat, dijen e nxënë dhe të bazohen në prirjet bashkëkohore, duke qenë në gjendje kësisoji të përballen suksesshëm në pozicionet e tyre të punës;
- zhvillojnë aftësitë kërkimore hulumtuese në mënyrë të vazhdueshme duke qenë në hap me trendet e të arriturat shkencore;
- dizajnojnë projektin hulumtues dhe dëshmojnë aftësinë e të mësuarit i cili ju lejon atzre të vazhdojnë të studiojnë në mënyrë kryesisht të vetë-drejtuar ose të pavarur.
Niveli dhe grada akademike
Programi i Studimit E Drejta Kushtetuese Administrative është program Master, përkatësisht program i nivelit VII të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK-së). Me rastin e përfundimit të këtij programi stduentët do të marrin diplomë me gradën akademike LLM në e Drejta Kushtetuese Administrative.
Kohëzgjatja dhe vëllimi
Studimet në Programin LLM në e Drejta Kushtetuese Administrative zgjasin 1 vit, 60 ECTS me gjith ë sej 2 semestra.
Secili semestër duhet të plotësojë kuotën e 30 ECTS.