Komunikim Masiv
Specializim: Produksion

Qëllimi dhe profili i programit

Drejtimi i Produksion i nisur fillimisht për të përmbushur nevojat specifike të një grupi studentësh të orientuara nga produksioni dhe postproduksioni si pjesë e realizimit të gazetarisë elektronike, para së gjithash është dëshmuar jo vetëm i suksesshëm si i tillë, por ka ngritur edhe nevojën e zhvillimit të idesë për ndërtimin e programeve të tilla modulare që prodhimi final i të cilave mund të vihet në shërbim të fushave të ndryshme, përfshirë filmin, muzikën, mediat elektronike e kështu me radhë. Drejtimi i Produksionit bëhet edhe më i rëndësishëm me zhvillimin e medieve në Kosovë dhe me zhvillimin e profileve të reja dhe atraktive për tregun vendor dhe atë ndërkombëtar në kuptim të zyrave të marketingut, zyrave për marrëdhënie publike etj. Zyrat e marketingut, shtëpitë filmike dhe produksionet e ndryshme filmike dhe agjencitë e këtij lloji kanë nevojë për profilin që përgatitet në këtë drejtim studimesh të programit të Komunikimit Masiv. Institucioni për këtë drejtim ka në dispozicion sallën e montazhit televiziv, radiomontazhit, sallën e transmetimeve, videokamera, fotokamera etj, të cilat janë në dispozicion për punën praktike të studentëve.

Rezultate e pritshme

Pas përfundimit të studimeve, diplomanti është i aftë që:

Titulli i gradës akademike (emërtimi i saktë)

Me përfundimin e studimeve të nivelit të parë studenti merr thirrjen:
Bachelor i Komunikimit Masiv – drejtimi i Produksionit (BSc)

Kohëzgjatja dhe vëllimi

Programi Bachelor është i organizuar në 6 semestra akademikë, çdo semestër i ka nga 15 javë dhe nga 30 ECTS, që do të thotë studenti për diplomim duhet t`i arrijë 180 ECTS. 960 orë ligjërata dhe 420 orë ushtrime në tri vitet e studimit. Gjithsej 1280 orë në vit ngarkesë në auditor.

Viti I

Hyrje ne Komunikime – 6 ECTS

Të aftësojë studentët për t’i njohur, dalluar dhe zbatuar parimet kryesore të teorive të komunikimit masiv. Të ushtrojë ata që të kenë guxim të dalin para publikut per te artikuluar mendime, ide, qendrime, perkthime etj Ligjërata teorike do të trajtojë teoritë e komunikimit masiv me shembuj praktik se si ato reflektohen te publikët heterogjenë në shoqëri; Rastet që merren si shembuj janë eksperimentale madje edhe vetë brenda grupit të studentëve. Studentët gjithashtu do të vetëtrajtojnë shembuj mbi bazën e teorive komunikuese për rëndësinë e komunikimeve ndërpersonale dhe masive.

Historia e Filmit dhe Televizionit- Produksion – 6 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të njihen me historinë e filmit dhe të televizionit, drejtimet dhe zhvillimin e tyre, si edhe me emrat më të rëndësishëm që nga lindja e filmit dhe televizionit. Pra, historia e filmit dhe televizionit shikohet nga aspekti më i ngushtë estetik e deri te dimensioni social, me koncentrim në vendosjen e dominimit të regjisorit. Qëllimi është që studenti të arrijë njohuri për të kuptuar artin e filmit dhe televizionit.

Dizajni Grafik-Produksion- 7 ECTS

Lënda Dizajni Grafik që ligjerohet për studentët e drejtimit të Produksionit në Fakultetin e Komunikimit Masiv ka për qëllim që të percjellë tek studentët njohuri të mjaftueshme teorike dhe praktike duke u mbështetur në mësimdhënien bashkëkohore. Si qëllim specifik i këtij kursi semestral është identifikimi i studentëve me prirje të theksuar për të realizuar ide kreative ne fushen e dizajnit grafik dhe shtytja e tyre për t’ju përkushtuar në të ardhmen, profesionit të dizajnerit grafik.

Gjuhe Angleze – 6 ECTS

T’i thellojë njohuritë e tyre të deritanishme; T’i përgatisë studentët e interesuar për këtë gjuhë shume të rëndësishme për gazetari dhe komunikim masiv; T’i ushtrojë studentët me të gjitha format e komunikimit si: shkrimin, leximin, të dëgjuarit, të kuptuarit dhe të folurit; Metodologjia e mësimdhënies është e mbështetur para së gjithash në ligjërata në klasë dhe në ushtrime në klasë. Studentët që ndjekin këtë kurs kanë mundësi të ndjekin edhe ligjërata të gërshetuara me ushtrime, si dhe orë interaktive të diskutimeve për punimet e tyre të pavarura, si detyra klase që janë të rregullta pothuajse për secilën orë të ushtrimeve. Studentët marrin pikë vlerësuese që llogariten në ndërtimin e notës përfundimtare përmes detyrave në klasë dhe në shtëpi

Skenari – 5 ECTS

Kursi i lëndës së Skenarit si qëllim ka përgatitjen e studentëve për shkruar skenar, duke filluar nga ideja, zgjerimi i idesë dhe rruga deri tek finalizimi i një skenari. Aftësimi i studentëve të Komunikimit masiv dhe gazetarisë për të shkruar një skenar çfarëdo qoftë ai, televiziv, filmik apo edhe i llojeve të tjera të komunikimit është i domosdoshëm për përgatitjen e tyre sa më të mirë për tregun e punës.

Montazh- 7 ECTS

Njohja dhe mësimi i historisë së zhvillimit të montazhit dhe format e saj; njohja me gramatikën e gjuhës së filmit dhe krijimin e hapësirës dhe kohës në film. Roli dhe detyrat e montazhit, historia e zhvillimit të formave të ndërlikuara të montazhit, struktura e veprës filmike, fotografia natyrore e filmit dhe relativiteti i saj, kuadri, parametrat e kuadrit dhe montazhi, planet filmike, pozita e kamerës, këndi i regjistrimit, regjistrimet objektive dhe subjektive, kundrimi dhe lidhja e tyre, F-efekt, lëvizja e kuadrit dhe lëvizja e kamerës, orientimi në hapësirë, kohë dhe orientimi psikologjik.

Bazat e Produksionit – 6 ECTS

Qëllimet e këtij kursi janë që studentët të njihen me produksionin e medies, duke përfshirë këtu produksionin kinematografik (filmi artistik), produksionin teatral, produksionin televiziv (seriale, emisione) dhe produksionin e New Media (Internet). Kjo lëndë mësimore do jetë e bazuar në menaxhimin e tri marrëdhënie kryesore në produksion: buxhet, njerëz dhe kohë.

Viti II

Regji Televizive Gazetari – Produksion – 6 ECTS

Studentët do te njihen me bazat e regjise televizive duke përfshire leksionet mbi konceptet themelore të regjise ne TV, në botë dhe në vendin tonë. Programi i regjise televizive , një program i studimit prezanton studentët me bazat dhe me strukturën e gjuhës së filmit dhe me aspekte të ndryshme të punës së tyre të drejtuar në praktikë me sektorët e televizionit ,për të punuar në faza të ndryshme të prodhimit – nga përgatitje për xhirim -xhirimi dhe post-prodhimit/ produksioni ne teknologjine dixhitale dhe njohurive teorike në lidhje me artin e Televizionit.

Fotografia Mediale – 6 ECTS

Lënda Fotografia Mediale që ligjerohet per studentët e drejtimit të Produksionit në Fakultetin e Komunikimit Masiv ka për qëllim që të percjellë tek studentët njohuri të mjaftueshme teorike dhe praktike duke u mbështetur në mësimdhënjen bashkëkohore. Si qëllim specifik i këtij kursi semestral është identifikimi i studentëve me prirje të theksuar për të realizuar fotografi kreative dhe shtytja e tyre për t‘ju përkushtuar, në të ardhmen, profesionit të fotografit.

Produksioni Medial – 6 ECTS

Montazh- 6 ECTS

Njohja dhe mësimi i historisë së zhvillimit të montazhit dhe format e saj; njohja me gramatikën e gjuhës së filmit dhe krijimin e hapësirës dhe kohës në film. Roli dhe detyrat e montazhit, historia e zhvillimit të formave të ndërlikuara të montazhit, struktura e veprës filmike, fotografia natyrore e filmit dhe relativiteti i saj, kuadri, parametrat e kuadrit dhe montazhi, planet filmike, pozita e kamerës, këndi i regjistrimit, regjistrimet objektive dhe subjektive, kundrimi dhe lidhja e tyre, F-efekt, lëvizja e kuadrit dhe lëvizja e kamerës, orientimi në hapësirë, kohë dhe orientimi psikologjik.

Gazetari Televizive – 6 ECTS

T’i pajisë me informacion nga të gjitha zhanret, format dhe metodat e punës gazetare në televizion; Të aftësojë studentët që të marrin njohuritë kryesore që do t’i shërbejnë atyre të jenë të përgatitur për punë në mediet televizive. Të kuptuarit, analizuarit dhe zbatuarit e të folurit në publik dhe për publik në medien televizive. Televizioni sot; Hulumtimi vizual; Tema dhe struktura e raportit; Si të shkruhet për televizion; Stilet e xhirimit dhe montimi; Intervistat televizive; Paraqitja para kamerës; Përdorimi i zërit në televizion; Transmetimet e drejtpërdrejta; Shkrimi dhe pamjet; Përballë shikuesit; Interpretimi i tekstit.

Marketing Medial – 5 ECTS

Marketingu medial është një koncept relativisht i ri përdoret nga bizneset për zhvillimin e një komuniteti online, i cili lejon klientët të kënaqur të mblidhen dhe të lartësojne virtytet e një marke të caktuar. Në shumicën e rasteve, komuniteti online përfshin mekanizma të tilla si blogs, tv-të, mesazhet dhe komente për produktet dhe Wikipedia të cilat kontribuojnë në një forum transparent tek postimi, i vlerëson, kritikat, pyetjet dhe sugjerimet.
Studentët duhet të jenë në gjendje të:
1. Artikulojnë funksionet thelbësore të biznesit, por më veçanërisht rolin e aktiviteteve te marketingut medial.
2. Demonstrojnë dhe të kuptojnë mjedisin e biznesit.
3. Demonstrojnë të kuptuarit, për të identifikuar, dhe aplikojnë konceptin e marketingut miks: produkti, çmimi, promovime dhe shpërndarjen e taktikave të kompanisë nëpërmes MM.
4. Demonstrojnë një kuptim bazë të sjelljes se konsumatorëve.
5. Aplikojnë konceptet e strategjisë së marketingut për të analizuar rastin e biznesit, duke ofruar rekomandime për firmë.
Zbatojnë njohuritë e strategjisë operative të një firme sipas koncepteve te marketingut miks , duke nxjerre një përfundim rreth ndikimit te tij në komunitetin në përgjithësi.

Kamera Praktika – Produksion- 6 ECTS

Qëllimi i kursit është që të njihen studentët me bazën teknike te përfshira në Kolegjin AAB – Fakulteti i Komunikimit – Produksioni: video, filmi , pajisjet për video-kinematografi dhe ndriçimi. Studentët duhet të kalojnë të gjitha fazat e përgatitjeve për xhirim me kamera – nga prova teknike të video kamerave dhe testeve e ushtrimeve të ndryshme.
Kursi ofron njoftimin e studentëve me organizimin dhe funksionimin e mënyrave te xhirimit ne situata te ndryshme ne punën e programit te lajmeve dhe programi dokumentar ne TV.
Zhvillimi i këtij kursi është i rëndësishëm për përgatitjen sa më të mirë të diplomantëve të ardhshëm për tregun e punës. Metodologjia e mësimdhënies është e mbështetur para së gjithash në ligjërata në klasë, ku gjatë analizave të cilët do të shfaqen para studentëve, do të analizohen stilet e punës dhe kreativitetit të kameramanit. Këto ligjërata do të mbështeten edhe me orët e ushtrimeve-simulimeve në vepër.

Regji Televizive Gazetari – Produksion – 6 ECTS

Studentët do te njihen me bazat e regjise televizive duke përfshire leksionet mbi konceptet themelore të regjise ne TV, në botë dhe në vendin tonë. Programi i regjise televizive , një program i studimit prezanton studentët me bazat dhe me strukturën e gjuhës së filmit dhe me aspekte të ndryshme të punës së tyre të drejtuar në praktikë me sektorët e televizionit ,për të punuar në faza të ndryshme të prodhimit – nga përgatitje për xhirim -xhirimi dhe post-prodhimit/ produksioni ne teknologjine dixhitale dhe njohurive teorike në lidhje me artin e Televizionit.

Produksioni Medial – 6 ECTS

Qëllimet e këtij kursi janë që studentët të njihen me produksionin e medies, duke përfshirë këtu produksionin kinematografik (filmi artistik), produksionin teatral, produksionin televiziv (seriale, emisione) dhe produksionin e New Media (Internet). Kjo lëndë mësimore do jetë e bazuar në menaxhimin e tri marrëdhënie kryesore në produksion: buxhet, njerëz dhe kohë.

Fotografia Mediale 2- 5 ECTS

Lënda Fotografia Mediale që ligjerohet per studentët e drejtimit të Produksionit në Fakultetin e Komunikimit Masiv ka për qëllim që të percjellë tek studentët njohuri të mjaftueshme teorike dhe praktike duke u mbështetur në mësimdhënjen bashkëkohore. Si qëllim specifik i këtij kursi semestral është identifikimi i studentëve me prirje të theksuar për të realizuar fotografi kreative dhe shtytja e tyre për t‘ju përkushtuar, në të ardhmen, profesionit të fotografit.

Regjistrimi dhe Dizajnimi i Zerit ne Studio – 5 ECTS

Në këtë kurs studentët do të njihen me teknologjinë dhe programet që përdoren për regjistrim dhe dizajnim të zërit në studio. Kursi synon t’i mundësojë studentëve të pajisen me njohuri profesionale mbi procesin e inçizimit, editimit, revidimit, miximit dhe postprodukimit të audio produkteve me cilësi të lartë.
Programet kyçe: Cubase SX2, Cubase SX3 deri te Cubase 7.
* Kjo lëndë ofron një pasqyrë të shëndoshë si një formë e komunikimit dhe praktikës.
* Studentët do të kenë aftësi për të punuar me mjete profesionale dhe software për dizajnim dhe regjistrim të zërit.
* Aftësi për t’u angazhuar në një detyrë krijuese brenda kufijve të kufizuara dhe të paraqesë rezultatin në përputhje me specifikat e sakta.

Viti III

Praktike Televizive – 6 ECTS

Lënda praktikë televizive ka për qëllim përgatitjen e studentëve për të raportuar për televizion dhe për të udhëhequr emisione të natyrave të ndryshme në TV. Lënda synon që të aftësojë studentët me njohuri të nevojshme për punën e gazetarit televiziv. Praktika në gazetari do t’u mundësojë studentëve që të arrijnë standarde të larta në gazetarinë televizive, të kryejnë punët e dhëna me efikasitet dhe profesionalizëm, si dhe të reflektojnë në mënyrë kritike për punën e gazetarit dhe ndikimin që ka ajo te shikuesit. Njëri ndër qëllimet e lëndës është të zhvillojë të menduarit analitik te studentët , me qëllim të njohjes me vlerat, përgjegjësitë dhe rëndësinë që ka gazetaria televizive si profesion. Ky program do t’u mësojë studentëve si të identifikojnë lajmin , çfarë qasje duhet t’i japim temave që trajtojnë, hulumtimin e temave, si të raportojnë, si të udhëheqin emisione LIVE (debate, intervista, etj), si të respektojnë afatet e dhëna kohore. Programi është i gërshetuar me pjesën teorike dhe praktike, të cilat e plotësojnë njëra tjetrën.

Produksioni ne Film e TV – 6 ECTS

Qëllimi është që studentët të njihen me elementet kryesore të produksionit të filmit dhe televizionit dhe punën e regjisorit me producentët, veçanërisht në kontekst në punën praktike të cilën e bën studenti si punë personale. Profesioni i producentit; llojet kryesore të produksionit; producenti-autori; producenti – bashkëpunëtori; fazat fillestare të produksionit; pozita dhe roli i regjisorit në fazat e produksionit

Gazetari Online – 5 ECTS

Qëllimet e kursit ‘‘gazetari online‘‘ jane që studentët të fitojnë njohuri të përgjithshme nga kjo fushë, duke filluar nga gjërat elementare e deri te teknologjitë më të reja që kanë ndryshuar botën e gazetarisë.
Qëllimet specifike të kursit janë që studentët të fitojnë njohuri të mjaftueshme nga kjo lëndë, duke u stërvitur si të përdorin multimedian, burimet, të shkruarit, formatet e raportimit online në mënyrë të angazhohen në agjensi të lajmeve/portale apo media online në përgjithësi.

Marketing Medial – 5 ECTS

Marketingu medial është një koncept relativisht i ri përdoret nga bizneset për zhvillimin e një komuniteti online, i cili lejon klientët të kënaqur të mblidhen dhe të lartësojne virtytet e një marke të caktuar. Në shumicën e rasteve, komuniteti online përfshin mekanizma të tilla si blogs, tv-të, mesazhet dhe komente për produktet dhe Wikipedia të cilat kontribuojnë në një forum transparent tek postimi, i vlerëson, kritikat, pyetjet dhe sugjerimet.
Studentët duhet të jenë në gjendje të:

1. Artikulojnë funksionet thelbësore të biznesit, por më veçanërisht rolin e aktiviteteve te marketingut medial.
2. Demonstrojnë dhe të kuptojnë mjedisin e biznesit.
3. Demonstrojnë të kuptuarit, për të identifikuar, dhe aplikojnë konceptin e marketingut miks: produkti, çmimi, promovime dhe shpërndarjen e taktikave të kompanisë nëpërmes MM.
4. Demonstrojnë një kuptim bazë të sjelljes se konsumatorëve.
5. Aplikojnë konceptet e strategjisë së marketingut për të analizuar rastin e biznesit, duke ofruar rekomandime për firmë.
Zbatojnë njohuritë e strategjisë operative të një firme sipas koncepteve te marketingut miks , duke nxjerre një përfundim rreth ndikimit te tij në komunitetin në përgjithësi.

Dokumentar Televiziv- 6 ECTS

Përmes këtij programi synohet që studentët të marrin njohuritë mbi Dokumentarin Televiziv. Qëllimi i lendës është që të mundësojë studentet të kuptojnë procesin e planifikimit dhe krijimit të një filmi dokumentar televiziv dhe të kenë njohuri në nivelin teorik dhe praktik ,me theks të veçante mbi zhanret dhe metrazhin e filmit dokumetar Studentët do të arrijne njohuri në historine e filmit dokumetar, origjinen dhe zhvillimin e tij. Do të fitojnë aftesi për analizen teorike por dhe për punen praktike që nga forma e të shkruarit dhe analizes në formen e pitchingut , derit te harmonizimi i xhrimit të zerit dhe montazhin kreativ.

Etika e Medias – 5 ECTS

Të pajisë studentët me dije teorike dhe analitike të shkencës së etikëst si dhe të raporteve komplekse që paraqiten në kontekstin etika-komunikimi media; Të thellojë dijen e studentëve lidhur me sjelljen, moralin, kodin etj., në gazetari. Studenti do të mund të zbatojë këto dije mbasi të përfundojnë studimet dhe të hyjnë në procesin e punës.; Do të ndërlidhë problemet kryesore të etikës, që nga nocionet dhe deri tek pasojat dhe sanksionet.

Multimedia- 5 ECTS

Ne mbarim te kursit studentet duhet te mesojne se cfare eshte Multimedia, Teksti dhe tipografia, Grafika dhe animacioni, Zeri dhe video, Prodhimi i multimedia aplikacione, Principet e dizajnit, Prezantimi multimedial, Principet e Gestat-it, Simbolet dhe semiotiken, si dhe rrjetet sociale.

Projekt Produksioni – 5 ECTS

Qëllimet e këtij kursi janë që studentët të njihen me produksionin e medias, duke përfshirë këtu produksionin kinematografik (filmi artistik), produksionin teatral, produksionin televiziv (seriale, emisione) dhe produksionin e New Media (Internet) jo vetëm me anën teorike, por dhe atë praktike. Projekt Produksioni ka për qellim fillimin dhe përfundimin e një projekti duke bashkëpunuar me njeri tjetrin. Semestri i parë do jetë i bazuar kryesisht në zhvillimin e idesë, shkrimin e skenarit, zhvillimin e një plani biznesi të detajuar. Që do të pasojë në semestrin e fundit me zbatimin e produksionit, gjetjen e lokacioneve të xhirimeve, kasting, marrëveshje dhe xhirimet. Në këtë mënyrë ata do të kalojnë në të gjitha fazat e produksionit për të xhiruar një projekt të suksesshëm.

Gazetari e Profilizuar – 6 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është që studenti të njihet me specifikat që ka gazetaria e profilizuar, si ajo: politike, kulturore, juridike, ekonomike e sportive. Pas kryerjes së këtij kursi studenti do të njohë edhe institucionet e veçanta juridike, politike, kulturore sportive etj., si dhe teknikat e shkrimit për këto profile të ndryshme; të përdorë burimet e duhura për specifikat që kanë këto profile; të analizojë problematikat që ka natyra e tyre; të diskutojë dhe gjykojë për çështjet që kanë të bëjnë me çështjet ekonomike, politike, juridike sportive etj.