Fakulteti i Komunikimit Masiv i cili tashmë ofron një program tre-vjeçar për Komunikimin Masiv – Produksion, dhe i cili është krijuar për të ofruar më shumë module themelore në media, funksionimin dhe menaxhimin e tyre, tani ka identifikuar nevojën për të zgjeruar këtë profil në një nivel Master në Produksion i cili do të përmbushë ciklin e studimit të Fakultetit të Komunikimit Masiv. Ky program është krijuar për studentët që duan të punojnë në një mjedis mediatik, dixhital dhe multidisiplinar, duke rritur aftësitë themelore të marra nga studimet e tyre universitare. Meqenëse nuk ka asnjë program master në produksion në asnjë nga institucionet e akredituara të arsimit të lartë në Kosovë, ka pasur nevojë të madhe për të hartuar këtë program në mënyrë që të akomodohen kërkesat e studentëve të cilët dëshirojnë të përparojnë më tej njohuritë e tyre. Ky program Masteri i Produksionit është krijuar për një edukim unik në media, i cili ofron përmirësim të avancuar dhe trajnim të përparuar të studentëve. Programi i studimit synon:
a) Të aftësojë studentët në lëndët përkatëse që ofrojnë njohuri të përgjithshme për fushën e Produksionit
b) Të aftësojë studentët me perspektivë globale që të zotërojnë dhe të jenë në gjendje të marrin përgjegjësi sfiduese
c) Krijoj profesionistë që janë në gjendje të merren me artin e produksionit (video produksion, audio produksion, produksion skenik, produksion multimdia), kreativitet dhe menaxhim i tij.
Niveli dhe grada akademike Programi i Studimit Produksion MA është program i nivelit VII të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK-së). Me rastin e përfundimit të këtij programi stduentët do të marrin diplomë me gradën akademike Master i Arteve në Produksion.
Studimet në Programin MA Produksion zgjasin 2 vite, 120 ECTS me gjithsejtë 4 semestra.
Secili semestër duhet të plotësojë kuotën e 30 ECTS.