Menaxhim Sektorial

Në Kosovë ofrohen një numër i konsiderueshëm i programeve të menaxhimit, mirëpo të gjitha ato janë programe të përgjithshme që ofrojnë shkathtësi të përgjithshme me aplikim në më shumë profesione. Kjo bën që kompetencat e fituara nga vijuesit e këtyre programeve të mos u përshtaten nevojave specifike të pothuajse asnjë profili apo sektori konkret. Risia kryesore e këtij programi multidisiplinor është se ofron zgjidhje konkrete për sektorët e ndryshëm të jetës në Kosovë. Në të vërtetë, Programi i trajton katër sektorët (shëndetësi, arsim, kulturë dhe sporte) që vuajnë më shumë për shkak të mungesës së kompetencave e profesionalizmit të udhëheqjes e menaxhmentit të institucioneve përkatëse. Programi është i rëndësishëm edhe për nga perspektiva e mësimit tërëjetësor (lifelonglearning). Pritet që shumica e kandidatëve të jenë persona të punësuar në institucionet e sektorëve përkatës, të cilët ose janë udhëheqës e duan ta përmirësojnë performancën, ose janë zyrtarë e profesionistë që kanë ambicie t’i përmirësojnë praktikat e menaxhimit e udhëheqjes së institucioneve të veta.

Kohëzgjatja e studimeve: 2 vite akademike / 4 semestra

Kreditë e fituara: 120 ECTS

Grada e fituar:

 

Master për Menaxhim Sektorial /MA.

Master në Menaxhimin Sektorial

Çfarë programi është ky dhe çka ofron për karrierën tuaj?

Ky është program i menaxhimit të institucioneve e organizatave publike e private të të gjitha niveleve në fushën tuaj profesionale.

Këtu do të mësoni për:

-legjislacionin, politikat, administratën, financat;-menaxhimin e resurseve njerëzore, objekteve, projekteve dhe për

planifikimin, implementimin dhe monitorimin e projekteve.

Programi master në menaxhimin sektorial ju ofron dije e shkathtësi të specializuara në njërën nga fushat e specializimit në vijim:

– arsim, kulturë, sporte, shëndetësi

 

Menaxhimi sektorial në SHËNDETËSI – MASTER NË MENAXHIMIN E SHËNDETËSISË

Në këtë Program ju do të mësoni për legjislacionin në fushën e shëndetësisë, planet e politikat kryesore shëndetësore, institucionet shëndetësore, parimet e praktikat e menaxhimit e të udhëheqjes së institucioneve shëndetësore, menaxhimin e resurseve njerëzore, menaxhimin e aseteve e të tjera.

Me përfundimin e këtij programi të ri të studimeve ju kualifikoheni për:

-drejtorë të reparteve, klinikave, spitaleve;

-drejtorë zyrtarë të Qendrave të Mjekësisë Familjare;

-zyrtarë të administratës e të financave në institucione shëndetësore;

-zyrtarë e udhëheqës në drejtoritë e shërbimet komunale të shëndetësisë;

-zyrtarë/udhëheqës të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH);

-drejtorë / menaxherë në ambulanca publike e private;

-menaxherë në agjencitë e institutet e ndryshme në fushën e shëndetësisë;

-menaxherë të projekteve shëndetësore të financuara nga fonde vendore ose ndërkombëtare e të tjera;

Çfarë Programi është ky dhe çka ofron për karrierën tuaj?

Ky është Program i menaxhimit të institucioneve e organizatave publike e private të të gjitha niveleve në fushën tuaj profesionale.

Këtu do të mësoni për:

-legjislacionin, politikat, administratën, financat;

-menaxhimin e resurseve njerëzore, objekteve, projekteve dhe për

-planifikimin, implementimin dhe monitorimin e projekteve.

Programi master në menaxhimin sektorial ju ofron kompetenca, dije e shkathtësi të specializuara në njërën nga fushat e specializimit në vijim:

-arsim, kulturë, sporte, shëndetësi.

 

Menaxhimi sektorial në KULTURË – MASTER NË MENAXHIMIN E KULTURËS

Në këtë Program ju do të mësoni për legjislacionin relevant në fushën e kulturës, planet e politikat kryesore kulturore, parimet e praktikat e menaxhimit e të udhëheqjes institucionale, menaxhimin e resurseve njerëzore e të aseteve e të tjera.

Me përfundimin e këtij programi të ri të studimeve ju kualifikoheni për:

-drejtorë të institucioneve kulturore publike e private: muzeve, teatrove, galerive, kinemave, arkivave, qendrave kulturore e të tjera;

-zyrtarë të administratës e të financave në institucione kulturore;

-zyrtarë e udhëheqës në drejtoritë e shërbimet komunale të kulturës;

-zyrtarë/udhëheqës të Ministrisë së Kulturës (MKRS);

-menaxherë të projekteve kulturore të financuara nga fonde vendore ose ndërkombëtare;

-menaxherë të festivaleve të ndryshme tradicionale;

-organizatorë të programeve e ngjarjeve të ndryshme kulturore me karakter vendor e ndërkombëtar.

 

Master në menaxhimin sektorial

Çfarë programi është ky dhe çka ofron për karrierën tuaj?

Ky është Program i menaxhimit të institucioneve e organizatave publike e private të të gjitha niveleve në fushën tuaj profesionale.

Këtu do të mësoni për:

-legjislacionin, politikat, administratën, financat;

-menaxhimin e resurseve njerëzore, objekteve, projekteve dhe për

-planifikimin, implementimin dhe monitorimin e projekteve.

Programi master në menaxhimin sektorial ju ofron kompetenca, dije e shkathtësi të specializuara në njërën nga fushat e specializimit në vijim:

-arsim, kulturë, sporte, shëndetësi.

 

Menaxhimi sektorial në SPORTE – MASTER NË MENAXHIMIN E SPORTEVE

Në këtë Program ju do të mësoni për legjislacionin relevant në fushën e sporteve, planet e politikat kryesore nacionale në fushën e kulturës fizike e sporteve, parimet e praktikat e menaxhimit e të udhëheqjes institucionale, menaxhimin e resurseve njerëzore e të tjera.

Me përfundimin e këtij programi të ri të studimeve ju kualifikoheni për:

-drejtorë të institucioneve sportive publike e private: klubeve, organizatave, qendrave sportive të tjera;

-zyrtarë të administratës e të financave në institucione sportive;

-zyrtarë e udhëheqës në drejtoritë e shërbimet e kulturës fizike e sporteve në nivel komunal;

-zyrtarë/udhëheqës në Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sporteve (MKRS);

-menaxherë të projekteve në fushën e kulturës fizike e sporteve të financuara nga fonde vendore ose ndërkombëtare;

-menaxherë të qendrave e programeve të ndryshme me karakter rekreativ, sportiv, garues, rinor e të tjera.

Organizatorë të programeve e ngjarjeve të ndryshme në fushën e kulturës fizike e sporteve me karakter vendor e ndërkombëtar.

 

Master në menaxhimin sektorial

Çfarë programi është ky dhe çka ofron për karrierën tuaj?

Ky është program i menaxhimit të institucioneve e organizatave publike e private të të gjitha niveleve në fushën tuaj profesionale.

Këtu do të mësoni për:

-legjislacionin, politikat, administratën, financat;

-menaxhimin e resurseve njerëzore, objekteve, projekteve dhe për

-planifikimin, implementimin dhe monitorimin e projekteve.

Programi master në menaxhimin sektorial ju ofron dije e shkathtësi të specializuara në njërën nga fushat e specializimit në vijim:

-arsim, kulturë, sporte, shëndetësi.

 

Menaxhimi sektorial në ARSIM – MASTER NË MENAXHIMIN E ARSIMIT

Në këtë program ju do të mësoni për legjislacionin arsimor, planet e politikat kryesore arsimore, kurrikulat shtetërore, programet për aftësimin e mësimdhënësve, parimet e praktikat e menaxhimit e të udhëheqjes institucionale, menaxhimin e resurseve njerëzore e të tjera.

Me përfundimin e këtij programi të ri të studimeve ju kualifikoheni për:

-drejtorë të shkollave ose çerdheve;

-zyrtarë të administratës e të financave të shkollës;

-zyrtarë e udhëheqës nëdrejtoritë komunale të arsimit (DKA);

-zyrtarë/udhëheqës të Ministrisë së Arsimit (MASHT);

-inspektorë në zyrat e inspektoratit;

-menaxherë të projekteve arsimore;

-zyrtarë / menaxherë për arsim, aftësim dhe zhvillim profesional në organizata të tjera qeveritare e joqeveritare: OJQ, shkolla e kolegje private, projekte të ndryshme ndërkombëtare, shoqata, FSK, polici, arsim për nevoja të veçanta e të tjera.

INSTITUTI AAB
APLIKO