Radiologji

Qëllimi dhe profili i programit

Qëllimi i programit BSc në Teknik i Radiologjisë është që të aftësoj studentët, profesionistët e ardhshëm që në mënyrë të pavarur të përdorë pajisjet radiologjike, të aplikojnë dhe realizojnë të gjitha procedurat radiologjike imazherike e terapeutike, të bëjë post-procesimin e imazheve të fituara në formë të 3D rikonstruimeve, të bëjë transferimin e tyre në mediume të buta e të forta dhe siguroj arkivimin adekuat. Studenti i diplomuar me gradën BSc duhet të jetë i aftësuar të zbatoj me saktësi procedurën e përcaktuar nga radiologu, të komunikoj me pacientin dhe informoj atë saktë mbi procedurën që do të realizohet. Para se të gjithash tekniku radiologjik duhet të jetë i kualifikuar të menaxhoj dhe parandaloj rreziqet nga rrezatimi gjatë punës që ai/ajo kryen duke u kujdesur për shëndetin e tij/saj, të pacientit e të kolegëve në punë.

Rezultatet e pritshme

Me përfundimin e studimeve Bechelor do të jenë në gjendje të: Aplikojnë procedurat imazherike diagnostike dhe terapeutike në radiologji, onkologji dhe në stomatologji, në kuadër të detyrave dhe obligimeve profesionale.
Realizojnë procedurat imazherike radiologjike nën udhëheqjen e radiologut duke zbatuar parimin e mbrojtjes nga rrezatimi.
Zbaton masat e kujdesit për mbrojtjen personale të tij, të pacientit dhe të kolegëve e personelit përreth nga rrezatimi jonizues.
Krijon kushtet adekuate për realizimin e procedurave radiologjike të planifikuara duke koordinuar veprimet e tij me bashkëpunëtor të tjerë me interes në realizimin e procedurave radiologjike.
Të bëjë post-procesimin e imazheve të fituara në formë të 3D rikonstruimeve.
Realizon transferimin e imazheve radiologjike në mediume të buta e të forta dhe siguron arkivimin adekuat të tyre.

Kohëzgjatja dhe vëllimi

3 vite (6 semestra)

Niveli dhe grada akademike

Teknik i Radiologjisë (BSc)

Lista e lëndëve

Viti I

Ndërtimi dhe anatomia e trupit – 4 ECTS

Në këtë modul hyrës, studentët njihen me bazat e ndërtimit morfologjik qelizor, me kockat e neurokraniumit, kockat e viscerokraniumit, nyjet dhe lidhjet në mes të kockave të fytyrës dhe hapësirat paranazale. Kurrizi, unazat, kockat e trupit, kockat e ekstremiteteve të sipërme e të poshtme, muskujt e kokës dhe qafës, muskujt e trupit, të ekstremiteteve të sipërme dhe të poshtme. Sistemi i frymëmarrjes, tubi i tretjes, sistemi i gjëndrave endocrine, sistemi urogjenital, organet seksuale femërore dhe mashkullore, anatomia e zemrës, sistemi i enëve të gjakut dhe atij limfatik, sistemi nervor qendror.

Anatomia imazherike radiologjike – 9 ECTS

Në këtë modul hyrës, studentët njihen me bazat e vizualizimit imazherik, me kockat e neurokraniumit, kockat e viscerokraniumit, nyjet dhe lidhjet në mes të kockave të fytyrës dhe hapësirat paranazale. Kurrizi, unazat, kockat e trupit, kockat e ekstremiteteve të sipërme e të poshtme, muskujt e kokës dhe qafës, muskujt e trupit, të ekstremiteteve të sipërme dhe të poshtme. Sistemi i frymëmarrjes, tubi i tretjes, sistemi i gjëndrave endocrine, sistemi urogjenital, organet seksuale femërore dhe mashkullore, anatomia e zemrës, sistemi i enëve të gjakut dhe atij limfatik, sistemi nervor qendror.

Principet e fizikës për teknik të radiologjisë – 3 ECTS

Një kuptim themelor i fizikës, radiofizikës dhe pjesërisht matematikës mësohet, duke filluar në nivelin e certifikatës së përfundimit të shkollës së mesme austriake. Të diplomuarit kuptojë ndërveprimin në mes rrezatimit jonizues dhe materialit në një nivel nën-atomik, duke përfshirë rëndësinë e tyre të përgjithshëm. Ata janë të aftë për të punuar me anë të ekuacioneve të thjeshta, për shembull për rënie radioaktive, për absorbimin e rrezatimit jonizues, për dozë totale jonizues rreth një pikë burimi dhe për vlerësim të gabimit. Ata njohin pajisjet më të rëndësishme për zbulimin e rrezatimit dhe parimet e dozimetres klinike dhe zotërojnë një kuptim të fizikës themelore, si parakusht për të kuptuarit e subjekteve të mëtejshme fiziko-teknike.

Aparatura imazherike radiologjike- 4 ECTS

Studentët do të njihen me të dhënat historike, zhvillimin teknologjik, me format e energjive të përdorura dhe përmbajtjet teknike të gjitha segmenteve të pajisjeve radiologjike të cilat përdoren për qëllime diagnostike. Poashtu përmbajtja nënkupton edhe prezantimin e pajisjeve përcjellëse të infrastrukturës së nevojshme për instalimin dhe përdorimin e aparaturës radiologjike.

Imazhimi me radiografi konvencionale – 3 ECTS

Qëllimi i këtij moduli është prezantimi i bazave diagnostiko radiologjike.

Pozitat e pacientit gjatë imazhimeve radiologjike- 5 ECTS

Me përfundimin e këtij kursit, studentët kuptojnë bazat fizike të teknikave radiologjike për përfitimin e imazhit dhe për përshtatjen adekuate të pozitës së pacientëve kontrollimit që realizohet. Pozicionimi adekuat i pacientit në radiologjinë klasike është parakusht për përfitimin e imazhit më të mirë të mundshëm që rezulton me kualitet maksimal dhe me parandalim të nevojës së përsëritjes së procedurave radiologjike.

Praktika 1- 2 ECTS

Me përfundimit e këtij kursi studentët zotërojnë aftësi themelore në ndërveprimin e tyre me pacientët dhe mund të aplikojnë këto në situata standarde. Ata mund të ndihmojnë me pozicionimin dhe janë në gjendje të marrin përsipër pjesë të punës. Ata janë të informuar për trajtimin konkret të dozimetërit të tyre dhe mund ta aplikojnë atë me përgjegjësi.

Principet bazë të fiziologjisë dhe patologjisë – 7 ECTS

Studentët njihen me fiziologjinë normale dhe atë patologjike në raport me dinamikën e kontrollimeve të bazuara në fiziologji. Njihen me proceset më të shpeshta patologjike duke përfshirë paraqitjen e tyre në kontrollimet me imazheri mjekësore, dhe njihen me etiologjinë, epidemiologjinë dhe prognozën e tumoreve më të shpeshta, me shenjat klinike dhe simptomet që ndërlidhen me patologjitë dhe sëmundjet e ndryshme.

Teknologji informative për teknik të radiologjisë – 5 ECTS

Më përfundimin e kursit, studentët kuptojnë sistematika dhe ndërveprimin e komponentëve të rrjetit, janë në gjendje të përshkruajnë strukturën dhe detyrat e sistemeve KIS / RIS / PACS, dhe janë të familjarizuar me standardin DICOM dhe mund të përshkruajnë përdorimin e tij në sistemin RIS /PACS.

Rreziqet dhe mbrojtja nga rrezatimi – 1 ECTS

Më përfundimin e kursit, studentët kuptojnë bazat fizike dhe biologjike të mbrojtjes nga rrezatimi, rreziqet e rrezatimit jonizues me një konsideratë të veçantë për përdorimet e rrezatimit jonizues në mjekësi, si dhe udhëzimet përkatëse ligjore për mbrojtjen klinike nga rrezatimi.

Imazhimi me ultratingull – 7 ECTS

Me përfundimin e këtij kursi, studentët janë të aftë të njohin valët e ultratingullit, principet e transformimit të tyre në imazhe, dhe për vlerësimin e imazheve të fituara për analizën e pjesëve të trupit.

Praktika 2- 6 ECTS

Të diplomuarit e kësaj klase janë në gjendje të përdorin pajisjet në mënyrë korrekte dhe efikase bazuar në të kuptuarit e tyre të ndërtimit dhe përdorimit operacional të aparateve. Ata e kuptojnë gjendjen e jashtëzakonshme në të cilën gjendet pacienti, dhe janë të përgatitur për ndërveprim me të. Janë në gjendje që ta pozicionojnë pacientin me drejtime të qarta dhe të sakta dhe të ofrojnë ndihmë në lidhje me treguesin dhe nevojat e veçanta të pacientit, si dhe të zhvillojnë alternativa të pozicionimit për ta shpëtuar pacientin.

Viti II

Farmakologjia dhe përdorimi i mjeteve të kontrastit në radiologji – 3 ECTS

Përfitimi i njohurive teknike mbi mjetet e kontrastit të përdorura në radiologji do të shërbejnë si bazë për përdorimin e tyre praktik, ngritjen e sigurisë së pacientëve dhe përdorimin racional të tyre. Studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë fizikën e kontrastit dhe absorbimit të rrezatimit në mjetet që përdoren në radiologji konvencionale dhe tomografi të kompjuterizuar.

Terapia e rrezatimit dhe mbrojtja nga rrezatimi – 3 ECTS

Më përfundimin e këtij kursi, studentët familjarizohen me procedurat standarde klinike në radioonkologji për tumoret më të zakonshme.

Mjekësia nukleare dhe mbrojtja nga rrezatimi – 3 ECTS

Më përfundimin e këtij moduli, studentët fitojnë njohurit rreth kuptim të parimit fizik-teknik, të projektimit dhe mundësive të aplikimit të modalitetit të ekzaminimeve me scintigrafi, njohuri rreth krijimit të imazhit dhe pasqyrimit, dhe janë në gjendje për të rindërtuar, ndryshuar dhe optimizuar parametrat e ekzaminimit.

Imazhimi me tomografi të kompjuterizuar 1- 9 ECTS

Më përfundimin e këtij kursi, studentët kuptojnë parimet teknike-fizike, dizajnin dhe fushat e mundshme të aplikimit të modaliteteve tomogratike; janë të familjarizuar me komponentët e krijimit të imazheve, kalkulimeve dhe paspërpunimit. Janë në gjendje për të rindërtuar, ndryshuar dhe zgjedhur parametrat e ekzaminimit dhe janë në gjendje t’i pozicionojnë dhe kontrollojnë pacientët në mënyrë optimale. Janë në gjendje që në mënyrë të pavarur t’i montojnë imazhet e bëra dhe sekuencat dhe kur është e nevojshme t’i optimizojnë ato.

Praktika 3- 6 ECTS

Më përfundimin e kësaj lënde, studentët janë të aftë që të operojnë modalitete tomografike, dhe janë të familjarizuar më komponentët për krijimin e imazhit, pasqyrim dhe editimin e tyre, dhe të fusin të dhëna dhe modifikojnë parametrat e ekzaminimit vetvetiu. Po ashtu janë në gjendje që në mënyrë të pavarur të zbatojnë, dhe nëse është e nevojshme të optimizojnë imazhet dhe përkojnë editimin e tyre dhe mund në mënyrë optimale të kujdesen për pozicionimin dhe ekzaminimin e pacientëve.

Imazhimi me rezonancë magnetike 2- 7 ECTS

Më përfundimin e këtij kursi, studentët janë në gjendje që të krijojnë një plan të realizimit të procedurës së imazhimit të përgatisin pacientin për inçizim me RM, të kryejnë inçizimin e sistemit qendror nervor, tubit digjestiv, organeve abdominale e të pelvikut, sistemit urologjike, të organeve torakale, sistemit osteo muscular, enëve të gjakut dhe të tërë trupit. Poashtu do të jenë në gjendje në mënyrë të pavarur të kryejnë edhe procedurat dinamike me resonancë magnetike.

Imazhimi me tomografi të kompjuterizuar 2- 7 ECTS

Më përfundimin e këtij moduli, studentët fitojnë njohuri për principet e punës praktike me tomografti të kompjuterizuar TK, me të arritura e fundit nga fusha e imazhimit me TK dhe me rëndësinë e vet teknikës në fushën e radiologjisë. Do të jenë të aftë të veprojnë me aparaturë të TK klasike dhe ato spirale, një dhe shumë shtresore. Të ruajnë të dhënat e fituara, përdorimin e softverëve në TK dhe post procesojnë të dhënat e fituara. Të jenë në gjendje të bëjnë TK e sistemit nervor, të organeve të abdomenit e pelvikut, të sistemit urinar, osteomuskular, të enëve të gjakut. Do të njihen me test bolus dhe bolus tracking. Të njihen me TK kolonoskopinë, TK bronkografinë dhe me procedura tjera të avansuara diagnostike. Me mundësitë e TK në procedurat radiologjike intervente, drenime dhe biopsi.

Ndihma e parë – 5 ECTS

Studentët do të mësojnë parimet themelore dhe definicionet e kirurgjisë përkujdese me rgjentmjekësor; mësojnë procedurat themelore për kujdesin emergjent mjekësor në situata emergjente të ndryshme;mësojnë se si shërbimet emergjente mjekësore funksionojnë në rastet e incidenteve me viktima të shumta;kuptojnë rëndësinë e jashtëzakonshme të dokumentimit të kujdesit mjekësor;mësojnë se si punon sistemi shëndetësor gjatë një krize;kuptojnë çështje tetike në kujdesin emergjent mjekësor; bëjnë dallimin midis ndihmës së parë dhe kujdesit emergjent mjekësor; përdorin njohuritë teorike dhe praktike të kujdesit emergjent mjekësor në praktikë;rregullojnë praktikën e vendosur në bazë të evidencave të reja në fushën e mjekësisë së kujdesit emergjent.

Angjiografia digjitale subraksionale ADS – 3 ECTS

Studentët do të njihen me principet themelore të punës së angjiografisë digjitale subraksionale ADS, me të arritura më të reja nga kjo fushë dhe me mënyrat e imazhimit me simulim të vet procedurave në klasë. Do të njihen me principet e përfitimit të imazhit të ADS, me pjesët e aparaturës, mundësitë teknike të ADS, 2D dhe 3D mundësitë diagnostike. Do të njihen me indkacionet për ADS, me principet themelore të punës në sallat e ADS në kushte të antisepsës, mbrojtjen nga rrezatimi të pacientit dhe të vet personelit. Do të udhëzohen për pregaditjet paraprake të pacientëve për procedurat radiologjike intervente, metodën e Seldinger-it, imazhimin e enëve të gjakut të kokës, qafës, ektremiteteve të sipërme, aortës torako abdominale, të arterieve viscerale dhe arterieve të ekstremiteteve të poshtme.

Praktika 4- 8 ECTS

.

Viti III

3D rekonstruimet imazherike – 9 ECTS

Më përfundimin e këtij kursi, studentët janë të aftësuar të njohin imazhet tredimenzionale, të krijojnë bazën rekonstruive në çdo teknikë imazherike për tu mundësuar post procesimi në tre rrafshe. Metodat rekonstruive studentët do t’i zotërojnë për tomografi të kompjuterizuar, angjiografi digjitale subraksionale me rotacion dhe në imazhimin me resonance magnetike. Do të jenë të aftësuar të planifikojnë dhe realizojnë rekonstruimet e kontrollimeve të pjesëve të ndryshme të trupit, të angjiografive me TK dhe me RM, të biopsive të realizuara. Poashtu do të jenë në gjendje të bëjnë rekonstruime tredimenzionale me SSD, VR teknikat. .

Siguria në punë – sepsa /antisepsa – 3 ECTS

Studentët do të aftësohen për metodologjinë bazë dhe diagnostikimin laboratorik të sëmundjeve infektive dhe korrelojnë testet laboratorike diagnostike me kontrollimet imazherike, për mbajtjen e dokumentacionit mjekësor në mënyrë adekuate. Njihen me rreziqet që kanosen gjatë punës për transmetimin e sëmundjeve të shumta që barten me kontakt dhe përmes sekreteve e lëngjeve të trupit në rastet e mos respektimit të rregullave të antistepsës.

Ndërveprimi social dhe reflektim në paraqitje profesionale – 3 ECTS

Të diplomuarit e kuptojnë kujdesin dhe mbështetjen për pacientin, si pjesë e detyrës së tyre në të ardhmen në punë dhe kuptojnë rëndësinë e veprimeve të tyre që lidhen me punën në kujdesin e plotë të pacientit.

Praktika 5 – 15 ECTS

Të diplomuarit janë në gjendje të kryejnë ekzaminime dhe trajtime profesionale në të gjitha nënfushat dhe t’i operojnë pajisjet me efikasitet duke u bazuar në të kuptuarit e tyre të strukturës dhe funksionalitetit aparateve të tilla.

Radiologjia intervente – 4 ECTS

Të diplomuarit kanë një kuptim të thelluar mbi mundësitë e radiologjisë terapeutike përmes procedurave radiologjike minimale invasive. Do të njihen me procedurat vaskulare dhe ato jo vaskulare, në varshmëri me metodat imazherike radiologjike të përdorura: ultratingull, tomografi e kompjuterizuar, angjiografi digjitale subtraksionale, mamografi dhe me rezonancë magnetike. Do të diskutohet jo vetëm mbrojtja nga rrezatimi i pacientit dhe vet personelit gjatë procedurave radiologjike minimale invasive por edhe mbrojtje nga sëmundjet infektive që mund të barten gjatë punës së procedurave intervente. Do të njihen me procedurat e rekanalizimit të mbylljes së enëve të gjakut, të zgjerimit të enëve të gjakut, të embolizimit të enëve të gjakut, për procedurat jovaskulare të drenimit të absceseve, të biopsive, të aplikimit të terapisë intravaskulare dhe aplikimeve tjera në radiologjinë intervente.

Etika dhe turizmi mjekësor – 2 ECTS

Do të mësojnë për hyrjen në turizëm mjekësor, aktualitetet dhe ndikimin që ajo ka në mjekësinë moderne.
Etika, sfidat, standarded & e ardhmja e turizmit mjekësor
Mjekësia profesionale, pacienti & ligji
Etika e marketingut shëndetësor

Sporti dhe dieta – 3 ECTS

Studentët do të kuptojnë se çfarë lloj mbështetje ushqyese kërkon një organizëm në periudha të ndryshme të jetës, për nivele të ndryshme të mirëmbajtjes fizike dhe sëmundjeve të ndryshme;kuptojnë dhe janë të njohur me përcaktimet themelore dhe funksionet metabolike të shëndetit, nërrezik dhe tek popullata e sëmurë;kuptojnë rëndësinë etë ushqyerit klinik si një pjesë integrale e mjekësisë parandaluese dhe kurative; kuptojnë rëndësinë e të ushqyerit klinik në fushën e tyre të punës;specifikojnë aktivitetet klinike të ushqyerit brenda sistemit të kujdesit shëndetësor të vendit; bëjnë dallimin në mes të ushqyerit të shëndetshëm,popullatës në rrezik dhe popullatës së sëmurë;zbatojnë parimet themelore të të ushqyerit klinik në praktikë;ndjekin kërkesat e kujdesit shëndetësor kur aplikoj në aftësitë dhe njohuritë e të ushqyerit klinik në praktikë.

Sigurimi i cilësisë në imazherinë radiologjike – 3 ECTS

Pjesëmarrësit bazat teorike të sigurimit të cilësisë dhe mjetet e saj të përcaktuara janë në gjendje t’i aplikojnë në mënyrë aktive këto në kuadrin e një grupi të projektit. Ata e kuptojnë strukturën bazë të projekteve dhe zotërojnë aftësitë për të punuar individualisht me detyra të përcaktuara të punës.

Menaxhimi i burimeve njerëzore në institucionet mjekësore – 3 ECTS

Lënda jep njohuri dhe aplikon metoda që natyrshëm krijojnë potencialin në rëndësinë e resursit human duke ofruar koncepte dhe instrumente për menaxhim të burimeve njerëzore në organizata të ndryshme në veçanti të atyre mjekësore, me qëllim të përdorimit racional dhe krijimin e mundësisë së rritjes së potencialit njerëzor dhe kënaqësisë, motivimit dhe angazhimit në punë.

Tema e diplomës – 10 ECTS

Praktika 6- 7 ECTS

Të diplomuarit janë në gjendje të ekzekutojnë saktë, shpejt dhenë mënyrë të pavarur ekzaminimin /trajtimi në parashikuar sipas protokolleve të higjienës dhe mbrojtjes nga rrezatimi. Ata shfaqin aftësitë praktike të vendimmarrjes dhe reagimit në mënyrë profesionale në situata sfiduese me pacientët.
INSTITUTI AAB
APLIKO