Politikat Sociale dhe Mirëqenia e Fëmijëve

Qëllimi dhe profili i programit

 

Programi “Politikat sociale dhe mirëqenia e fëmijëve” ka për qëllim t’i përmbush nevojat

specifike të punës profesionale të nivelit social në fushën e mirëqenies së fëmijëve. Duke

ndjekur programin e paraqitur studentët do të kenë mundësi që ta kombinojnë teorinë dhe

praktikën për të rritur njohuritë dhe aftësitë profesionale me potencial për të marrë përsipër

pozicionet mbikëqyrëse apo udhëheqëse në institucionet me fokus mirëqenien e fëmijës si dhe

për të kontribuar në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve. Të diplomuarit nga ky program

pritet që të punojnë në fushën e menaxhimit të mirëqenies, zhvillimit të politikave sociale dhe

me aftësitë e fituara do të krijojnë, zhvillojnë dhe vlerësojnë programe dhe projekte sociale.

Studentët e mastarit në shkenca sociale do të mund të shërbejnë si pjesë pro-aktive e

institucioneve, të cilat do të jenë përgjegjëse për jetësimin e politikave sociale në këto

institucione.

Me këtë program studentët do të aftësohen me njohuritë teorike, hulumtuese shkencore dhe

aftësinë për t’u angazhuar në qasje më kritike në kësaj fushë. Ata do të jenë në gjendje të

njohin të përbashkëtat dhe dallimet që ekzistojnë mes koncepteve dhe qasjeve të ndryshme, si

dhe për t’i vlerësuar ato ekzistueset, të cilat janë të jetësuara në praktikë nëpërmjet politikave

të veçanta.

Gjithashtu, do të përfitojnë njohuri mbi sistemet krahasuese dhe interdisiplinare mbi

mirëqenien dhe hulumtimin mbi politikat sociale. Si rezultat, do të punojnë drejt përmirësimit

dhe krijimit të politikave sociale dhe menaxhimit të drejtë institucioneve përkatëse në Kosovë.

 

Rezultatet e pritshme

 

Studentët të cilët diplomojnë në programin master “Politikat Sociale dhe Mirëqenia e

Fëmijëve”, pritet që:

– të kenë njohuri të thella thellojnë njohuritë dhe zhvillojnë shkathtësitë për dhe cilësore

mbi draftimin dhe hartimin e Politikave Sociale dhe implementimin e tyre.

– të jenë në gjendje të kuptojnë dhe dallojnë sistemet e ndryshme sociale në botë dhe

krahasojnë me sistemin social të Kosovës, gjithmonë duke e marrë pikë krahasuese

Kosovën, pasi që shumica pretendojnë që të jenë konkurrent në këtë treg të punës.

– Shfaqin që të fitojnë njohuri dhe demonstrojnë shkathtësi hulumtuese mbi politikat

sociale dhe mirëqenien e fëmijëve.

– Analizojnë gjendjen aktuale të sistemit social në Kosovë dhe dokumentet relevante në

fushë e politikave sociale

– Analizojnë faktorët relevantë të institucioneve në Kosovë dhe reflektojnë për

ndërlidhjen e faktorëve (rrjetëzimin) në funksion të përmirësimit të jetës social në

Kosovë

– Dëshmojnë shkathtësi për përmirësimin dhe krijimin e politikave sociale në Kosovë

 

Niveli dhe grada akademike

 

Me përfundimin e studimeve studentët fitojnë titullin:

Master ne Politikat Sociale dhe Mirëqenia e fëmijëve (MA)

 

Kohëzgjatja dhe vëllimi

 

Studimet organizohet të rregullta, dhe kërkohet prezenca e studentëve në ligjërata dhe

ushtrime. Ndërkaq, oraret janë fleksibile duke u bazuar në mundësitë dhe kërkesat e

studentëve.

 

Lista e lëndëve

 

Viti I

 

Historia e politikave sociale, Obligative, 8 ECTS


Objektivi i kursit si disiplinë shkencore përqendrohet në shpjegimin e evolucionit sistematik të

shoqërisë në korrelacion me nevojat e shoqërisë. Përmbajtja e kursit ofron mundësinë për

hulumtime shkencore në lidhje me konceptet e mirëqenies njerëzore; mundëson nxënësve për

të analizuar çështjet sociale gjatë historisë, zhvillimin e tyre të vazhdueshëm të institucioneve

dhe mekanizmave socio-politike. Kursi i njofton studentët me historinë dhe zhvillimin e

doktrinave socio-politike dhe socio-filozofike. Veprimet e tyre dhe ndikimin në mirëqenien e

njeriut. Kursi pasqyron procesin e mendimeve dhe praktikën e doktrinave socio-politike që

datojnë nga moshat e hershme deri në kohët bashkëkohore. Duke ndjekur kursin, studentët do

të formojnë një mendim kritik për të analizuar lidhjen midis doktrinave të teorive dhe

mësimeve në periudha të ndryshme historike. Objektivi kryesor i kursit qëndron në të kuptuarit

e zhvillimit të politikave sociale; kuptuarit të ndërveprimit në jetën e njeriut me shoqërinë.

Historia e politikave sociale, Obligative, 8 ECTS


Objektivi i kursit si disiplinë shkencore përqendrohet në shpjegimin e evolucionit sistematik të

shoqërisë në korrelacion me nevojat e shoqërisë. Përmbajtja e kursit ofron mundësinë për

hulumtime shkencore në lidhje me konceptet e mirëqenies njerëzore; mundëson nxënësve për

të analizuar çështjet sociale gjatë historisë, zhvillimin e tyre të vazhdueshëm të institucioneve

dhe mekanizmave socio-politike. Kursi i njofton studentët me historinë dhe zhvillimin e

doktrinave socio-politike dhe socio-filozofike. Veprimet e tyre dhe ndikimin në mirëqenien e

njeriut. Kursi pasqyron procesin e mendimeve dhe praktikën e doktrinave socio-politike që

datojnë nga moshat e hershme deri në kohët bashkëkohore. Duke ndjekur kursin, studentët do

të formojnë një mendim kritik për të analizuar lidhjen midis doktrinave të teorive dhe

mësimeve në periudha të ndryshme historike. Objektivi kryesor i kursit qëndron në të kuptuarit

e zhvillimit të politikave sociale; kuptuarit të ndërveprimit në jetën e njeriut me shoqërinë.

Mirëqenia dhe puna sociale, Obligative, 8 ECTS


Qëllimi i këtij kursi është për të analizua mirëqenien sociale si pasqyrim i ndryshimit të sistemit

shoqëror, faktorëve politike, ekonomike, kulturore dhe të tjera. Kursi do të përmbaj temat si:

koncepte bashkëkohor të mirëqenies sociale dhe zhvillimi i saj historik; programet e mirëqenies

sociale në botë; klasifikimi i shteteve të mirëqenies sociale; studimet e varfërisë e LSMS në BE dhe

Ballkanin Perëndimor; kuadri institucional dhe shtetëror e mirëqenies sociale në Shqipëri; kuadri

institucional dhe shtetëror të mirëqenies sociale në Kosovë; përgjegjësia e autoriteteve lokale për

përgjigje të nevojave sociale të komunitetit; komuniteti i ri alternativ i bazuar shërbime sociale për

fëmijët në rrezik; diskutimi i praktikave më të mira të shërbimeve të mirëqenies sociale për fëmijët

dhe familjet në Shqipëri dhe Kosovë.

Metodologjia e hulumtimit shkencor, Obligative, 8 ECTS


Qëllimi i kursit është pajisja e studentëve me teknikat dhe procesin e hulumtimit shkencor dhe

zotërimi i aparaturës shkencore të nevojshme për t’iu qasur studimeve të mëtejme të

avancuara në fushë të shkencave sociale. Kursi trajton njohuritë themelore, përgatitja e

hulumtimit, përcaktimi për tezën kryesore, strategjitë e kërkimit shkencor, modelet kryesore,

metodat sasiore, cilësore e të përziera, instrumentet matëse, mbledhja e të dhënave, analizimi

dhe raportimi i tyre.

Zhvillimi psikosocial i fëmijës, Zgjedhore, 6 ECTS


Qëllimi i këtij kursi është njohja e detajuar e studentëve me zhvillimin psiko-social të fëmijëve.

Në studimet BA studentët kanë marrë njohuri të përgjithshme mbi zhvillimin e hershëm të

fëmijës, ndërsa tani do të fokusohen në studimin e zhvillimit psiko – social të fëmijëve. Në

përfundimin e këtij kursi pritet që studentët të kenë zotëruar nocionet, proceset dhe shkaqet e

zhvillimit psiko-social të fëmijëve si dhe ndërlidhjen e këtij zhvillimi me zhvillimin motorik,

zhvillimin kognitiv, zhvillimin emocional dhe zhvillimin e të folurit.

Kursi praktik (SPSS)


Ky kurs ju njofton me bazat e statistikave sociale -teknika që sociologë dhe shkencëtarë të tjerë

socialë përdorin për të përmbledhur të dhënat numerike të marra nga regjistrimet, sondazhet,

dhe eksperimentet. Temat përfshijnë shpërndarjen e frekuencave, tendencat qendrore,

ndryshueshmëri, teoria e probabilitetit, dhe vlerësimin. Studentët gjithashtu do të mësojnë se

si të testoni hipotezat për dallimet grupore në mesatare (z test, t test), lidhjen mes dy

variablave (Korrelacion, chi-square test), dhe për bazat e analizës së regresionit.

Gjuhë angleze(kurs i avancuar), obligative, 8 ECTS


Ngjashëm me kurset e anglishtes për qëllime specifike, ky kurs mbështetet kryesisht në

kërkesën për njohjen, diskutimin dhe përvetësimin e terminologjisë nga fusha e punës dhe e

mirëqenies sociale si dhe zhvillimin e aftësisë së të folurit, të shkruarit dhe të komunikuarit në

terma të tilla në gjuhën angleze. Puna me terminologjinë do të zhvillohet krahas punës me

arritjen e kompetencave gjuhësore në gjuhë të huaj dhe nëpërmjet teksteve autentike nga

fusha e punës sociale do të ushtrohen dhe do të përvetësohen edhe shkathtësitë e studentëve

në gjuhën të huaj (leximit, shkrimi, të folurit dhe të kuptuarit). Për më tepër, do të merren

tekste nga përvojat e punëtorëve socialë nga shtete të ndryshme dhe do të krahasohen

përvojat e tyre praktike me të vetmin qëllim: që studentët ta zhvillojnë aftësinë e tyre folëse

dhe komunikuese në gjuhën angleze për çështje tejet profesionale nga fusha e tyre e studimit,

si dhe me qëllim të zhvillimit sa më të madh të aftësive të tyre argumentuese, me gojë dhe me

shkrim, ndaj dukurive të caktuara.

Komunikimi me fëmijët, familjet dhe kujdestarët, obligative, 8 ECTS


Kursi synon që t’i aftësojë studentët që t’i zotërojnë shkathtësitë e nevojshme të komunikimit

me fëmijët, prindërit dhe kujdestarët e tyre. Më tej, ai synon që t’i vetë dijesojë ata për rolin që

komunikimi ka në krijimin e raporteve të shëndetshme me palët, por edhe në përzgjedhjen e

stafit për punë me fëmijët. Kursi trajton hyrje në komunikimin me fëmijët, familjet dhe

kujdestarët, procesi I komunikimit me ta; elementet e komunikimit, stilet e komunikimit,

shkathtësitë e të dëgjuarit aktiv; situatat jetësore – komunikimi për to.

Krahasimi i sistemeve sociale, obligative, 8 ECTS


Lënda Krahasimi i sistemeve sociale ofron të kuptuarit dhe interpretuarit e kategorive

themelore të sistemeve sociale, mënyrën e krahasimit dhe analitiken e tyre. Studentet fitojnë

dije e njohuri mbi modelet e ndryshme dhe reformat e politikës sociale nga aspekti i

perspektivës komparative. Gjithashtu fitohen njohuritë e nevojshme rreth zhvillimit të të

drejtave sociale dhe të politikës sociale në dimensione të gjera.

Psikologjia organizative, zgjedhore, 6 ECTS


Psikologjia organizative ose disiplina që merret me mënyrën si individët punojnë në

organizata, si mendojnë dhe ndihen në lidhje me to, gjithashtu merret edhe me dinamikat që

ekzistojnë mes grupeve në organizatë, për mënyrat se si organizatat motivojnë punëtorin, dhe

teknikat se si të arrihet performanca shembullore në punë. Temat që kursi trajton përfshin:

aplikimi i teorive të motivimit në organizatë, selektimi i punëtoreve, socializimi në punë, grupet

në punë, stresi në punë, kultura në organizatë, sjelljet produktive dhe joproduktive në

organizatë, kënaqësia në punë, personaliteti në punë, balancimi i jetës dhe punës etj.

Puna sociale me individë dhe grupe, zgjedhore, 6 ECTS


Me hulumtimin e punës sociale grupore, studenti arrin njohuri teoriko-metodologjike dhe

metodike per zgjidhjen praktike të problemeve me të cilat ballafaqohet pjesa e popullatës në

shoqëri përgjithësisht, siç janë – prishja në funksionimin e relacioneve individ – familje, midis

gjeneratave siç janë prindërit dhe fëmijët ose midis vet prindërve (bashkëshortëve). Arrin

njohuri mbi grupet shoqërore të cilat paraqesin problem familjar dhe shoqëror (alkoolikët,

neurotikët, individët me probleme zhvillimore, grupet kriminale etj). Në bazë të njohurive

teoriko-metodologjike, në mënyrë profesionale ndihmon dhe zhvillon praktikën shoqërore

nëpërmes aplikimit të metodës grupore në zgjidhjen e një varg problemeve sociale.

 

Viti II

 

Të drejtat e fëmijëve dhe parandalimi i abuzimit, Obligative, 8 ECTS


Objektivi është për të prezantuar dhe diskutuar mbi situatën e fëmijëve (18) në botën e

zhvilluar dhe në zhvillim, zhvillimin historik të politikave sociale dhe qasjeve të ndryshme

programore që janë duke u implementuar nëpër botë. Te drejtat e Njeriut dhe Konventa mbi të

Drejtat e Fëmijës do të diskutohet dhe të përdoret si paradigmë dhe pikë referimi për

analizimin e programeve. Kursi do të përqëndrohet në vlerësimin e programeve ekzistuese në

fushën e kujdesit të fëmijëve dhe parandalimit.

Zgjidhja e konflikteve sociale, Obligative, 8 ECTS


Në këtë kurs studentet do të posedojnë njohuri mbi literaturën themelore mbi ndërmjetësimin

(Mediacionin) dhe do të mësojnë të përdorin proceset e ndërmjetësimit dhe te zgjidhjeve te

konflikteve dhe metodat dhe teknikat e aplikueshme si dhe qëndrimin themelor ne

ndërmjetësim. Studentet do të mësojnë të bëjnë vlerësim specifik mbi një sektor te aplikimit te

ndërmjetësimit dhe do të kane njohuri mbi metodat dhe analizat e konfliktit dhe format

intervenuese

Hartimi i politikave sociale dhe planifikimi strategjik, Obligative, 8 ECTS


Në këtë kurs studentet qartësojnë konceptet kryesore nga fusha e strukturës se politikes dhe

administratës si dhe diskursin e reformave dhe te hartimit te politikave sociale. Po ashtu

studentet do të mësojnë të argumentojnë rendësin dhe shansin e formimit dhe hartimit te

politikave sociale dhe planifikimit strategjik.

Puna praktike sociale, Zgjedhore, 6 ECTS


Puna praktike sociale ofron studentëve një kuptim më të mirë të formave të ndryshme të jetës

njerëzore dhe marrëdhëniet me shoqërinë dhe shtetin bashkëkohor. Ajo bën të mundur për të

kuptuar më mirë traditat, rolin e rrethanave të shtetit, fesë, arsimit, punësimit, sigurisë, të

shëndetit, të papunësisë, varfërisë dhe jetën e vështirë. Duke ndjekur kursin, studentët do të

thithin njohuritë themelore për zhvillimin e drejtësisë sociale. Kursi synon to hulumtoj

angazhimin dhe rolin e rëndësishëm të komunitetit në krijimin e një komuniteti të

qëndrueshëm, funksional dhe praktik. Kursi trajton nevojat për orientimin global të

perspektivave, duke u kujdesur për të lehtësuar padrejtësitë sociale dhe ekonomike.

Familja dhe institucionet sociale, Zgjedhore, 6 ECTS


Kursi është i ndarë në dy pjesë: pjesa e parë – teorike dhe pjesa e dytë është praktike. Pjesa e

parë, merret me konceptet në fushën e bashkëpunimit në mes të familjes dhe institucioneve

arsimore, objektivat e bashkëpunimit, fushat e bashkëpunimit, stilet e bashkëpunimit etj. Në

pjesën e dytë, studentët do të zhvillojnë planet e bashkëpunimit të institucioneve arsimore me

familjen dhe komunitetin në nivel të institucioneve dhe të zhvillojnë plane me familjen dhe

komunitetin në nivel personal (si edukator apo punonjës socialë

 

 

Punimet e diplomave

INSTITUTI AAB
APLIKO