Qendra e karrierës dhe e të mësuarit gjatë gjithë jetës

Në kuadër të Institutit AAB funksionon edhe“Qendra e karrierës dhe e të mësuarit gjatë gjithë jetës”, që përmes organizimit të trajnimeve për profesionistët e kujdesit shëndetësorë, që kërkojnë njohuri të reja dhe plotësuese profesionale synon lartësimin e kualitetit të shërbimeve shëndetësore .

Qendra e karrierës dhe e të mësuarit gjatë gjithë jetës ofron seanca të ndryshme këshillimore, seminare, kurse trajnimi, punëtori, simpoziume dhe konferenca;si dhe gjithashtu harton dhe implementon projekte shkencore të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e infermierisë në Kosovë.

Instituti AAB ka bërë akreditimin e programit për edukimin e vazhdueshëm profesional “EVP Infermieror” pranë Bordit për Edukim të Vazhdueshëm Mjekësor të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo Qendër ka si synim, promovimin dhe shtyerjen përpara të edukimit të e vazhdueshëm profesional në fushën e infermierisë duke përfshirë edhe trajnime të veçanta rreth temave të rëndësishme në fushën e infermierisë.

Njëri nga qëllimet e këtyre trajnimeve, krahas ofrimit të informacioneve më të reja nga fusha e  infermierisë dhe të kujdesit shëndetësorë, është edhe mundësimi i rilicensimit të profesionistëve infermierorë në Kosovë. Përmes këtij programi, synojmë të arrijmë nivelet e shërbimeve europiane në sektorin e kujdesit infermieror, por edhe të përmbushim kërkesat e kohës në mbështetje të kujdesit ndaj pacientit.

Rrjedhimisht, trajnimi i rradhës me temën Infermieria psikiatrike dhe shëndeti mendorë” është planifikuar të mbahet në teatrin e Kolegjit AAB – objekti nr.5, të Premtën, më 06 tetor, 2017 me fillim nga orë 10:00 deri 17:00. Regjistrimi për Infermierë kushton është 10 Euro -pagesa bëhet në arken e Kolegjit AAB, ndërsa për studentët e Kolegjit AAB trajnimi është pa pagesë (falas).

Ky trajnim që do të ofrohet nga e Profesoresha Dr Joanne Brooke – ligjëruese nga Britania e Madhe, është akredituar nga Bordi për Edukim të  Vazhdueshëm Mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë, me gjithsej nëntë (9) pikë kredituese për pjesmarrësit aktiv dhe gjashtë (6) pikë kredituese për pjesmarrësit pasiv . 

Ju lutemi, pasi që numri i pjesmarrësve është i kufizuar, mos vononi për të siguruar pjesmarrjen duke dërguar një postel aplikues (me detajet tuaja personale dhe të kontaktit) në këtë adresë elektronike: [email protected]; apo edhe duke telefonuar në numrin:

+383(0)45 229 303.

 

Ju mirëpresim.

 

INSTITUTI AAB
APLIKO