Kolegji AAB mori pjesë në Konferencën e XII-të Shkencore të Infermierisë në Bled të Sllovenisë

 

Në Konferencën e XII-të Shkencore të organizuar nga Fakulteti i Shkencave Shëndetësore “Angela Boškin” e cila u mbajt në Bled të Sllovenisë mori pjesë edhe Kolegji AAB, i përfaqësuar nga dekani i Fakultetit të Infermierisë, prof.dr. Idriz Sopjani.

Kjo konferencë fokus kryesor pati përgatitjen për kampanjën e infermierisë e cila do të mbahet në vitin 2020 e cila organizohet nga OBSh. Dekani Sopjani në mes tjerash tha se ishte kënaqësi që në mesin e shumë personaliteteve të rëndësishme të Infermierisë mori pjesë edhe Kolegji AAB.

“Fakulteti i Infermierisë i Kolegjit AAB që nga viti 2016 është në partneritet të ngushtë me Fakultetin e Shkencave Shëndetësore “Angela Boškin” dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi kemi marrë mbështetje të vazhdueshme në fusha të ndryshme, si në zhvillimin dhe avancimin e personelit, në anëtarësimin dhe rrjetëzimin e Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB në mekanizmat ndërkombëtarë. Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë dhe do të intensifikohet edhe në fusha të tjera me projekte të përbashkëta shkencore”, u shpreh Sopjani.

Në këtë konferencë në të cilën morën pjesë përfaqësues nga Sllovenia, Irlanda, Italia, Anglia, Estonia, Moldavia, Rumania dhe Bosnja e Hercegovina, dekani Sopjani pati rastin të takojë edhe prof. dr. Brigita Skela Savič, e cila është anëtare e bordit të ICN (International Council of Nurses), ku biseduan për format e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Kolegjit AAB dhe ICN.

 

 

 

INSTITUTI AAB
APLIKO