Kolegjit AAB ju shtuan edhe katër doktorë shkencash

Dr.Sc. Venera Llunji, Dr.Sc. Gazmend N. Abrashi, Dr.Sc. Ilir Bytyqi dhe Dr.Sc.Artan Fejzullahu ju shtuan së fundmi listës së gjatë të Doktorëve të shkencës në Kolegjin AAB.
Avancimi i stafit akademik është pjesë e prioriteteve të Kolegjit AAB të përcaktuara me strategjinë zhvillimore të AAB për periudhën e ardhshme pesë vjeçare. Shumica e profesorëve dhe asistentëve kanë tituj akademik dhe gradë shkencore, duke bërë kështu Kolegjin AAB si institucionin arsimor me stafin më të kualifikuar për studime. Të sapo doktoruarit janë pjesë e stafit akademik në Kolegjin AAB tash e një kohë të gjatë.

Dr.Sc. Venera Llunji mbrojti doktoraturën e dytë të saj duke marrë titullin Doktor i Shkencave Filologjike në lëminë e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në South East European University. Disertacionin e saj ajo e mbrojti me temën “Aspekti morfologjik, sintaksor dhe semantik i mbiemrave: Krahasim i përkthimit nga gjuha angleze në gjuhën shqipe”.
Dr.Sc. Gazmend N. Abrashi dikur student i Bachelor dhe Master në Kolegjin AAB, tani mori titullin Doktor Shkence në programin e Shkencave të Komunikimit Masiv-Gazetari në Fakultetin e Filologjisë të Univesitetit të Prishtinës me temën: “Përvojat e komunikimit organizativ në organizatat biznesore vendore dhe ato ndërkombëtare”.

Dr.Sc.Artan Fejzullahu poashtu më parë student i Kolegjit AAB, u bë Doktor i Shkencave Kushtetuese-Administrative në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Disertacionin e tij ai e mbrojti në temën: “Sfidat dhe problemet e organizimit dhe funksionimit të Administratës Shtetërore në Republikën e Kosovës”. 
Dhe Dr.Sc. Ilir Bytyqi, mori titullin Doktor i Shkencave Ekonomike-drejtimi i Menaxhimit në Universitetin Europian të Tiranës në temën “Roli i Menaxhimit në Ndërrmarrjet Publike, rast studimi: Telekomi i Kosovës VALA sh.a”.

Stafi ynë, i përbërë tashmë nga shumë doktorë shkencash është i fokusuar tutje në procese të tilla avancuese brenda dhe jashtë vendit, duke rikonfirmuar pozicionin e tij si i pari nga të gjitha institucionet jopublike në vend. Në proces të përfundimit të studimeve të doktoratës janë edhe dhjetëra ish-studentë të Kolegjit AAB.

 

INSTITUTI AAB
APLIKO