Lirigëzon Selimi: Studion dhe punon në Kolegjin AAB

Kolegji AAB, institucioni më i madh jo-publik i arsimit të lartë në vend e rajon, me programet që ofron tash e shumë vite mban rekordin e institucionit arsimore të parë në vend për punësimin e studentëve të sapo diplomuar.

Lirigëzon Selimi, student i Fakultetit të Arteve në degën e Dizajnit Grafik në Kolegjin AAB thotë se ndihet i përmbushur akademikisht që studimet universitare është duke i përfunduar në Kolegjin AAB, dhe që në të njejtën kohë i është dhënë mundësia që të kontribuojë si pjesë e stafit profesional.

“Studimet në Kolegjin AAB janë sukses i vërtetë dhe e ardhme profesionale për mua. Tani përveq që jam student, AAB më ka mundësuar edhe të punoj si dizajner grafik dhe kjo për mua është sukses i arritur, sepse ma mundëson që të punoj dhe studioj paralelisht”, u shpreh ai.

Lirigëzoni beson se do ta ketë përkrahjen e Kolegjit AAB edhe më tutje dhe se kjo është vetëm pikënisja e sukseseve të tjera.

 

INSTITUTI AAB
APLIKO