Aktuale

​ Kultivimi i kanabisit, 11 të arrestuar në Shqipëri

Pas një pune disa mujore të Policisë, është arritur arrestimi në flagrancë i 11 shtetasve shqiptar, të cilët po merreshin me kultivimin e bimëve narkotike.

Sipas Policisë, personat e arrestuar janë kapur duke kultivuar bimë narkotike, në parcela të ndryshme.

Nga aksioni i Policisë janë asgjësuar me djegie, më shumë se 14 mijë rrënjë kanabisi, ndërsa bimët e kultivuara ishin në një zonë të pyllëzuar në fshatin Dobrenjë, Skrapar.